Manchester Utd ofron 180 milionë euro për Neymar ?

0

Pas dështimit për blerjen e Pedros, i cili zgjodhi rivalët e Chelsea-t, në fundjavë u fol për një interesim të Manchester United për asin brazilian të Barcelonës, Neymar Jr.

Gjithçka u përmend në kuadrin e thashethemeve dhe asnjë media nuk doli me një shifër konkrete. Këtë të hënë, mediat braziliane mbërrijnë me një të tillë. “Globo Esporte” shkruan se “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë rekord prej 180 milionë eurosh për yllin brazilian të katalanasve.

Lajmi është pak i besueshëm, megjithatë mbetet për t’u përmendur se “Globo Esporte” ishte e para që raportoi fillimisht kontaktet dhe më pas kalimin e Roberti Firmino-s tek Liverpuli.

Nuk dihet sesa mund të jetë paga faraonike që Manchester United i ka propozuar vetë lojtarit, por ajo që dihet është se nëse do të realizohej, blerja do të ishte më e shtrenjta e të gjitha kohërave dhe do të zbriste nga froni atë të Gareth Bale, që u ble për 100 milionë euro nga Reali i Madridit.

Gjithçka mbetet në kuadrin e zërave, por…ku ka zë, s’është pa gjë!

“Bukuroshja e Fjetur”

0

Një adoleshente që vuan nga një sindromë i rrallë e ka quajtur jetën e sajë të vërtetë “Bukuroshja e fjetur”. Georgia Green vuan nga sindromi “Kleine-Levin”, një çrregullim i rrallë neurologjik i gjumit, që do të thotë ajo fle pa u zgjuar për deri në 10 ditë në një kohë.

Ky sindromë, që nuk ka as trajtime dhe as kurë bën që Green të qëndrojë në krevatin e saj për një javë rresht. “Jam 10 ditë pas në kohë. Është errësirë në kokën time, për 10 ditë nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur përreth meje”, shprehet Georgia Green për “Daily Mail” në Australi.

Tre vjet më parë ajo u diagnostikua me këtë sindromë, ku një në një milion persona vuajnë nga çrregullimi i gjumit. Këta persona humbasin “episode” të jetës pasi flenë gjumë 12 deri në 18 orë në ditë.
“Mungoj një javë në shkollë. Për një javë nuk takoj shoqet e mia, nuk jam në ditëlindjet e tyre. Për 10 ditë shkëputem nga çdo gjë”, shprehet Green.
Aktualisht ajo punon si asistente në një dyqan, si dhe studion në Universitetin Flinders. Green shprehet se duke llogaritur 10 ditët që ka qenë në gjumë për gati tre vite, ka “humbur” një vit jetë.

Angelina Jolie ka një sozi (Foto)

0

Ajo quhet Chelsea Marr dhe është bërë shumë e famshme në internet.

Chelsea ka hedhur shumë fotografi në rrjetet sociale dhe ngjashmëria mes dy femrave është e jashtëzakonshme.
Pa dyshim ajo mund të cilësohet se “kloni” i aktores së famshme Angelina Jolie.

Chelsea Marr 2

Angelina Jolie

Chelsea Marr 3

Vjedhja e serverave, vetëvriten dy klientë të “AM”

0

Policia kanadeze ka raportuar se dy klientë të “Ashley Madison” kanë vrarë vetën pasi hakerat publikuar të dhënat e tyre.
Kompania Ashley Madison, një prej faqeve më të mëdha për njohje dhe takime për të rritur, ka ofruar 500 mijë dollarë shpërblim për informacione që do të çonin në arrestimin e hakerave.

“Mëngjesin e sotëm kemi pasur dy raportime vetëvrasjesh që lidhen me vjedhjen e të dhënave të klientëve nga “Ashley Madison”, tha një zyrtar i policisë.

Kompania ka bërë të ditur se janë vjedhur të dhënat e mbi 33 milionë llogarive. Prej ditësh, grupi i hakerave, i njohur si “Impact Team” ka nisur publikimin e këtyre të dhënave, mes të cilave besohet se ndodhen emra të njohur në fushën e sportit, artit, muzikës e madje edhe politikanë në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vende të tjera të Europës.

