Pas raportimit të TV21, 58-vjeçari nga Kërçova transferohet në qendrën e rehabilitimit në Shkup

TË FUNDIT

Rasti i 58-vjeçarit Qiro Janeski nga Kërçova, i cili mbeti i vetëm pas vdekjes së babait dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej për veten për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ka marrë zgjidhje.

Pas raportimit të TV21 dhe angazhimit të Qendrës për Punë Sociale në Kërçovë, Qiro është transferuar sot në Qendrën e Rehabilitimit për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup, ku do të mund të marrë kujdesin e nevojshëm.

Babai i Qiros i cili kujdesej për të ka ndërruar jetë, e para një viti i ndërroi i jetë edhe vëllai duke mbetur krejtësisht i vetëm gjë që fqinjët e ndërtesës kanë lajmëruar institucionet kompetente, sepse Qiro është i paaftë për të jetuar vetëm

Ndonëse transferimi ishte planifikuar për të mërkurën, Qendra për Punë Sociale ka përshpejtuar procedurat, duke bërë të mundur që Qiro të vendoset në qendrën përkatëse më herët.