Filmi “Shok”, edhe në “Sunscreen Film Festival West”

0

Me skenar dhe regji të Jaime Donoughue filmi i metrazhit të shkurtë “Shok”, është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë edhe e festivalit “Sunscreen Film Festival West”, në Los Angeles i cili do të mbahet prej 2 deri më 4 tetor.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj,transmeton kultplus.com

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott

Zbardhni buzët e errëta me metoda natyrale

0

Është bërë normë dhe ideal që buzët e bukura janë ato që janë ngjyrë rozë dhe të kuqe. Ky standard bukurie është i zakonshëm në librat e historisë dhe është përdorur anëembanë botës. Ka diçka që i bën të parezistueshme buzët ngjyrë rozë, qofshin femërore apo mashkullore. Edhe pse jo të gjithë ne kemi buzë të tilla, disa nga ne kanë buzë pjesërisht të errëta apo tërësisht të tilla.

Buzët e errëta mund të shkaktohen nga dëmtimi prej rrezeve të diellit, alergjitë nga ushqimet, përdorimi i produkteve kozmetike me kualitet të ulët, përtypja e tobakos, pirja e tepërt e duhanit, konsumim i tepërt i kafeinës, ambient me lagështi, përdorimi i tepërt i fluorideve, stresi, qarkullimi i dobët i gjakut, simptomet e disa sëmundjeve të caktuara, disabalanci hormonal, mënyra e çthurrur e jetesës, kimoterapia, ushqimi i pabalancuar dhe shumë gjëra tjera që shkaktojnë errësimin e buzëve tua gradualisht.

Nuk duhet të brengoseni për buzët e juaja të errëta tërë kohën. Nuk ka nevojë të bleni buzëkuqë të shtrenjtë që mbulon buzët e errëta. Më poshtë i kemi disa mjete shtëpiake që mund të ju ndihmojnë tu jepni buzëve atë ngjyrën rozë që e dëshironi aq shumë.

Limoni dhe sheqeri
Limoni është një nga produktet më natyrale të zbardhjes, përmban cilësi natyrale të zbardhjes që ndihmon në zbardhjen e lëkurës, flokëve dhe dhëmbëve. Është i pasur me antioksidante, përmban acide të fuqishme që mund të qërojnë shtresën e parë të lëkurës së buzëve. Shtimi i sheqerit ndihmon në shtresimin qërimin e buzëve dhe pastrimin e thellë, gjë që ndihmon në largimin e lëkurës së vdekur. Përzierja e këtyre dy agjentëve me siguri që do i zbardhë buzët e errëta.

Manaferrat
Manaferrat janë përbërës i zakonshëm i balsameve të buzës për arsye shumë të mira. Manaferrat, luleshtrydhat dhe familja e tyre përmbajnë vitamina dhe minerale që i mbajnë buzët e juaja të shëndetshme, ato gjithashtu përmbajnë diçka që i zbardh buzët e errëta. Përzieni një gjysmë lugë manaferra me po aq aloe vera dhe mjaltë. Përzieni mirë dhe aplikoni në buzë, lëreni 10 minuta para se të pastroheni.

Mjalta
Mjalta është hidratues natyror që ndihmon në zbutjen dhe zbardhjen e buzëve. Mund ta aplikoni mjaltën në buzë para se të flini apo të bëni përzierje të mjaltës me jogurt dhe miell. Kjo gjë do krijojë pastë, aplikoni pastën në buzë dhe lereni për 30 deri 40 minuta.

Panxhar

Panxhari është mjet i shkëlqyeshëm për buzë të errëta, përmban cilësi natyrale për zbardhim të buzëve. Mund ta aplikoni lëngun e freskët të panxharit para se të shkoni të flini. Pastroni buzët në mëngjes me ujë të vakët. Lëngun e panxharit mund ta përzieni edhe me lëng karroteje, përdoreni këtë përzierje ashtu që do i masazhoni buzët me të. Lereni 10 deri 15 minuta, lajeni me ujë të vakët.

Tranguj
Trangujt përmbajnë cilësi natyrale zbardhimi që mund të ndihmojnë buzët e errëta. Merreni një trangull të freskët dhe prejeni në copëza të vogla. Përdorini këto copëza për t`i fërkuar në buzë, i lejoni buzëve të absorbojnë lëngun për 5 minuta.

Të keni buzë ngjyrë rozë nuk do të jetë e shtrenjtë, mjetet natyrore janë më jetëgjate dhe kanë rezultate më të mira se produktet e prodhimit masiv. Nëse dëshironi të keni rezultate pa pasoja, ju sugjerojmë t`i përmbaheni këshillave tona.

Prishtinë: 3 milionë euro për renovimin e Stadiumit të qytetit(Video)

0

Stadiumi i Prishtinës do të gëzojë projektin prej 3 milion eurove për rinovimin e tij. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive për këtë stadium.
Projekti i cili fillon këtë vit, parashihet të përfundojë brenda vitit 2016 dhe me të kryeqyteti do të ketë një stadium i cili do të jetë me standarde ndërkombëtare.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Shala tha se ky projekt në vlerë prej 3 milion euro është i ndarë në dy faza, ku në fazën fillestarë parashihet të shpenzohen 1 milion e 700 mijë, ndërsa në fazën përfundimtare 1 milion e 300 mijë euro. Qeveria do të marrë përsipër 75 për qind të investimit, ndërsa Komuna e Prishtinës 25 për qind të investimeve. Projekti fillon në këtë vit dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2016.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm, meqë, sipas tij, bashkëpunimi mes Komunës së Prishtinës dhe MKRS-së po thellohet dhe po hap rrugë drejt investimeve të reja të përbashkëta të këtyre institucioneve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se do të punojnë që me këtë bashkëpunim që kanë me MKRS-në të kemi stadiumin më të mirë në kryeqytet, i cili do të jetë i gatshëm edhe për gara ndërkombëtare.

Kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, tha se është i ekzagjeruar për këtë investim, i cili është shumë i rëndësishëm për futbollin kosovar, pasi që futbolli është në një fazë më afër në kalimin e tij në instancat ndërkombëtar.Prandaj, sipas tij, ky është momenti më historik deri më tani për futbollin kosovar.

Prizreni po mbetet shpesh pa rrymë

0

KEDS Sh.A. njofton se sot për shkak të mbingarkesës së paraqitur, KOSTT ka shkyçur njërin transformator në NS 110 / 35 / 10kV Prizreni 1 dhe ka kërkuar që të bëhet reduktimi i ngarkesës 4 MW në orë.

Prandaj pritet të ketë reduktime të kohëzgjatjes prej një ore në Prizren me rrethinë deri në orën 16:00.

Zjarr i madh pranë aeroportit ndërkombëtar të Tokios

0

Një zjarr i madh shpërtheu sot në një uzinë të kompanisë japoneze ”Nippon Steel and Sumitomo Metal” në Kawasaki, në jug të Tokios, jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar ”Tokyo Haneda”, theksuan zjarrfikësit.

“Ne u lajmëruam se një zjarr kishte shpërthyer në një kullë të ftohjes”, theksoi një zyrtar, ndërkohë që televizioni publik NHK ka treguar imazhe të një reje të madhe tymi të zi që përhapej në zonën industriale në flakë.

Stacioni televiziv theksoi se asnjë i plagosur nuk ishte njoftuar.

Bëhet fjalë për një uzinë të filialit të quajtur ”Nippon Steel and Sumikin Pipe” që prodhon veçanërisht tuba. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 20 800 metra katrorë.

Ky zjarr shpërtheu disa orë pas një shpërthimi në një depo ushtarake amerikane pranë Tokios.

Greqi: Përmbyset gomonja, zhduken gjashtë emigrantë

0


Roja bregdetare greke ka njoftuar sot se është vënë në kërkim pas të paktën gjashtë refugjatëve të zhdukur në det, pasi është përmbysur gomonja me të cilën nga Turqi kanë hyrë në ujërat territorialë grekë te ishulli Lesbos, në Detin Egje.

Sipas komunikatës, gjashtë emigrantë të tjerë janë shpëtuar, ndërsa është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli.

Roja bregdetare është alarmuar sot në mëngjes pasi një anije peshkimi ka shpëtuar një person në afërsi të bregut lindor të Lesbosit, ndërsa një tjetër ka arritur në breg me not.

Emigrantët e shpëtuar u kanë thënë autoriteteve greke se në gomone kanë qenë rreth 15 veta kur ajo është përmbysur në det.

Një numër i madh refugjatësh, kryesisht nga Lindja e Afërme, kohët e fundit ia kanë mësyrë ishujve grekë nga Turqia fqinje.

Serbja sulmon me thikë një person, arrestohet

0

Një femër e dyshuar nga komuniteti serb është arrestuar në Zubin Potok, pasi e njëjta ka sulmuar me thikë viktimën mashkull, të komunitetit serb, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth motivit të këtij sulmi por ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Mitrovicë është arrestuar një serb tjetër, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar disa herë në shtëpinë e ankueses femër dhe e ka shqetësuar.

Kush pi duhan ju 'fryhet' barku

0

Shkencëtarët pas shumë hulumtimesh kanë arritur në përfundim se tymosja e duhanit shkakton fryerjen e barkut. Sipas studimeve të shumta që janë kryer rezulton se tek duhanpirësit, dhjami përqendrohet tek stomaku i tyre.

“Tërë peshën që e shtojnë duhanpirësit, ju shkon në perimetrin e barkut” kanë thënë studiuesit. Pjesë e këtij studimi kanë qenë rreth 150 mijë duhanpirës.

Sot në Bruksel flitet për asociacionin serb

0

Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë sot në nivel teknik, ndërsa nesër në nivel kryeministrash.

Në këto bisedime do të trajtoi tri tema kryesore, e që kanë të bëjnë me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit, si dhe çështjen e heqjes së pengesave që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për energji.

Dialogu në mes kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandër Vuçiq, do të bëhet me ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë, zonjës Mogherini.

Ndërkohë, është raportuar se në këtë takim do të ketë pajtim për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, asociacion ky i cili po kundërshtohet nga opozita.

Galliani konfirmon bisedimet për Balotellin

0

Sulmuesi italian, Mario Balotelli është rrugës së rikthimit në San Siro, tashmë bisedimet ndërmjet Milanit dhe Liverpoolit kanë filluar për transferimin e tij.

Sipas raporteve nga “Goal”, Balotelli është takuar me trajnerin e Milanit, Sinisa Mihajloviq për të biseduar rreth një mundësie të huazimit të tij për një vit.

“Jemi duke biseduar me Liverpoolin. Ende nuk kemi ndonjë marrëveshje me ta se çfarë shume të pagës duhet të paguajmë, por ende jemi duke biseduar për këtë. Balotelli na ka bindur që ta rikthejmë, ai është i vetëdijshëm se ne po i japim shansin e fundit për ta rikthyer karrierën e tij”, është shprehur Galliani për Mediaset.

Në rast të huazimit të tij, Milani mund të vendos nëse do të vazhdojë ta mbajë në skuadër atë, apo t’i ofrojë kontratë Ibrahimoviqit në vitin e ardhshëm, pasi përfundimit të kontratës së tij me PSG-në.