Grupi i djemve One Direction do të ndahet… të paktën për një vit.
“Djemtë kanë qenë bashkë për 5 vite, një kohë shumë e gjatë për një grup djemsh. Ata e meritojnë plotësisht që të kenë të paktën një vit për të punuar me projektet e tyre individuale. Nuk ka asnjë hatërmbetje dhe ata kanë qenë 100% dakord për këtë vendim,” ka thënë një burim pranë grupit për “The Sun”.
Thuhet se largimi i papritur i Zayn Malik në muajin mars nuk ka ndikuar në këtë vendim dhe se e njëjta gjë do të ndodhte, me ose pa të. Ndërkohë në rrjetet sociale mijëra fansa janë shprehur të dëshpëruar për ndarjen e grupit të djemve më të suksesshëm të viteve të fundit. Sumë prej tyre mendojnë se kjo ndarje do të jetë përfundimtare dhe se nuk do të ketë më One Direction as pas një vit.
