Mijëra imigrantë kaluan nëpër Preshevë

0

Kryqi i Kuq në Preshevë ka njoftuar sot se nëpër Qendrën komunale për pranim të imigrantëve, në 24 orët e fundit, kanë kaluar më se 8 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Ahmet Halimi nga kjo organizatë, tha se refugjatët pasi regjistrohen dhe marrin pako me ushqim dhe ujë, ata nuk mbesin në këtë qendër por e vazhdojnë rrugën drejt Beogradit me trena dhe autobusë./21Media

Flokët e ngjyrosura, si t'kujdesemi për to

0

Me aq shumë përzgjedhje të ngjyrave në treg, është natyrale që t`i dorëzoheni joshjes dhe t`i bëni ngjyrë rozë, vjollcë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre dëshironi. Mirëpo është e rëndësishme të dini se si ngjyra mos të ndikojë keq për fokët e juaja.

Të gjitha kimikatet e dëmshme të përdorura në ngjyrat e flokëve janë të pashmangshme, mirëpo me pak përkujdesje, mund të mbroni flokët nga efektet që vijnë pas ngjyrosjes së flokëve. Ne e krijuam një listë me gjërat që duhet t`i dini herën tjetër që vendosni se me çfarë ngjyre do t`i bëni flokët.

Mundohuni të përdorni më pak shampon

Flokët e trajtuara me ngjyrë janë të brishta dhe të that, andaj që të riktheni yndyrën natyrale është mirë të keni kujdes me përdorimin e shamponit. Tre herë në javë, një muaj pasi të ngjyrosni flokët, do ju mjaftojë.

Përdorni shampon pa sulfate

Sukurse jeni të paralajmëruar, duhet të përdorni shampon pa slufate ngase ato e zbehin ngjyrën.

Mos i lani flokët me ujë shumë të ngrohtë

Nëse jeni nga ato njerëzqë dëshirojnë të lahen me ujë tepër të ngrohtë, nuk duhet të bëni një gjë të tillë pasi t`i ngjyrosni flokët. Uji i ngrohtë e dëmton flokun dhe ngjyrën e flokut.

Trajtoni flokët me masazhe me vajra

Flokët kanë tendencë të thahen kur ngjyrosen, kjo ndodh nga amoniaku që gjendet në ngjyrë. Të shmangeni nga dëmtimi është mirë të masazhoni flokët me vajëra, edhe atë rregullisht, posaqërisht nëse floku juaj natyrshëm është i thatë.

Çdo herë pas shamponit përdor kondicioner

Përdorimi i kondicionerit për flokë të ngjyrosura çdo herë që përdorni shampon, është e rëndësishme. Kjo është ashtu pasiqë kondicioneri e shpëton flokun nga tharja që shkakton sapuni i gjendur në përbërje të shamponit.

Bëhuni të kujdesshme kur përdorni mjete me nxehtësi në flokët e juaja

është mirë të shmangeni nga tretmanet me nxehtësi pasi që ti keni ngjyrosur flokët, mirëpo nëse e keni patjetër është mirë të jeni shumë e kujdesshme. Gjëja më e rëndësishme është që të mos i nënshtroni flokët e lagura ndaj nxehtësisë së mjetit për drejtimin e flokëve.

Ushqejeni mirë flokun tuaj

Ushqeni mirë flokët duke konsumuar ushqime që i japin fuqi atyre. Sigurohuni të konsumoni vitaminë C, të verdhën e vezës dhe karrotat, shtesat me multi-vitaminë janë të mirëseardhura.

Skandaloze: Kujdes kur bleni barna!(Video)

0

Qytetarët e Kosovës kohëve të fundit po përballen me çmime të ndryshme për barnat që blejnë. Barnatoret sshpesh përcaktojnë çmimet sipas dëshirës së tyre që ndikojnë në xhepin e qytetarit. Kolegu, Bahtir Cakolli sjell dëshmi se si çmimet e barnave ndryshojnë për 120 për qind në dy banrnatore 500 metra larg njëra tjetrës./ 21 Media

Boko Haram rrëmben 32 civilë dhe djeg 27 shtëpi

0

Organizata terroriste Boko Haram ka rrëmbyer 32 civilë dhe ka djegur 27 shtëpi në Manawadji, që i përket rrethit Mayo Sava, në veri të Kamerunit.
Njëri prej zyrtarëve lokal në veri të Kamerunit, Issa Babatura ka deklaruar se dyshon se civilët u dërguan në Nigerinë fqinje.

Në vendin Ngoumouli, gjithashtu brenda rrethit Mayo Sava, gjatë fundjavës së kaluar u vranë katër persona.
Takimi i pesë vendeve në kuadrin e marrëveshjeve për luftën kundër grupit terrorist Boko Haram, i cili u formua nga Nigeria, Çadi, Nigeri, Kameruni dhe Benini, u mbajt në N’Djamena, kryeqytetin e Çadit. Në takimin, i cili zgjati tri ditë dhe përfundoi dje, ndër të tjera është diskutuar për fondet që do të shpenzohen në projektin e shfrytëzimit dhe trajnimit të 8,700 ushtarëve nga pesë vendet.

