Modifikohet Audi R8 V10 plus

0

Kompania e njohur gjermane Audi në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar fotografitë e modelit të modifikuar R8 V10 plus.
Audi Exclusive për këtë model ka parashikuar eksterierin dy-ngjyrësh, me ngjyrë Nardo Gray dhe disa elemente me ngjyrë Glut Orange, transmeton Koha.net. Rrotat me dizajn Y-design dhe me diametër prej 20-inç, dritat e përparme LED me lazer, si dhe enterier të modifikuar janë risitë e tjera.

Juve destinacioni i Cuadrados

0

Mesfushori i Chelseat, Juan Cuadrado pritet të huazohet sot te Juventusi, njofton Sky Sports.

Kolumbiani u transferua në Stamford Bridge në merkaton e janarit nga Fiorentina, mirëpo nuk arriti të tregojë formën e tij të zakonshme te kampioni i Premier Ligës.
Në anën tjetër, largimi i Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal nga Juventusi ka lënë një zbrazëtirë të madhe në mesfushën e bardhezinjve dhe nëpërmjet sjelljes së Cuadrados tentojnë të zgjidhin këtë problem.

Apple riparon të metat në kamerën e iPhone 6 Plus

0

Gjiganti i teknologjisë Apple ka konfirmuar se do të riparojë të gjitha të metat në kamerën e iPhone 6 Plus, pa pagesë, për të gjithë klientët e saj që kanë këtë problem.

Apple ka pranuar se ka pasur një problem me kamerat iSight në “një përqindje të vogël” të telefonave të shitur, por do të riparojë të gjitha këto probleme, duke u rregulluar problemin në telefon ose duke u dhënë një telefon të ri, raporton CNN.

Problemi të disa kamera iSight në iPhone 6 Plus qëndron në atë se fotografitë nuk kanë qenë aq të pastra, transmeton Koha.net. Nëse dëshironi të shikoni nëse telefoni juaj është prekur, vizitoni ueb faqen e Apple dhe shkruani kodin serik të telefonit tuaj.

Ju keni mundësi që të riparoni telefonin tuaj, ose do të merrni një të ri në Apple Store dhe ta dorëzoni tuajin.

“Njësitë e prekura janë në një numër të kufizuar dhe janë shitur kryesisht në mes të shtatorit të vitit 2014. Nëse iPhone 6 Plus prodhon foto të turbullta, Apple do t’iu zëvendësojë kamerën iSight në pajisjen tuaj, pa pagesë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Apple.

Merkel-Hollande, takim për refugjatët

0

Dy liderët e Gjermanisë dhe Francës do të takohen sot në Berlin për të diskutuar mbi mënyrat sesi të kontrollohet vala e refugjatëve, që po hyjnë në Europë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande do të diskutojnë rreth njerëzve që po kërkojnë azil, pasi numri i azilkërkuesve është më i madhi në 50 vitet e fundit.

Takimi i ditës së hënë ka të bëjë me vendosjen se cilat vende nuk do të konsiderohen azilkërkues, pra do të bëhet një listë me emrat e shtetasve të cilëve nuk do të përfitojnë të drejtë azili në Europë. Kriza, e spostuar në fokusin e udhëheqësve europianë, i nxit ata që të diskutojnë rreth strategjive për zgjidhjen e këtij ngërçi.
Gjithashtu dy liderët do të bisedojnë rreth krizës së emigrantëve në Greqi dhe Itali, që t’i ndihmojnë të ndajnë se cilët janë azilkërkuesit dhe cilët refugjatë ilegalë.

Sipas ministrit të Jashtëm francez, Laurent Fabius, Merkel dhe Hollande do të përpiqen t’i ofrojnë një stimul të ri reagimit të Bashkimit Europian ndaj mijëra emigrantëve, që vazhdojnë të mbërrijnë në brigjet e Europës.

Vetëm muajin e kaluar llogaritet të kenë hyrë 107 mijë vetë, çka ngjall frikën se blloku mund të mos jetë në gjendje t’i bëjë ballë kësaj situate.

Bisedimet mes Merkelit dhe Hollande, vijnë pas refuzimit, që anëtarët e BE-së i bënë propozimeve të kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, për vendosjen e një sistemi kuotash të detyrueshme pranimi të refugjatëve.

Mesdheun llogaritet ta kenë kaluar këtë vit 250 mijë emigrantë dhe Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bën të ditur se, deri në fund të vitit, kjo shifër do të shkojë në më shumë se 300 mijë.

