Thatësira godet prodhimin e kafesë

0

Kultivuesit e kafesë kanë dhënë alarmin: Ngrohja globale, përveç dëmeve të njohura, po dëmton rëndë edhe bimët e kafesë, për shkak të temperaturave gjithnjë e në rritje dhe pakësimit të reshjeve.
Sipas ekspertëve, kjo gjë rrezikon që brenda vitit 2050 të përgjysmojë terrenet e dedikuara kulturës së kafesë së kualitetit arabik, që përfaqëson 70% të kafesë së prodhuar sot në botë.

Televizioni britanik BBC i ka kushtuar vëmendje të madhe shqetësimit planetar. Sipas tij, sot në botë pihen rreth 2 miliardë filxhanë kafeje në ditë, një ritëm që shumë shpejt nuk do të përballohet dot, si pasojë e pakësimit të burimeve.
BBC bazohet në të dhënat e marra në Amerikën Qendrore, ku në 2013-n një epidemi parazitësh e uli prodhimin me 20%, gjë që edhe kjo lidhet me ngrohjen globale, pasi thatësira po pushton gjithnjë e më shumë territore, çka ndihmon në shtimin e parazitëve që sulmojnë bimët e kafesë.

Gjatë 50 viteve të fundit, edhe Tanzania gjithashtu ka prodhuar gjithnjë e më pak kafe për hektar. Nga 500 kg, që ishte më parë vëllimi, tani prodhon vetëm 300.
Nga Meksika, Uganda e deri në Vietnam, vendet në të cilat kafeja është kultivuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve që lamë pas, bëjnë me dije se gjatë viteve të fundit bimët bëjnë më pak lule për shkak të rritjes së temperaturave dhe se, edhe ato që lulëzojnë bien para se të shndërrohen në kokrrën e kafesë, për shkak të një klime më të thatë.

Lojërat e dhunshme të bëjnë agresiv!

0

Debati për lojërat e dhunshme vazhdon nga viti 1992. Pyetja që shtrohet është kjo: A e rrisin ato agresivitetin apo jo? Së fundmi shkencëtarët amerikanë i kanë vlerësuar edhe njëherë studimet e ndryshme për këtë temë dhe kanë ardhur në konkluzionin se ekziston megjithatë një marrëdhënie shkak-pasojë midis lojërave brutale dhe sjelljes agresive.

Për analizimin e këtij debati, shkencëtarët kanë analizuar studime të dhjetë vjetëve të fundit mbi e temën e dhunës dhe lojërave. Raporti i shkencëtarëve vërenë se fakti që lojëra të caktuara e nxisin agresivitetin nuk do të thotë që përmes kësaj bëhesh kriminel. Për këtë deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme, kanë pohuar shkencëtarët. Vetëm lojërat nuk mjaftojnë për ta bërë një njeri më agresiv. Për këtë duhet të ketë edhe faktorë të tjerë, medojnë psikologët.

Megjithëse ka studime që pohojnë se lojërat e dhunshme nuk prodhojnë dhunë, Shoqata e Psikologëve Amerikanë kërkon nga prindërit që të kujdesen më shumë për atë nëse fëmijët e tyre luajnë lojëra të dhunshme. Edhe psikologu i mediave nga shkolla e lartë ZHAW në Zvicër – Daniel Süss – problemin e sheh kështu: Sidomos fëmijët dhe të rinjtë deri 13 vjeç i ekspozohen rrezikut të mundshëm nga lojërat e dhunshme. Me kësi lojëra njerëzit mund të merren lirshëm vetëm me moshën, kur fillojnë të reflektojnë dhe t’i kontrollojnë impulset. Specialisti e përkrah propozimin e ekspertëve amerikanë për kontroll të fëmijëve, por ndalimin e tyre e sheh të tepruar.

