Mel Gibson përsëri në telashe

0

Ai është mjaft i njohur për bisedat e tij të ashpra, dhe ka një karrierë të gjatë në industrinë e filmit. Të hënën, ylli kontrovers Mel Gibson, 59 vjeç, u detyrua të mohojë raportimet se ka pështyrë një fotografe femër e cila po përpiqej t’i bënte foto me të dashurën e tij 24-vjeçar, Rosalind Ross në Sydney.

Siç raporton Daily Mail, çifti u fotografua teksa po drekonte në Watsons Bay të shtunën, një ditë para se fotografja e Daily Telegraph, Kristi Miller të rrëfente se ylli i “Patriotit” e shtyu dhe e pështyu duke e sharë teksa përpiqej të bënte fotot teksa ata largoheshin nga Australian Israeli Film Festival.

Si ndikojnë komplimentet në trurin tuaj?

0

A e keni ditur se komplimentet, fjalët e bukura dhe lëvdatat stimulojnë trurin?

Ai i përjeton si shpërblim kështu që njerëzit e komplimentuar mundohen edhe më shumë. Rritet edhe vetëbesimi dhe puna bëhet edhe më e mirë.

Lëvdatat janë të mirëseardhura edhe në dashuri, punë edhe në mes miqve, pohojnë shkencëtarët e Institutit shkencor nacional japonez. Ata kanë dëshmuar se si truri fjalët e bukura dhe lëvdatat i sheh si shpërblim shoqëror dhe reagon në mënyrë të ngjashme sikur të kishim marrë dhuratë me të holla, shkruan “Daily Mail”.
Ata kanë vëzhguar grupin prej 47 të anketuarve të cilët kanë kryer detyra në kompjuter dhe kanë zbuluar që ata të cilët kanë marrë komplimente për punën kryer, detyrat e ardhshme i kanë kryer edhe më mirë dhe me motivim më të madh. Ata të cilët nuk kanë marrë komplimente për punë e tyre detyrat i kanë kryer në nivel të njëjtë si më herët.

Kjo vërteton piramidën e nevojave të psikologut të famshëm Abraham Maslow. Sipas saj, vetëbesimi që bazohet në shpërblimet dhe avancimet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë njerëzit. Ai është faktori kyç në jetë, ndërsa arrihet përmes punës, hobit ose çfarëdolloj veprimi tjetër. Punën tonë të mirë e njohim edhe vetë ne, por e njeh në radhë të parë mjedisi i cili me lëvdatat e veta ngrit vetëbesimin tonë, ka thënë Maslow.

Njerëzit të cilët nuk kanë vetëbesim ndihen më të paaftë dhe për këtë arsye nuk kanë as motiv për punë, ndërsa komplimentet janë ilaçi i duhur për vetëbesim të ulët, kanë shpjeguar shkencëtarët japonezë.

Vuçiq: Thaçi e Mustafa s’dinë të shpjegohen për AKS!(Video)

0

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka shpalosur sot në një konferencë me gazetarët në Beograd, detajet e takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçi. Në fakt ai tha se “asnjëri prej delegacionit kosovar nuk dinte t’ia shpjegonte se çfarë nënkuptojnë përgjegjësitë ekzekutive për të cilat Prishtina zyrtare po refuzon ta nënshkruaj marrëveshjen me Beogradin”.
Ta ndjekim këtë deklaratë të shkurtër të kryeministrit serb, dhe se cili ishte reagimi i tij për këtë gjë!/21 Media

Shengeni vazhdon të mbetet pa kufij të brendshëm

0

Bashkimi Evropian nuk do t’i rivendosë kufijtë e brendshëm, porse do të mbetet në fuqi e drejta për udhëtim pa pasaportë brenda Unionit të Shengenit, përkundër presioneve për vendosjen e kontrollit të brendshëm për shkak të sigurisë, kumtoi sot Brukseli zyrtar.

