Sa orë​ mund t’iu rezistojë Kosova tragjedive?

0

Qytetarët e Kosovës duhet të luten që të mos kenë asnjë fatkeqësi natyrore e të mos flasim për gjendje lufte, sepse në një rast të tillë rezervat ushqimore që Kosova i ka në dispozicion janë të mjaftueshme vetëm për 5 orë, apo vetëm 20 ditë për 20.000 banorë. 

Qeveria e Kosovës, prej rezervave shtetërore ka siguruar produkte të grurit për 20 ditë, kurse artikuj tjerë ushqimor sigurohen vetëm për 15 mijë banorë, ndërsa nafta dhe derivatet e saj 3 ditë të importit të përgjithshëm vjetor.

Artikuj tjerë jo ushqimor të propozuar në listë janë planifikuar për nevojat e 20 mijë banorëve. Mirëpo, në listën e mallrave rezervë nuk bëjnë pjesë barnat, edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kjo listë e mallrave me barna pritët të shtohet nga viti 2016.

Udhëheqësi i Departamentit të Rezervave Shtetërore në kuadër të MTI-së, Ekrem Avdyli, thotë se prej rezervave shtetërore janë të përqendruar në produkte ushqimore, por jo edhe me listë esenciale të barnave. Ndërsa, sipas tij, Kosova mund të qëndroj vetëm 20 ditë nga rezervat shtetërore për të gjithë popullatën me grurë, kurse me produkte të tjera ushqimore rezervat janë për 15 ditë dhe vetëm për 20 mijë banorë.

Artikujt tjerë joushqimorë të propozuar në listë janë planifikuar për nevojat e 20 mijë banorëve.

Rezervat shtetërore të mallrave përbehen nga disa produkte, për të cilat MTI ka konsideruar se janë të rëndësishme për momentin fillestar, që të krijohen. Në bazë të planit strategjik dhe programit vjetor për rezervat shtetërore të mallrave, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës dhe lloji i produktit, ku shtetet i ndajnë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.

Për Avdylin sipas ligjit në fuqi, vendndodhja e mallrave rezervë është sekrete, dhe kjo është e përcaktuar me ligjin në fuqi për mallrat rezervë.

Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë se ligji aktual nuk i trajton rezervat shtetërore në kuptimin që ato të jenë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë dhe për tërë popullatën. Këto nuk mund të llogariten se janë rezerva të luftës apo rezerva të periudhave më të rënda.

Ai dyshon në saktësinë e këtyre të dhënave, sepse, sipas tij, nuk ka evidencë të përhershme.

MTI duhet çdo vit të raportojë lidhur me gjendjen e këtyre mallrave, si dhe për nivelin apo mundësitë e monitorimit të tyre. Meqenëse një sasi e ushqimit ruhet me vite të tëra në kushte jonormale atëherë, sipas Rexhepit, ajo nuk mund të trajtohet rezervë, por mu nd të jetë vetëm një mall i gatshëm për mbeturina.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku,shprehet i habitur se si mallrat rezervë janë aq të pa mjaftueshme. Sipas Kaçanikut, rezervat për 20 mijë banorë nuk mjaftojnë për më shumë se 5 orë për gjithë popullatën.

Ai shpreh brengën e tij se lista e mallrave rezervë nuk është komplete dhe nuk bëjnë pjesë barnat, që sipas tij edhe po qe se do të bëhet kjo në vitin e ardhshëm do të ketë manipulime, sikurse me mallrat tjera për nga cilësia dhe përzgjedhja e operatorëve ekonomikë.

Në mungesë të një deponie shtetërore për rezerva, Kosova po i ndjek praktikat edhe të shteteve tjera që rezervat shtetërore të ruhen apo deponohen tek operatorët ekonomikë privatë. Me vendim të Qeverisë operatorëve ekonomikë privatë të cilët i kanë në posedim apo në ruajtje rezervat shtetërore të mallrave nga totali 100 për qind sa kanë ata të deponuar, iu lejohet 30 për qind që ta qarkullojnë në mënyrë që t’i kompensojnë shpenzimet e veta ditore apo mujore. Dhe nga 15 dhjetori i vitit vijues deri 31 dhjetor bëhet regjistrimi i të gjitha mallrave.