Në Greqi vazhdojnë përpjekjet për të formuar qeverinë

0

Pas dorëheqjes së qeverisë së udhëhequr nga Alexis Tsipras në Greqi, Presidenti Prokopis Pavlopulos detyrën për formimin e qeverisë ia dha Panayotis Lafazanis liderit të Partisë “Laiki Enotita” (Bashkimi Popullor) e cila u formua pasi u nda nga SYRIZA.

Pavlopulos në një deklaratë gjatë pritjes së Lafazanis në Presidencë tha se sipas kushtetutës së Greqisë detyrën e tretë e cila do të zgjasë deri më 27 gusht duhet ta marrë “Laiki Enotita” e cila ndodhet në vendin e tretë për sa i përket pozicionit në numrin e deputetëve në Parlament.

Ndërsa Lafazanis kritikoi SYRIZA-n për vendimin e vajtjes në zgjedhje të parakohshme dhe ka theksuar se do ta vlerësojë deri në fund detyrën për formimin e qeverisë.

Presidenti Pavlopulos, pas dorëheqjes së qeverisë së udhëhequr nga lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras ditën e enjte në Greqi detyrën për formimin e qeverisë ia dorëzoi fillimisht Evangelos Meimarakis liderit të Partisë kryesore opozitare Partisë Demokracia e Re (ND). Meimarakis i cili për tre ditë me rrallë zhvilloi takimet për formimin e qeverisë me liderët e partive që kanë grupet në Parlament, pasi nuk mundi të formojë qeverinë sot ai dorëzoi mandatin e tij ndaj Pavlopulos.

Nëse edhe Lafazanis brenda tre ditësh nuk formon qeveri, atëherë presidenti Pavlopulos shpërbën Parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme.

Sipas kushtetutës së Greqisë, në rast se qeveria jep dorëheqje brenda 12 muajve pas zgjedhjeve të fundit ajo parashikon që Presidenti ti japë detyrën për formimin e qeverisë liderëve të partive të tjera politike sipas radhitjes së votave të marra në zgjedhjet e fundit. Ndaj liderëve njihet një afat prej tre ditorë për të plotësuar negociatat për formimin e qeverisë.

'Pedro sikur Maradona'

0

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho e ka krahasuar Pedro Rodriguez me Diego Maradonën, pasi që sulmuesi spanjoll luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e parë të Bluve në Ligën Premier këtë sezon. Pedro ka shkëlqyer në debutimin e sotëm kundër West Brom duke shënuar një gol dhe duke asistuar tek goli i Diego Costas, ndërsa paraqitja e tij në vazhdim ishte impresive.
Pedro nuk luajti sikur Maradona, mirëpo ashtu disi. Ai është lojtar shumë i mirë. Gjithmonë kur top-lojtarët vijnë në Angli bëhen pyetje se pse ata nuk e tregojnë veten e tyre menjëherë. Ne kemi shembuj të tillë në klubin tonë si dhe e njejta ndodhë në ekipet tjera. Jam i lumtur që ai është këtu me ne dhe me paraqitjen e tij”, tha Mourinho pas ndeshjes

Irak, nga sulmet vetëvrasëse vdesin 8 ushtarë

0

Nga një varg i sulmeve vetëvrasëse me makina-bomba të militantëve të grupit, Shteti Islamik, në provincën Anbar në Irak, janë vrarë tetë ushtarë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë. Zyrtarët kanë thënë se cak i sulmeve të sotme ishin bazat e forcave të sigurisë, ku ndodhen ushtarë, policë dhe pjesëtarë të grupeve aleate./21Media

Tryezë për akademik Shaban Demirajn(Video)

0

Në vazhdën e aktiviteteve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, u mbajt tryezë kushtuar akademik Shaban Demirajt. Me punimet e tij në fushën e morfologjisë, ai u vlerësua figurë e ndritur jo vetëm në studimet e shkencave filologjike, por e dijes në tërësi./ 21 Media

Rikthehen 'kaçikat turshi', qytetarët pësojnë

0

​Ushqimet e prishura që vinë nga mos ruajtja e qytetarëve në vendin tonë, ka bërë që në Klinikën Infektive të ketë shtim të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë, ku më të prekurit kanë qenë fëmijët. Ndërkohë, në Shoqatën “Konsumatori”, thonë se prapë është kthyer problemi i quajtur “kaçikat turshi”.

