Dy persona të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin si kryes të mundshëm të vrasjes se të riut Zija Nuka, që kishte ndodhur tri javë më parë në Gjakovë, në lagjen “Ali Ibra”.
Në një komunikatë të policisë rajonale në Gjakovë thuhet se të arrestuarit janë Y.K. (25 vjeçar) dhe L.N. (19 vjeçar) dë të dy nga Gjakova të komunitetit ashkali, ndërsa një person i tretë është në kërkim.
“Duke u bazuar në prova materiale prokurori publik i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh dhe Policia ka ngritur kallëzim penal kundër tyre për vrasje të rëndë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