Ferizaj, arrestohet pasi kanosë me armë zjarri dy persona

0

Policia e Ferizajt ka ndaluar një qytetar nga Gremja e Ferizajt nën dyshimin se me armë zjarri ka kanosur dy persona po nga i njëjti fshat. Me këtë rast, policia tek i dyshuari B.B, 39 vjeç ka gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë.
“Pas pranimit të informatave nga terreni se i dyshuari ka kanosur me armë zjarri dy persona nga i njëjti fshat, hetuesit policor nga stacioni policor i Ferizajt, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe pas intervistimit të të dyshuarit, i njëjtika pranuar se posedon një armë në shtëpi, ku pas kontrollit janëgjetur dhe të njëjtat janë konfiskua”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë Agim Gashi.
Merret vesh se gjatë bastisje së shtëpisë së të dyshuarit policia ka konfiskuar, një pistoletë të tipit TT, kalibrit 7.62 mm, një karikator, 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tre fishekë kalibrash të ndryshëm.
Bëhet e ditur se me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit i dyshuari është liruar, ndërsa lënda ka kaluar në procedurë të rregullt.

​Faymann do të inkurajojë Ballkanin për vazhdimin e reformave

0

Kancelari austriak Werner Faymann planifikon që, si nikoqir i Samitit për Ballkanin Perëndimor, vendet e rajonit t’i inkurajojë për zbatim të mëtejshëm të reformave, duke iu shprehur, siç u komunikua sot, mirënjohje për përpjekjet e tyre të deritashme.

Ai, me rastin e tubimit, që do të mbahet më 27 gusht në Vjenë, si vazhdim i Procesit të Berlinit të cilin vjet e inicioi kancelarja gjermane Angela Merkel, paralajmëroi se në konferencë do të angazhohet për luftë kundër papunësisë së të rinjve.

“Perspektiva Evropiane për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të madhe”, ka theksuar Faymann.

Ai ka theksuar se vendet e rajonit tashmë kanë ndërmarrë përpjekje të rëndësishme, porse ende ekzistojnë reforma të mëtejshme që duhet bërë, para së gjithash në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Në tubimin në Vjenë, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë kryeministrat e Kosovës, Isa Mustafa, Shqipërisë, Edi Rama, Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dh e kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, si dhe kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, Zoran Milanoviq dhe Miro Cerar.

Në Vjenë do të arrijë edhe kancelarja Merkel, ndërsa nga ana e Bashkimit Evropian do të jenë të pranishëm përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme Federica Mogherini dhe euro-komisari Johannes Hahn.

Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropiane Investive, Suma Chakrabarti dhe Werner Hoyer.

Fillimisht u planifikua që në samit të bisedohet për projekte infrastrukturore tejkufitare, temë kjo që do të jetë në rend dite, por pritet që të mbisundohet nga problemi aktual me refugjatët nga Lindja e Afërme.

Ndahen One Direction

0

Grupi i djemve One Direction do të ndahet… të paktën për një vit.

“Djemtë kanë qenë bashkë për 5 vite, një kohë shumë e gjatë për një grup djemsh. Ata e meritojnë plotësisht që të kenë të paktën një vit për të punuar me projektet e tyre individuale. Nuk ka asnjë hatërmbetje dhe ata kanë qenë 100% dakord për këtë vendim,” ka thënë një burim pranë grupit për “The Sun”.

Thuhet se largimi i papritur i Zayn Malik në muajin mars nuk ka ndikuar në këtë vendim dhe se e njëjta gjë do të ndodhte, me ose pa të. Ndërkohë në rrjetet sociale mijëra fansa janë shprehur të dëshpëruar për ndarjen e grupit të djemve më të suksesshëm të viteve të fundit. Sumë prej tyre mendojnë se kjo ndarje do të jetë përfundimtare dhe se nuk do të ketë më One Direction as pas një vit.

Lokja shqiptare që luan si basketbollisti Michael Jordan

0

Në një video që po qarkullon me intensitet të madh përmes rrjeteve sociale shihet një loke shqiptare e cila luan basketboll, ndërsa nuk huq asnjë nga shutimet e saj, krahas vogëlushit të cilit si duket nuk i shkon mirë.

Lipjani pasnesër pa ujë

0

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Lipjanit ,të mërkurën , më 26 gusht do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë qytet dhe zonat përreth.

Sipas një njoftimi nga kjo kompani, konsumatorët e Komunës së Lipjanit këtë ndërprerje uji do e kenë nga ora 09:00-18:00.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së paku njëherë brenda vitit.Pastrimi i rezervuarëve çdoherë shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Rama konferencë live me ndjekësit në rrjetet sociale

0
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook dhe Twitter kryeministri Rama ka njoftuar se ka nisur konferencën e tij live me temën ‘Pyet Kryeministrin’ si një bashkëbisedim me qytetarët nëpëmjet pyetjeve dhe përgjigjjeve
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar edhe më parë kryeministri Rama do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të qytetarëve ndjekës të tij lidhur me temat më përfolura në vend.
Rama në statusin e tij lidhur me konferencën e tij shkruan “Miredita! Jemi live:-) Faleminderit per pyetjet e shumta. Uroj te keni kaluar vere te mbare. Le te fillojme…”
Pyetje: A do të këtë ndryshime në kabinetin qeveritar
Përgjigjje: “S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritarë. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin” rama-ne-fb-c1200x600