Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas nëntë javë trajnime intensive iu bashkuan sot edhe 155 ushtarë të rinj. Ceremonia e çertifikimit të tyre u bë në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj.
Ministri i FSK-së Haki Demolli, u tha ushtarëve të rinj se ata po certifikohen në një moment të rëndësishëm të ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse të shtetit të Kosovës. Demolli, foli edhe për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur duke thënë se: një transformim i tillë sjell mision dhe perspektivë të re për të gjithë, e veçanërisht ka mundësi të mëdha për zhvillimin e karrierës së ushtarëve.
Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama,kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së që në mënyrë të vazhdueshme të punojnë drejt zhvillimit profesional dhe përgatitjes, sipas tij kjo e lehtëson transformimin e FSK-së në FAK.