Fluksin e madh të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë dy muajve të fundit e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Klinikes Infektive, Hamdi Ramdani. Ai tha se numri i të sëmurëve nga helmi i ushqimeve të prishura që kontaminojnë nga mos ruajtja e faktorit njeri, ndodh çdo vit në sezonin e verës kur temperaturat janë të larta.

Problemin më të madh e kemi te tregjet e pambuluara, te tregjet e pa standardizuara dhe ato nën ndikimin e gazrave të pluhurit nga rruga bëhen edhe më të rrezikshme.

“Dy muajt e fundit, muajin korrik dhe tash muajin gusht që ka gravitu një numër i madh i të sëmurëve me simptome ose shenja klinike, helmimit në ushqim ose si i quajmë ne toksikacione alimentare…Helmimet me ushqim që gravitojnë janë sëmundje klasik e sezonale, temperaturat e larta, prishja e ushqimeve që i kontaminojmë nga mos ruajtja me kujdes e mendoj personave, gjerësisht e njerëzve tanë e bëjnë që këto sëmundje të jenë, pra me karakter epidemik kanë qenë edhe epidemi familjare që do të thotë se në një familje ka pas dy tre ose katër të sëmurë…dhe të gjithë këto raste janë ndërlidh me përdorimin e ushqimeve tëprishura ose të kontaminuara”, tha Ramadani.

Pjesa më dominuese e të shtrirëve në klinikën Infektive që kërkuan ndihmë mjekësore janë të moshës fëminore. Ramadani thotë se simptomat me të cilat janë përballë të sëmurit kanë qenë simtoma klasike, me të vjella, e temperaturave, mirëpo pas kurimeve tri-katër ditore pacientët kanë dalë me gjendje shëndetësore të mirë.

“Pjesa më dominonte e këtyre të shtrirëve ka qenë e moshës fëminore ose pediatrike që kanë manifestuar simptome klasike të itoksifinksionit talumitar me të vjella, temperatura dhe barkqitje ose diarre. Të gjithakëto raste të sëmurë që kanë qenë të nevojshëm të trajtohen në klinikë janë shtrirë, janë pranu dhe janë mjeku me terapi adekuata dhe me terapi normalisht ndihmëse. Të gjithë kanë dal pas një kurim ose trajtimi dy ose tri-katër ditor me një gjendje shëndetësore shumë të mirë. Përveç kësaj simptomtomatologjie që janë ndikim të pranishëm, pra intostikacionet alimintare ose në gjuhën shqipe helmimet me ushqim”, tregon Ramadani.

Kurse, në shoqatën ‘Konsumatori”, thonë se pa marrë parasysh kualitetin e ushqimit dhe sigurisë, institucionet relevante asnjëherë deri më tani nuk kanë marr masa për të parandaluar dhe evidentuar një situatë të tillë ku qytetarët po atakohen me këtë problem gjithnjë në stinën e verës.

Selatin Kaqaniku thekson se përsëri është kthyer koha e “kaçikave turshi”.
“Problemin më të madh e kemi te tregjet e pambuluara, te tregjet e pa standardizuara, te disa tregje që nuk dihet kënd e kanë prind, e kanë komunën ose e kanë qeverinë dhe ato nën ndikimin e gazrave të pluhurit nga rruga bëhen edhe më të rrezikshme…Problemet kanë të bëjnë me funksionimin ose mos funksionimin e frigoriferëve….Prapë na u ka kthye problemi si e quajmë përpara ne konsumatorët “kaçikat turshi”, sepse kemi ofertë të mishrave të pulës, të peshkut të mishrave të tjerë të cilët nga bora dhe akulli nuk shihen fare, dhe për neve është dëshmi se ai mish ka shku. Kemi problemin edhe me artikujt ushqimor, të cilët akoma kanë skadencë me datë dhe me deklarim po në të vërtetë për shkak se ato ushqime, a ta artikuj ushqimor mbahen në kushte jo të standardizuara, ato kanë filluar të ecin”, tha Kaqaniku.