“Për Shengenin nuk negociohet dhe Komisioni nuk planifikon ta ndryshojë”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Christian Ëigand, duke shtuar se rregullat e Shengenit u lejojnë policive nacionale që të kryejnë kontrolle.
Belgjika dhe disa vende të tjera më herët e parashtruan çështjen e shqyrtimit të vendosjes së kontrollit të kufijve shtetërorë, respektivisht të kufijve të brendshëm të BE-së për shkak të sulmit të paradokohshëm ndaj hekurudhës dhe fluksit të shtuar të emigrantëve nga Lindja e Afërme.

Prokurori Disiplinor po heton gjyqtarë dhe prokurorë(Video)

0

Zyra e Prokurorit Disiplinor po i heton 12 gjyqtarë dhe 9 prokurorë si të dyshuar për konflikt interesi, vendosje të njëanshme të rasteve dhe shkelje të kodit të etikës.
Zyra e Prokurorit Disiplinor brenda këtij viti ka kërkuar shkarkimin e dy gjyqtarëve dhe suspendimin e 5 prokurorëve. Shoqëria civile e sheh shqetësuese për sistemin e drejtësisë përfshirjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve në vepra të tilla./ 21 Media

180.000 euro për infrastrukturën e Rahovecit

0

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kanë nënshkruar sot një Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore që kanë të bëjnë me komunën e Rahovecit.

Vlera e përgjithshme e memorandumit për bashkëfinancim, arrin shifrën 180.000 euro.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është financimi i tri projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Rahovecit dhe në fshatra.
Me nënshkrimin e tij forcohet edhe me tutje mënyra e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në sferën e infrastrukturës, thuhet në komuikatën e komunës

​Kosova emeton Obligacione 5-vjeçare!

0

Duke qenë e përkushtuar në zhvillimin e tregut financiar dhe krijimin e mundësive të reja për investim, Ministria e Financave ka shpallur ankandin e radhës të letrave me vlerë, në formë të Obligacioneve 5 vjeçare, i cili do të mbahet me 28 gusht 2015, njoftoi sot Ministria e Financave, duke cekur se ankandi për oferta mbyllet në ora 11:00.

“Kohëzgjatjet në të cilat deri më tani është bërë emetimi kanë qenë 3 muaj, 6 muaj, 12 muaj, 2 dhe 3 vjeçare. Prandaj, ky ankand shënon edhe emetimin e parë të Obligacioneve me kohëzgjatje 5 vjeçare në historinë e tregut të letrave me vlerë në Republikën e Kosovës. Shtimi i kohëzgjatjeve të reja dëshmon për një rritje të shëndoshë të tregut të letrave me vlerë.

Shuma e letrave me vlerë për shitje në këtë ankand do të jetë 15 milionë euro, dhe mundësi për blerje do të kenë të gjithë të interesuarit, përfshirë personat privat dhe juridik. Ndërsa, qasja në ankandin e emetimit mund të bëhet përmes bankave komerciale në vend.

Blerësit e këtij Obligacioni do të kenë mundësinë që gjatë 5 viteve të ardhshme të përfitojnë kamatë të leverdishme, e cila paguhet në baza 6 mujore dhe është e liruar nga tatimi. Kurse, kthimi i shumës së investuar bëhet në fund të periudhës 5 vjeçare.

Shuma nominale e Letrave me Vlerë të emetuara deri më tani është 320.65 milionë euro, ndërsa përbërja e Letrave me Vlerë sipas instrumenteve është si vijon:

Bono Thesari me maturitet: 3 muaj – 10 mil. euro; 6 muaj – 38.6 mil. euro; 12 muaj – 170.1 mil. euro.
Obligacione Qeveritare me maturitet: 2 vite – 86.95 mil. euro; 3 vite – 15 mil. Euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kadriu: Kosova humbë territor me vijat aktuale kufitare(Video)

0

Sipas burimeve nga qeveria e Malit të Zi demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën është përcaktuar nga Komisioni shtetëror për demarkacion dhe do të zyrtarizohet me 27 të këtij muaji në Vjenë. Forumi për bashkëpunim ndërkufitar konsideron se Kosova do të humbë shumë me vendimin e qeverisë së Kosovës për demarkacion. Ky forum kërkon që të shqyrtohen faktet e banorëve që jetojnë në Kullë dhe Rugovë. Rreth kësaj teme biseduam me kryetarin e Forumit për bashkëpunim ndërkifitar, Sabri Kadriu./21 Media

