Me nevoja të posaçme, i vetëm dhe pa përkujdesje! Qendra Sociale në kërkim të një vendstrehimi për Qiro Janeskin nga Kërçova

TË FUNDIT

Ky është Qiro Janeski, 58 vjeç, nga Kërçova.

Prej një jave jeton i vetëm në banesën e prindërve të tij, pasi babai që kujdesej për të ndërroi jetë, e para një viti ka ndërruar jetë edhe vëllai i Qiros.

Kështu 58 vjeçari me nevoja të posaçme ka mbetur plotësisht vetëm dhe pa përkujdesje. Pas vdekjes së të atit, fqinjët e ndërtesës kanë lajmëruar institucionet kompetente, sepse Qiro është i paaftë për të jetuar vetëm.

Qiro jeton në kushte të mjerueshme, mes papastërtisë dhe kundërmimit. Ai ka një dëshirë që të dërgohet në ndonjë qendër përkujdesje, sepse ka frikë të jetojë vetëm.

Qendra Sociale në Kërçovë kanë dalë në teren dhe kanë ndërmarra hapa për gjetjen e një vendstrehimi me përkujdesje.

Personat si Qiro janë të shumtë në vendin tonë, ndërkaq kapacitet shtetërore për përkujdesjen dhe strehimin e këtyre personave janë të stërmbushura.