Operatorët ekonomik janë të obliguar që sasinë totale ta kenë në depo.

Sopranja Ermonela Jaho me “Madame Butterfly”, në Paris

0

Artistja shqiptare do të ngjitet në këtë skenë për gjashtë mbrëmje, pasi që, siç bëhet e ditur, shfaqja fillimisht do të prezantohet më 27 shtator për t’iu rezervuar më pas edhe paraqitje të tjera edhe përgjatë muajit tetor.

Opera Kombëtare e Parisit ka futur në repertor shfaqjen operistike “Madame Butterfly”, të Puccinit ku me këtë shfaqje operistike do të ngjitet edhe sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho. Artistja shqiptare do të ngjitet në këtë skenë për gjashtë mbrëmje, pasi që, siç bëhet e ditur, shfaqja fillimisht do të prezantohet më 27 shtator, sikurse që di të ketë reprizën më 30 të po atij muaji, për të vazhduar më pas edhe më 3, 7, 10 dhe 13 tetor.

Vdes një person në QKUK

0

​Një person ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të shkaktuar në një aksident trafiku të ndodhur ditë më parë në Vushtrri.

Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK, por nuk i ka mbijetuar plagëve të aksidentit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Goditet një herë nga motoçikleta, pastaj nga vetura

0

Një këmbësor në Prizren është goditur nga një person me motoçikletë dhe pastaj sërish është goditur nga një veturë tjetër e cila ishte në lëvizje.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Vlora Çitaku nisi punën si ambasadore

0

Vlora Çitaku, ambasadorja e re e Kosovës në Washington, tanimë ka filluar edhe zyrtarisht aktivitetin e saj si ambasadore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Vetëm sa arrita në Washington. E nderuar me detyrën time të re…”, ka shkruar Çitaku

Tirana në"pëllëmbë të dorës", nga Kulla e Sahatit

0

Në pamje të parë mund të duket se Tirana nuk ofron shumë për të vizituar, por nëse gërmon pak më thellë zbulon se ka vende interesante për t’u parë që nga natyra e deri të historia e lashtë. Statistikat përfundimtare ende nuk janë përpiluar por mendohet se janë afërsisht 600 turistë në muaj (sidomos) gjatë verës që ndalen në Tiranë për ta vizituar.

Ata janë të moshave dhe kombësive të ndryshme; dhe parapëlqejnë të ecin në këmbë, grupe-grupe duke ndjekur pikat turistike me guida nëpër duar. Sipas specialistëve të turizmit, Tirana është një destinacion tepër i pëlqyer, dhe udhëtimi i tyre nis nga Kulla e Sahatit dhe Xhamia e E’them Beut, që ndodhen në qendër dhe nga ku mund të shihet Tirana në pëllëmbë të dorës.

Hyrja është falas, dhe i vetmi ‘mundim’ është ngjitja e 90 shkallëve brenda kullës shekullore. Klaudia Bakaj cicerone thotë se sivjet është rritur shumë interesi i të huajve për të vizituar Tiranën, dhe veçanërisht Kullën e Sahahtit, nga ku duket i gjithë qyteti rreth e përqark.

Klaudia thotë më tej se veçanërisht të huajt janë të magjepsur pas veshjeve të vjetra shqiptare, sidomos ato tiranase një pjesë e të cilave janë të ekspozuara në muze; apo në këndin pranë Kullës së Sa hatit. I tërheqin qëndismat prej ari të grave duarata shqiptare, dhe madje pyesin me padurim se ku ka dyqane tek të cilat mund të blejnë diçka të ngjashme si kujtim.