Rama, s'ka ndryshime në qeveri

0

Kryeministri Rama u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për politikën, ekonominë dhe problemet sociale
Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. “Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin. Marrëdhëniet me Metën janë më të mira se asnjëherë tjetër”, iu përgjigj Rama një pyetjeje të ardhur gjatë bashkëbisedimit me njerëzit në “Facebook” dhe “Twitter”.
Interesimit të një komentuesi mbi ndryshimin e ligjit që i lejon edhe shtetasit e huaj të jenë gjykatës, kreu i qeverisë iu përgjigj: “Reforma në Drejtësi do japë një përgjigje të plotë për të gjitha pikëpyetjet që koha ka ngritur mbi kufomën e drejtësisë”.

Kurse lidhur me gjendjen e spitaleve, ai u shpreh se “përmërsimet në spitale janë të mëdha, por sigurisht për të pasur spitalet që duam, na duhet ende shumë punë, më shumë para dhe kohë”.

Mes temave të prekura nga bashkëbiseduesit virtualë ishte edhe lufta kundër informalitetit. “Kjo është një betejë e jashtëzakonshme në mbrojtje të konsumatorit dhe biznesit të ndershëm që paguan taksa”, u shpreh Rama.
Lidhur me çmimin e naftës, sipas kryeqeveritarit, në vendin tonë ajo nuk është më e shtrenjtë se në shtetet e tjera, por “te ne ka brenda edhe taksën e qarkullimit”.

Sa i takon çështjes së shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani, Rama ripërsëriti: “Në Gjermani nuk merr dot azil politik asnjë shqiptar, ndërsa azil ekonomik nuk ka! Prandaj kush e merr atë rrugë vetëm humbet. Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s’janë të ikur nga Shqipëria, por nga Greqia!”.

Shishja që lundroi në det 98 vjet

0

Në kohën e mesazheve, gjetja e një shisheje në det për të transportuar një pusullë në kush e di se çfarë destinacioni, duket poetike. Dhe konsiderohet antike, nëse zbulohej se ajo pusullë i është dorëzuar valëve të detit më shumë se një shekull më parë mes vitit 1904 dhe 1906. Ajo që ka ripeshkuar shishen me sekretin e saj në brendësi, ka qenë ish-postierja Marianne Winkler, në ujërat e ftohta të ishullit gjerman Amurum.

Pasi e ka marrë, kishte arritur të lexonte fillimisht: “Thyejeni shishen”. Por gruaja nuk mund të mendonte se kishte në duar frytin e një eksperimenti të largët shkencor që mund të përfundojë në librat “Guiness”.

Është një mesazh që ka fituar kohën dhe ka kaluar stuhitë e fillim viteve 1900 dhe i është besuar një shisheje që është gjetur në ditët e sotme nga pensionistja gjermane. Në letër, e shkruar në anglisht, holandisht dhe gjermanisht, kërkohej të njoftohej vendi dhe data e gjetjes së objektit dhe t’i dërgohej gjithçka “Marine Biological Association” të Plejmauthit, në Angli për të marrë si shpërblim një monedhë.

Dhe zonja kështu bëri, me shumë dashamirësi zbuloi që shishja e saj kishte edhe 1019 “motra” të tjera të hedhura në Detin e Veriut mes vitit 1904 dhe 1906 gjatë një studimi shkencor mbi rrymat detare. Shumë nga ato mesazhe kanë pasur një fat më pak aventuresk: kanë përfunduar në rrjetat e peshkatarëve ose në plazhe në harkun e pak kohëve. Vetëm një ka mbijetuarrreth një shekull për të zbarkuar më pas në Gjermani.

Dhe Marianne Winkler nuk kënaqet nga monedha e premtuar: i ka kërkuar drejtuesve të çmimeve Guinness, njohjen për gjetjen e mesazhit më të vjetër mes atyre të hedhura në det, për të thyer rekordin në fuqi të një shisheje që ka lundruar për 98 vjet.