“Impact Team”, në publikimin e “dosjes” së tretë me emra “tradhtarësh”, thotë se nuk synon të shantazhojë askënd dhe qëllimi është zhveshja e hipokrizisë së shumë personazheve të famshëm. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, forumi teknologjik “The Verge” thotë se këto të dhëna po përdoren për të shantazhuar personat që kanë pasur një llogari në serverat e “Ashley Madison”.

E Hëna e Zezë, Kina trondit bursat botërore

0

Tregjet në gjithë botën u përfshinë nga paniku këtë të Hënë, teksa lajmet negative që vijnë nga Kina kanë rritur pasigurinë për ekonominë botërore. Në bursën e Shangait aksionet shënuan rënien më të madhe nga viti 2007, duke humbur brenda ditës 8.5 për qind të vlerës.

Sapo bursa u mbyll, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste nxitoi ta pagëzonte ditën si “E Hëna e Zezë”. Por nervozizmi i tregjeve kineze u përhap me shpejtësi në gjithë botën. Në Japoni, indeksi i Nikkeit ra me 4.6 për qind, ndërsa në Evropë dhe SHBA, bursat ranë me 4 deri në 5 për qind. Paniku nuk është ndalur vetëm në tregjet e aksioneve dhe letrave të tjera me vlerë, por ka përfshirë edhe tregjet valutore dhe ato të lëndëve të para.

Monedhat e ekonomive në zhvillim, nga Afrika e Jugut në Malajzi u zhvlerësuan me shpejtësi, ndërsa çmimi i naftës ra edhe me 4 për qind të tjera duke zbritur në 43 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2009.

Formacionet zyrtare: Arsenal – Liverpool

0

Arsenali dhe Liverpoolin takohen sonte në xhiron e tretë në Preimer Ligë,të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet me disa ndryshime.
Arsenal: Cech; Bellerín, Chambers, Gabriel, Monreal; Coquelin, Ramsey; Ozil, Sánchez, Cazorla, Giroud

Liverpool: Mignolet, Clyne, Skrtel, Lovren, Gomez, Milner, Can, Lucas, Firmino, Coutinho, Benteke

Ulën tensionet në mes dy Koreve

0

Tre ditë më parë Koreja e Veriut vendosi në gjendje gatishmërie trupat ushtarake në kufirin me Korenë e Jugut, pas shkëmbimit të zjarrit të raportuar së fundmi në kufirin jeshil mes dy vendeve.

Ndërsa sot, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë arritur në një marrëveshje për të ulur tensionet me njëra-tjetrën. Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut “Yonhap” ka bërë të ditur lajmin.

Gjatë ditës së shtunë ka nisur takimi midis liderëve të dy Koreve, i cili u zhvillua në sekret të plotë. Ndërsa ushtria ishte në gatishmëri maksimale nga të dyja anët. Asnjë media nuk u lejua të hyjë në zonën e demilitarizuar në kufi të vendeve për të marrë vesh të rejat më të fundit.

Tensioni në Gadishullin Korean është rritur shumë pas plagosjes së rëndë të dy ushtarëve koreanojugorë, nga disa mina të vendosura në atë që njihet si zona e gjelbërt. Koreja e Jugut ka akuzuar Korenë e Veriut për këtë sulm, dhe kjo e fundit nuk e ka pranuar një akuzë të tillë. Kjo solli edhe nisjen e transmetimeve prej tre orësh nëpërmjet blloqeve të altoparlantëve në kufi të cilat transmetojnë gjatë ditës buletine lajmesh, parashikimin e motit dhe muzikë vendase.

Thaçi: "Serbia ta pranojë përgjegjësinë"

0

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nismat e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pajtim në territorin e ish-Jugosllavisë, janë të mirëseardhura, por për të pasur sukses, ato duhet të bazohen në pranimin e plotë, e jo selektiv, të së vërtetës së çka ka ndodhur në ish-Jugosllavi, për luftërat në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë, e deri në luftën në Kosovë në vitin 1999.