Vendet që duhen vizituar në Tiranë:

Tiranën zakonisht të huajt nuk e shohin si një destinacion ku do shpenzojnë shumë ditë. Turistët kalojnë pak ditë në Tiranë dhe më pas i drejtohen qyteteve të jugut për të bërë plazh. Tiranën e shohin si një pikë që duhet shikuar sepse është kryeqyteti dhe ka çfarë të eksplorosh në të, është Muzeu Historik Kombëtar, Galeria Kombëtare të Arteve, Kulla e Sahatit ; kalatë e vjetra të Skënderbeut rreth e qark Tiranës etj. Por padyshim ata pyesin edhe për sugjerime nga zyra e informacionit e qytetit, çfarë u sugjeron për të vizituar në Tiranë. Ndaj dhe për vizitorët që vijnë për herë të parë në këtë qytet, ja disa nga atraksionet që nuk duhen humbur:

Galeria Kombëtare e Arteve Figurative

Galeria Kombëtare e Arteve Figurative është hapur zyrtarisht në Tiranë në 11 janar 1954, por që prej vitit 1974 ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Galeria është institucioni më i rëndësishëm kombëtar i ekspozitave, ruajtjes, studimit, restaurimit, publikimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri. Ajo krenohet me 4100 vepra arti nga artistë shqiptarë dhe të huaj, që përkojnë me një periudhë që fillon në shekullin e 13 deri më sot.

Sheshi Skënderbej -Muzeu Historik Kombëtar

Sheshi Skënderbej ndodhet në zemër të Tiranës dhe është një vend takim i këndshëm, i rrethuar nga disa nga atraksionet turistike më të rëndësishme në qytet. Këtu mund të gjesh Muzeun Historik Kombëtar, një statujë të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjerrgj Kastriot Sëknderbeut, Teatrin Kombëtar, Galerinë e Arteve Figurative, Pallatin e Kongreseve dhe gjëra të tjera. Këtu mund të shihni edhe Kullën e Sahatit, simbolin e qytetit.

Kulla e Sahatit

Një nga ndërtesat më të vjetra në qytet, Kulla e Sahatit përbën një atraksion turistik me rëndësi. Ajo u ndërtua në vitin 1822 nga Haxhi Et’hem Bej, një kambanar. Kambana origjinale veneciane bie për të treguar orën, çdo orë. Në vitin 1928, kulla u shtua me 35 metra, me një orë gjermane të bërë me dorë.Për fat të keq, ora gjermane u prish nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo që mund të shihet sot është një orë kineze, që zëvendësoi orën numerike romake, të sjellë nga një kishë shkodrane në vitin 1946. Deri në vitin 1970, Kulla e Sahatit ishte ndërtesa më e lartë në kryeqytet.

Sheshi Nënë Tereza

Sheshi Nënë Tereza është një nga pikat më të spikatura në Tiranë. Vendndodhja e Universitetit të Tiranës, sheshi i dytë më i madh në Tiranë, e ka marrë emrin nga shqiptarja e famshme në botë, Nënë Tereza. Pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II i dha titullin “E Bekuara Tereza e Kalkutës”. Një monument i vogël në nder të saj ndodhet në shesh, por ajo është një statujë modeste në krahun e majtë. Në anën lindore të Sheshit mund të shihet Muzeu Arkeologjik dhe Stadiumi Qemal Stafa, pas sheshit. Në jug të tij, ndodhet Parku i Madh i Tiranës, pranë Liqenit Artifikcial, i cili preferohet fundjavave nga shumë familjarë.

Liqeni i Farkës

Në lindje të lindjes së qendrës së Tiranës, Liqeni i Farkës është vendi i preferuar nga banorët për piknik, ski në ujë, notim, lundrim dhe sportet ujore. Ai është më i madh se Liqeni Artificial dhe përbën një perlë të përkryer për “arratisje” gjatë pasditeve.

Parku Rinia

Parku Rinia është parku kryesor në Tiranë, i cili është rindërtuar në vitin 2001, për t’iu rikthyer bukurisë së hershme, pasi shumë kioska u ndërtuan atje në vitet 90, duke e shkatërruar gjelbërimin. Parku është qendra e Ditës së Verës, një festë pagane që festohet çdo 14 mars, për të shënuar fundin e dimrit dhe rilindjen e natyrës dhe shpirtrave.