Me fillimin e zbatimit të projektit, forcat e sigurisë do të përpiqen të vendosin paqen dhe rendin në zonat të cilat shpesh janë shënjestër e sulmeve të Boko Haramit, si dhe do të ofrojnë ndihmë humanitare për banorët e këtyre zonave.

'Magjia' e Photoshop-it, viktimë Jeb Bush

0

Modelet dhe yjet e ekranit shpesh janë bërë viktimë e gafave në përdorimin e Photoshop-it. Deformimet e pjesëve të ndryshme të trupit apo edhe zhdukja e tyre si me magji janë kapur nga lexuesit e revistave e janë bërë objekt humori në rrjetet sociale. Por kësaj here, një gjë e tillë i ka ndodhur kandidatit republikan për president të SHBA, Jeb Bush.

Ekipi që merret me mbledhjen e fondeve për fushatën e Bushit u ka dërguar me postë një fletë-palosje qytetarëve të Iowa-s, në të cilën promovohet kandidatura e republikanit.
Por ajo që bie në sy menjëherë sapo shikon foton është dora e majtë e Bushit, e cila është më e errët në ngjyrë në krahasim me dorën tjetër.

Përdoruesit thonë se Photoshop-i është përdorur për të ngjitur fytyrën e Bushit mbi trupin e një afroamerikani, por një harresë e autorit ka bërë që fotomontazhi të zbulohet.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet tallëse, ndërsa rivali Donald Trump ka gjetur rastin për të komentuar: Jep nuk bën kurrë gjë të hajrit!

jeb

Vuçiq: E rëndësishme që nesër të arrihet marrëveshja për Asociacionin

0

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se është me rëndësi që në takimin e radhës në Bruksel, të arrihet marrëveshje për Bashkësinë e komunave me popullatë shumicë serbe në Kosovë, por ka veçuar se duhet të respektohen interesat shtetërore të Serbisë. Vuqiq në takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport ka thënë se është e rëndësishme edhe arritja e marrëveshjeve për telekomunikimin, energjetikën dhe të ashtuquajturin Parku i paqes në pjesën veriore të Mitrovicës./21Media

Jovanoviq: Serbia t’i bashkohet NAT0-s dhe ta njohë Kosovën

0

Serbia duhet sa më shpejt që të jetë e mundur t’i bashkohet NATO-s dhe të njohë realitetin e Kosovës. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq.

Sipas tij, dallimi mes anëtarësimit në NATO dhe refuzimit, është se e para ofron stabilitet dhe modernizim, ndërsa tjetra geto ruse.
Çështjen e anëtarësimit të Serbisë në NATO, Jovanoviq e sheh njëjtë sikurse edhe rastin e Kosovës.

Jovanoviq, transmeton qik-u, ka theksuar se Serbia përmes vonesës në njohjen e statusit të Kosovës kontribuon në përkeqësimin e pozitës së serbëve që jetojnë në Kosovë.

Turqi: Dy ushtarë të vrarë dhe tre të plagosur

0

Dy ushtarë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pasi makina e tyre është goditur nga një eksplozivë i vendosur pranë rrugës, në juglindje të Turqisë. Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Semdi-nli, i banuar me kurdë. Ky është sulmi më i ri, pas prishjes së armëpushimit me militantët kurdë./21Media

S’ka falje për Ivanoviqin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

0

Trupi gjykues në Mitrovicë ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Oliver Ivanoviqit, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999-2000.
Paraburgimi do të skadojë më 27 tetor, transmeton Indeksonline.
Ivanoviq për këtë vendim është informuar në spital, ku gjendet për shkak të përkeqësimit të shëndetit pasi që hyri në grevë urie shumëditëshe.
Ivanoviq më shumë se 15 ditë ka duruar urie, së pari në paraburgim, e më pas edhe në spitalin e Mitrovicës.
Grevën e urisë Ivanoviq e ka ndërprerë të shtunën e 22 gushtit.
Oliver Ivanoviq bashkë me katër serbë tjerë akuzohen për krime të rënda lufte gjatë viteve 1999-2000 ndaj popullatës shqiptare në Mitrovicë dhe rrethinë.
Në procesin gjyqësor që ka filluar vitin e kaluar dëshmi kanë dhënë 47 dëshmitarë dhe shumica nga ata e kanë akuzuar drejtpërdrejt Ivanoviqin dhe të tjerët se kanë kryer krime me të cilat ngarkohen.

Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë

0

Mijëra ushtarë kanë marshuar në qendër të Kievit, duke shënuar kështu Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Presidenti Petro Poroshenko, ka thënë se Ukraina do të vazhdojë të rrisë numrin e trupave ushtarake, në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet sulmeve nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Konflikti i cili ka filluar në prill të vitit 2014, deri më tash ka marrë jetët e më shumë se 6 mijë e 400 personave./21Media