'Pedro sikur Maradona'

TË FUNDIT

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho e ka krahasuar Pedro Rodriguez me Diego Maradonën, pasi që sulmuesi spanjoll luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e parë të Bluve në Ligën Premier këtë sezon. Pedro ka shkëlqyer në debutimin e sotëm kundër West Brom duke shënuar një gol dhe duke asistuar tek goli i Diego Costas, ndërsa paraqitja e tij në vazhdim ishte impresive.
Pedro nuk luajti sikur Maradona, mirëpo ashtu disi. Ai është lojtar shumë i mirë. Gjithmonë kur top-lojtarët vijnë në Angli bëhen pyetje se pse ata nuk e tregojnë veten e tyre menjëherë. Ne kemi shembuj të tillë në klubin tonë si dhe e njejta ndodhë në ekipet tjera. Jam i lumtur që ai është këtu me ne dhe me paraqitjen e tij”, tha Mourinho pas ndeshjes