Kalaja e Prezës

Kjo kala është një nga reliket më piktoreske të Tiranës nga antikiteti. E ndërtuar me pamje nga qyteti i Prezës, kalaja e shekullit 15 ishte në pronësi të Topiajve, një familje e njohur feudale në historinë e Shqipërisë. Kalaja u ndërtua nga një fis ilir, që ishin aleatë të Romës për shekuj. Preza ndodhet 22 km në verilindje të qendrës së kryeqytetit. Vizitorët mund të zbulojnë restauronte cilësore dhe atraksione fantastike të periferisë.

Mali i Dajtit

Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës, është maja më e lartë e vendit. Ai ka një lartësi mbi 1613 metra dhe përbën një zonë fantastike për stinën e dimrit, pasi mbulohet nga dëbora. Ai ka një park 3300 hektarë që ruhet nga Shërbimi Pyjor i Tiranës. Vizitorët mund të kënaqen duke bërë një xhiro me Dajti Ekspres, një sistem teleferik unik për Shqipërinë.

Piramida

Më parë, Piramida njihej si muzeu “Enver Hoxha”. Ajo u inaugurua në vitin 1988 dhe e mori emrin e sotëm pas lëvizjes së studentëve në dhjetor 1990. Ndërtesa u projektua nga një ekip arkitektësh nën drejtimin e vajzës së diktatorit Hoxha, Pranvera Hoxha dhe Klement Kolanecit. Te Piramida janë zhvilluar me dhjetëra panaire ndërkombëtare, por tashmë ajo është jashtë funksionit, dhe pritet të restaurohet.

Kopshti Botanik

Kopshti Botanik nisi të ndërtohej në vitin 1964 dhe tani zë një hapësirë p rej 15 hektarësh përgjatë Parkut të liqenit. Ai përfundoi 1971, kopshti është habitadti i koleksioneve fitogjeografike dhe sistematike të vlerave shkencore dhe kulturore të jashtëzakonshme. Ai është pjesë e Universitetit të Tiranës. Në kopsht mund të gjenden 2000 specie shqiptare dhe ekzotike.

Zbuloni personalitetin nga forma e thonjve

0

Nëse keni thonj të gjatë dhe drejtkëndësh: tregojnë se keni një personalitet të zjarrtë dhe jeni shumë të shoqërueshëm. Preferoni eksperiencat e reja edhe pse nuk e humbisni kurrë kontaktin me realitetin.

Nëse keni thonj të gjëra dhe të sheshta: tregojnë për një personalitet analitik, tepër aktiv, të aftë të flasë vetëm në momentin e duhur. Jeni persona që dini të jepni këshilla të mira dhe doni të studioni e të krijoni gjëra të reja.

Thonj të shkurtra dhe rrethore: tregojnë për një personalitet kreativ, keni qejf të argëtoheni dhe tërhiqni në mënyrë të natyrshme çdo person që ju rrethon. Jeni miq besnikë dhe ju vini në ndihmë të tjerëve në momentet më të vështira.

Formë e parregullt dhe e vogël : tregojnë se keni një personalitet të ndjeshëm, por që nuk jeni të aftë të shpreheni lehtësisht. Shpesh dukeni si persona moskokëçarës dhe të ftohtë. Në të vërtetë, brenda jush ziejnë stuhi të vërteta ndjenjash.

Të sheshta: janë simbol i personalitetit konkret dhe punëtor. Nëse keni këtë formë thonjsh jeni persona që  keni lindur për të qenë lider dhe për tu vendosur në pozicione pune që kanë përgjegjësi. Bëni çdo gjë me seriozitet, edhe pse dini mirë se si të argëtoheni/Shendeti.

Trekëndësh:tregon për një personalitet të guximshëm, të gjallë, të pasionuar dhe kokëfortë. Jeni persona që dini gjithmonë se çfarë doni dhe se si ta merrni atë që doni, veçanërisht në punë.