Edhe pse me artikujt ushqimor merret Agjencioni i Veterinarisë dhe Ushqimit, Kaqaniku thotë se mbikëqyrja dhe inspektimi i tregut nuk kanë bërë mjaftueshëm për të teknikisht por as financiarisht tregjet.
Kanqaniku bëri thirrje tek institucioneve shtetërore që të kujdesen më shumë për aftësimin teknik kuadro-financiar të mekanizmave qëshërbejnë për inspektimin dhe mbikëqyrjen e tregut.

Delawie përgëzon miratimin e ligjeve për krijimin e Speciales

0

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Greg Delawie. Në takim u bisedua për çështjet dhe sfidat kryesore nëpër të cilat është duke kaluar aktualisht Shteti i Kosovës. Amabasdori Delawie përgëzoj kryetarin Veseli dhe Kuvendin e Kosovës për lidershipin e treguar në procesin shumë të vështirë të ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të ligjeve për krijimin e gjykatës speciale.

Më tutje ambasadori Delawie theksoi mbështetjen e Uashingtonit për procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë që ka për qëllim normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.
Kryetari Veseli duke i uruar ambasadorit Delawie mirësjeardhje dhe punë të mbarë në Kosovë theksoi ndihma amerikane mbetet faktor i pazëvendësueshëm në ecjen përpara të Kosovës në planin e zhvillimit ekonomik, integrimeve euro-atlantike dhe në forcimin e shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ambasadori Delawie duke shprehur kënaqësinë për detyrën e tij të re në Kosovë theksoi se vendi që ai përfaqëson është e do të mbetet miku më i mirë i Kosovës dhe do të ndihmoj Kosovën në të gjitha proceset e saj.

Në takim u bisedua edhe për procesin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ( FAK), funksionimin e Kuvendit të Kosovës, raportet në mes pozitës dhe opozitës, si dhe rolin e pakicave etnike në jetën parlamentare dhe politike të Kosovës.

Po pëlqehet edhe trashësia! (FOTO)

0

Kohëve të fundit në anë të ndryshme të bots nuk flitet më për trashësinë e femrave si një problem, por përkundrazi si një gjë e natyrshme madje edhe e bukur…
Nga ana e tjetër kane filluar që për ato të dobtat të thonë se janë të pagjak pra anemike , të paushqyera e të tjera.
Po botojmë këtu tri fotografi që kanë për qëllim ta bëjmë krahasimin kur dikush ka mbipeshë dhe kur e heq. Por, mos harroni se në klëto fotografi ka pasur punë shumë edhe fotoshopi!/ 21 Media
trashesia1

trashesia2

Sondazhi: Kë duan Amerikanët për president?

0

Kur amerikanët u pyetën në një sondazh se kush mund të jetë një president më i mirë mes Donald Trump dhe regjisorit të “American Sniper”, 72 për qind e të anketuarve zgjodhën Clint Eastwood.

Donald Trump mund të jetë një nga kandidatët kryesor të republikanëve në zgjedhjet presidenciale në USA, por një studim i “Harris Poll” tregon se kjo mund të ndryshojë në qoftë se Clint Eastwood hyn në garë.

Eastwood, një republikan i sinqertë, mbahet mend ndërsa mbajti shkëlqyeshëm një fjalim gjëmues, “ad-libbed”, me një karrige bosh në vitin 2012, gjatë konventës Republikane Kombëtare.

Të famshëm të tjerë gjithashtu u paraqitën shumë mirë kur u propozuan kundër kandidatëve presidencialë. George Clooney ishte i preferuar nga 57 për qind e të anketuarve mbi Jeb Bush, 59 për qind zgjodhën Ben Affleck mbi Ted Cruz, dhe 55 për qind zgjodhën Jimmy Fallon mbi Rand Paul.