“Ne duhet të mendojmë për ardhmëri, kuptohet për pajtim, por thjesht nuk mundemi e as që kemi të drejtë ta harrojmë të kaluarën. Kjo është porosia ime për Sarajevën dhe për të tjerët”, tha Hashim Thaçi në intervistën për të përditshmen sarajevase, Dnevni Avaz.

Zoti Thaçi e ka akuzuar Serbinë se i ka filluar luftërat e përmendura dhe se tash po përpiqet të jetë “paqebërësi më i madh në rajon”.

“Nuk guxon të harrohet kjo e vërtetë, se ata kanë bërë gjenocid në Kroaci, në Srebrenicë, e pastaj në Kosovë. Askush nuk mund ta rishkruaj historinë… Serbët i kanë filluar luftërat në ish-republikat jugosllave dhe në Kosovë, ndërsa Serbia direkt, si shtet, e jo vetëm në nivelin e individëve, i ka kryer të gjitha këto gjenocide në Srebrenicë, në Kroaci dhe në Kosovë”, tha Hashim Thaçi.

Haradinaj 'selame' nga Rugova

0

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkpunëtorë, sot ka qëndruar në Kuqishtë të Rugovës dhe është takuar me banorë të fshatrave kufitarë.

Mesazhi kryesor i takimeve të zhvilluara atje, është se banorët e kësaj ane nuk e pranojnë demarkacion me Malin e zi. Ata në takim me zotin Haradinaj kanë thënë se duan raporte te mira shtetërore me Malin e Zi, por nuk e pranojnë shënjimin e kufirit siç është bërë aktualisht.

Në këto takime edhe një herë i është bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës që të mos nguten me nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin, sepse kjo marrëveshje është në dëm të shtetit të Kosovës.

Haradinaj më parë u kishte shkruar letër Presidentes Jahjaga, Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit të jashtëm Thaçi, për të pezulluar demarkacionin, por ata nuk kanë dënjuar as të kthejnë përgjigje!

Displaying 11902892_10153030201186437_2100435946_o.jpg

Displaying 11944652_10153030200466437_992284979_n.jpg

Sqarimet e Zyrës së Prokurimit lidhur me rastin "BMW X5, i blinduar"

0

Zyra e Prokurimit Publik në kuadër të ZKM-së, permes nje kumtese per opinion ka thene “se me respekt sqaron opinionin publik lidhur me artikullin e publikuar në mediat e shkruara dhe elektronike, i cili i referohet servisimit të një veture (BMW X5, i blinduar) të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në servisin e vetëm të autorizuar të BMW-së në Kosovë, Makcar, i cili menaxhohet nga z. Besnik Mustafa.

Sigurojmë opinionin dhe të gjithë taksapaguesit në Republikën e Kosovës se kjo procedurë është kryer në përputhje të plotë në dispozitat dhe kriteret e përcaktuara me Ligjin e Prokurimit Publik, duke i kushtuar kujdes maksimal shpenzimit sa më racional të parasë publike dhe se në përzgjedhjen e fituesit nuk kishte asnjë motiv tjetër.

Mbështetur në këto kritere, në konkurrencë edhe me dy operatorë të tjerë ekonomik konkurrues, në kushte të barabarta, ka rezultuar se operatori i përgjegjshëm, me çmimin më të lirë për shërbimin e kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të jetë kompania Makcar.

Për dijeni të opinionit, dy operatorët e tjerë ekonomik konkurrues kishin ofertuar me çmimet 3,480 Euro, përkatësisht 3,207 Euro, ndërsa operatori Makcar kishte ofertuar me çmimin 2,946 Euro dhe si rezultat ishte shpallur fitues.

Për këto dhe arsye të tjera të cilat mund të vërtetohen nga kushdo dhe në çdo kohë, japim garanci për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se përzgjedhja e operatorit fitues në rastin konkret është bërë në përputhje të plotë me ligjin dhe në interes të shpenzimit sa më racional të parasë publike dhe nuk ka të bëjë asgjë me faktin se z. Besnik Mustafa, si pronar-menaxher i këtij operatori është djali i kryeministrit Isa Mustafa” thuhet ne kumtesen e Zyres se Prokurimit Publik në kuadër të ZKM-së .