Ovale dhe të gjatë: simbolizojnë një personalitet shumë kreativ, të qetë dhe të sjellshëm. Keni  fantazi dhe u pëlqejnë gjërat e bukura. Jeni persona që i bëni gjërat me zemër.

Ushqimet që na zgjasin jetën!

0

Fibrat ushqimore janë kryesore për të lejuar funksionimin perfekt të traktit intestinal, për të larguar toksinat nga ato që konsumojmë, për të ulur glicemine dhe kolesterolin. Kështu që është e rëndësishme që në një dietë të keni të përditshme të paktën 3 fruta, mundësisht të sezonit.

Mos harroni dhe frutat e thata, të cilat janë të pasura me vajra si omega 6, siç janë për shembull arrat, bajamet, për t’u konsumuar në mëngjes, për të pasur në këtë mënyrë një energji të shëndetshme.

Ekziston një dietë antikancer e bazuar në këto principe, që në fakt ka avantazhe të dukshme në shëndetin tonë dhe që të gjithë duhet të ndjekim me kujdes.

Peshku

Peshku duhet të konsumohet të paktën 2 ose 3 herë në javë për t’i siguruar organizmit tonë kalcium, fosfor, vitamina dhe mbi të gjitha omega 3.

Edukimi ushqimor nis nga fëmijët

Për të arritur moshën madhore dhe më pas pleqërinë në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar nevojitet të filloni që në vegjëli, ja përse do të ishte mirë të ndiqni një edukim ushqimor që në fëmijëri për të mësuar bazat e ushqimit.

 

Thaçi kërkon kontributin e qytetarëve për UNESCO

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kontribuojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka shkruar, po ashtu se përkundër se Kosova është territorialisht e vogël, zëri i saj për pranim në UNESKO, do të jetë i fuqishëm.

“Është betejë e vështire. Kosova është e vogël, por zëri ynë do të ndihet dhe me çdo fuqi që kemi do të tentojmë ta anëtarësojmë Kosovën ne UNESCO. Kërkoj edhe nga ju të jepni kontribut. Të dërgoni letra, të qeta, pozitive, me fokus në nevojat tona në arsim, shkencë dhe kulturë. Bëhuni edhe ju ambasadorë të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Horoskopi, 24 gusht 2015

0

Dashi
Duhet te tregoheni te matur ne lidhjen tuaj. Do keni keqkuptime me partnerin dhe debate. Duhet te tregoheni shume diplomate dhe te kujdesshëm. Zgjidhni fjalët e duhura për te kërkuar diçka. Beqaret do kërkojnë me shume se kurrë një lidhje te qëndrueshme, por sot nuk do keni shume fat. Financat nuk do jene te mira. Nëse ju duhet te bëni shpenzime, tregohuni te kujdesshëm.

Demi
Ne lidhjen tuaj do mbizotërojë tensioni dhe do ketë debate. Gjithsesi kjo nuk duhet t’iu pengoje te thoni me zë te larte ato qe mendoni. Beqaret duhet te përgatiten për një dashuri shume te bukur. Do kaloni një dite romantike. Me financat do keni fat dhe ato do fillojnë te rriten pak nga pak. Përgatisni ndonjë udhëtim te shkurtër sepse te gjitha kushtet i keni. Do ja kaloni mire!

Binjaket
Sot do keni nevoje për mbështetjen e miqve. Gjerat nuk po shkojnë ashtu si duhet ne lidhjen tuaj dhe do jeni te mërzitur. Beqaret duhet t’i besojnë intuitës për te gjetur personin e duhur. Te jeni te sigurt se ajo nuk do iu zhgënjejë. Disa prej jush do përballen me probleme te mëdha financiare. Flisni me specialistet dhe miqtë ne mënyrë qe t’iu japin këshilla te vlefshme.

