VLEN uron Koalicionin Shqiptar për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke vlerësuar se bashkimi i shqiptarëve rreth interesave të përbashkëta sjell më shumë sukses.
Nga VLEN përshëndesin edhe fitoren e Listës Studentore dhe shpresojnë që qeveria e re në Beograd të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe t’i japë fund diskriminimit, përfshirë pasivizimin e adresave.
VLEN pret gjithashtu që ndryshimet politike të hapin një kapitull të ri bashkëpunimi në rajon dhe të mundësojnë dialog mes Serbisë dhe Kosovës, që do të përfundonte me njohje reciproke.
