Debati për lojërat e dhunshme vazhdon nga viti 1992. Pyetja që shtrohet është kjo: A e rrisin ato agresivitetin apo jo? Së fundmi shkencëtarët amerikanë i kanë vlerësuar edhe njëherë studimet e ndryshme për këtë temë dhe kanë ardhur në konkluzionin se ekziston megjithatë një marrëdhënie shkak-pasojë midis lojërave brutale dhe sjelljes agresive.
Për analizimin e këtij debati, shkencëtarët kanë analizuar studime të dhjetë vjetëve të fundit mbi e temën e dhunës dhe lojërave. Raporti i shkencëtarëve vërenë se fakti që lojëra të caktuara e nxisin agresivitetin nuk do të thotë që përmes kësaj bëhesh kriminel. Për këtë deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme, kanë pohuar shkencëtarët. Vetëm lojërat nuk mjaftojnë për ta bërë një njeri më agresiv. Për këtë duhet të ketë edhe faktorë të tjerë, medojnë psikologët.
Megjithëse ka studime që pohojnë se lojërat e dhunshme nuk prodhojnë dhunë, Shoqata e Psikologëve Amerikanë kërkon nga prindërit që të kujdesen më shumë për atë nëse fëmijët e tyre luajnë lojëra të dhunshme. Edhe psikologu i mediave nga shkolla e lartë ZHAW në Zvicër – Daniel Süss – problemin e sheh kështu: Sidomos fëmijët dhe të rinjtë deri 13 vjeç i ekspozohen rrezikut të mundshëm nga lojërat e dhunshme. Me kësi lojëra njerëzit mund të merren lirshëm vetëm me moshën, kur fillojnë të reflektojnë dhe t’i kontrollojnë impulset. Specialisti e përkrah propozimin e ekspertëve amerikanë për kontroll të fëmijëve, por ndalimin e tyre e sheh të tepruar.