Gaforrja
Çiftet do kenë një dite me shume tension por edhe me shume pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njeri tjetrin por nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet dhe ju do pajtoheni. Për beqaret pritet një dite e veçante dhe me emocione te forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar. Me buxhetin nuk do keni probleme. Beni dhe shpenzime, por gjithmonë duke pare portofolin.

Luani
Mos e izoloni veten sot dhe shprehini me shume ndjenjat qe keni për partnerin. Ne këtë mënyrë edhe ai do e kuptoje me mire sesa e doni dhe vete do ndjeheni te çliruara. Beqaret do hapin një faqe te re ne jetën e tyre. Dashuria do lulëzojë. Gjendja financiare nuk do jete aspak e mire. Kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes! Mendohuni mire para se te bëni ndonjë shpenzim sado i vogël te jete.

Virgjeresha
Lumturia ne çift do ju beje qe te jeni te qeshur gjate gjithë ditës se sotme. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do te mbizotërojnë ne jetën tuaj. Për beqaret priten dashuri te mëdha, madje me te mëdha sa mund ta kishit menduar. Përftoni! Planetët do ndikojnë direkt ne financat tuaja. Ato nuk do jene shume te mira, por dhe nuk duhet te qaheni. Ka edhe me keq se ju.

Peshorja
Pritet te vije një dite shume premtuese për çiftet. Fati do ju ndihmoje dhe mjedisi do jete mjaft harmonik. Përfitoni sa me shume. Nëse zemra juaj është ende e lire sot do keni mundësi te takoni dashurinë. Ne planin financiar nuk do keni shume fat por as surpriza te këqija. Mundohuni te menaxhoni mire buxhetin tuaj dhe mos bëni shpenzime marramendëse.

Akrepi
Për çiftet nuk do ndodhe ndonjë gjë e veçante sot. Do mbizotërojë një klime e qete dhe harmonike. Kishit nevoje për pak relaks. Beqaret do takojnë dashurinë dhe do braktisin miqtë. Kujdes, do ua keni nevojën por do jete vone. Përfitoni nga kjo dite për te dale dhe për t’u argëtuar. Mos u merakosni për paratë qe do shpenzoni sepse buxheti do përmirësohet.

Shigjetari
Ata qe janë ne çift duhet te flasin me shume me partnerin dhe dëshirat qe kane do ju bëhen realitet. Komunikimi është baza e një lidhjeje. Beqaret nuk duhet te qëndrojnë ne vend duke pritur qe dashuria te shkoje tek ta. Shkoni ju tek ajo. Fale mbështetjes se planetëve mund t’i lejoni vetes disa shpenzime me te mëdha. Situata financiare do vije duke u përmirësuar.

Bricjapi
Mos prisni fundin ditës për t’u takuar me te dashurin e zemrës tuaj. Sapo te keni një mundësi flisni me te dhe i thoni te vije tek ju. Ju pret një dite shume e bukur dhe plot ndjenje. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume nga kjo dite për te dale neper takime. Pranojini ftesat qe iu bëhen. Situata financiare do përmirësohet, mos u shqetësoni fare. Mos bëni shume blerje.

Ujori
Dita e sotme do jete plot ngjyra dhe do përjetoni emocione te forta. Nëse nuk jeni martuar filloni sot te bëni plane. Për beqaret do jete dite e mrekullueshme. Do dalin e do argëtohen shume me miqtë dhe do njohin një person shume te veçante. Mos e lini t’iu ike nga duart. Kujdes me financat! Ato nuk do jete te mira dhe nuk duhet te gaboni duke bere shpenzime pa kufij.

Peshqit
Çiftet do kalojnë një dite te mrekullueshme. Romanca do trokasë ne portën tuaj. Jeni shume kureshtare dhe do eksploroni gjera te reja. Beqaret do kenë surpriza ne jetën e tyre sentimentale. Lëreni veten te lire dhe tregohuni me te hapur. Financat do fillojnë te rriten, por ju nuk duhet ta bëni shume publike këtë gjë sepse ata qe ju rrethojnë mund te përfitojnë.