Array

Tirana në"pëllëmbë të dorës", nga Kulla e Sahatit

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Në pamje të parë mund të duket se Tirana nuk ofron shumë për të vizituar, por nëse gërmon pak më thellë zbulon se ka vende interesante për t’u parë që nga natyra e deri të historia e lashtë. Statistikat përfundimtare ende nuk janë përpiluar por mendohet se janë afërsisht 600 turistë në muaj (sidomos) gjatë verës që ndalen në Tiranë për ta vizituar.

Ata janë të moshave dhe kombësive të ndryshme; dhe parapëlqejnë të ecin në këmbë, grupe-grupe duke ndjekur pikat turistike me guida nëpër duar. Sipas specialistëve të turizmit, Tirana është një destinacion tepër i pëlqyer, dhe udhëtimi i tyre nis nga Kulla e Sahatit dhe Xhamia e E’them Beut, që ndodhen në qendër dhe nga ku mund të shihet Tirana në pëllëmbë të dorës.

- Advertisement -

Hyrja është falas, dhe i vetmi ‘mundim’ është ngjitja e 90 shkallëve brenda kullës shekullore. Klaudia Bakaj cicerone thotë se sivjet është rritur shumë interesi i të huajve për të vizituar Tiranën, dhe veçanërisht Kullën e Sahahtit, nga ku duket i gjithë qyteti rreth e përqark.

Klaudia thotë më tej se veçanërisht të huajt janë të magjepsur pas veshjeve të vjetra shqiptare, sidomos ato tiranase një pjesë e të cilave janë të ekspozuara në muze; apo në këndin pranë Kullës së Sa hatit. I tërheqin qëndismat prej ari të grave duarata shqiptare, dhe madje pyesin me padurim se ku ka dyqane tek të cilat mund të blejnë diçka të ngjashme si kujtim.

- Advertisement -

Vendet që duhen vizituar në Tiranë:

Tiranën zakonisht të huajt nuk e shohin si një destinacion ku do shpenzojnë shumë ditë. Turistët kalojnë pak ditë në Tiranë dhe më pas i drejtohen qyteteve të jugut për të bërë plazh. Tiranën e shohin si një pikë që duhet shikuar sepse është kryeqyteti dhe ka çfarë të eksplorosh në të, është Muzeu Historik Kombëtar, Galeria Kombëtare të Arteve, Kulla e Sahatit ; kalatë e vjetra të Skënderbeut rreth e qark Tiranës etj. Por padyshim ata pyesin edhe për sugjerime nga zyra e informacionit e qytetit, çfarë u sugjeron për të vizituar në Tiranë. Ndaj dhe për vizitorët që vijnë për herë të parë në këtë qytet, ja disa nga atraksionet që nuk duhen humbur:

- Advertisement -

Galeria Kombëtare e Arteve Figurative

Galeria Kombëtare e Arteve Figurative është hapur zyrtarisht në Tiranë në 11 janar 1954, por që prej vitit 1974 ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Galeria është institucioni më i rëndësishëm kombëtar i ekspozitave, ruajtjes, studimit, restaurimit, publikimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri. Ajo krenohet me 4100 vepra arti nga artistë shqiptarë dhe të huaj, që përkojnë me një periudhë që fillon në shekullin e 13 deri më sot.

Sheshi Skënderbej -Muzeu Historik Kombëtar

Sheshi Skënderbej ndodhet në zemër të Tiranës dhe është një vend takim i këndshëm, i rrethuar nga disa nga atraksionet turistike më të rëndësishme në qytet. Këtu mund të gjesh Muzeun Historik Kombëtar, një statujë të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjerrgj Kastriot Sëknderbeut, Teatrin Kombëtar, Galerinë e Arteve Figurative, Pallatin e Kongreseve dhe gjëra të tjera. Këtu mund të shihni edhe Kullën e Sahatit, simbolin e qytetit.

Kulla e Sahatit

Një nga ndërtesat më të vjetra në qytet, Kulla e Sahatit përbën një atraksion turistik me rëndësi. Ajo u ndërtua në vitin 1822 nga Haxhi Et’hem Bej, një kambanar. Kambana origjinale veneciane bie për të treguar orën, çdo orë. Në vitin 1928, kulla u shtua me 35 metra, me një orë gjermane të bërë me dorë.Për fat të keq, ora gjermane u prish nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo që mund të shihet sot është një orë kineze, që zëvendësoi orën numerike romake, të sjellë nga një kishë shkodrane në vitin 1946. Deri në vitin 1970, Kulla e Sahatit ishte ndërtesa më e lartë në kryeqytet.

Sheshi Nënë Tereza

Sheshi Nënë Tereza është një nga pikat më të spikatura në Tiranë. Vendndodhja e Universitetit të Tiranës, sheshi i dytë më i madh në Tiranë, e ka marrë emrin nga shqiptarja e famshme në botë, Nënë Tereza. Pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II i dha titullin “E Bekuara Tereza e Kalkutës”. Një monument i vogël në nder të saj ndodhet në shesh, por ajo është një statujë modeste në krahun e majtë. Në anën lindore të Sheshit mund të shihet Muzeu Arkeologjik dhe Stadiumi Qemal Stafa, pas sheshit. Në jug të tij, ndodhet Parku i Madh i Tiranës, pranë Liqenit Artifikcial, i cili preferohet fundjavave nga shumë familjarë.

Liqeni i Farkës

Në lindje të lindjes së qendrës së Tiranës, Liqeni i Farkës është vendi i preferuar nga banorët për piknik, ski në ujë, notim, lundrim dhe sportet ujore. Ai është më i madh se Liqeni Artificial dhe përbën një perlë të përkryer për “arratisje” gjatë pasditeve.

Parku Rinia

Parku Rinia është parku kryesor në Tiranë, i cili është rindërtuar në vitin 2001, për t’iu rikthyer bukurisë së hershme, pasi shumë kioska u ndërtuan atje në vitet 90, duke e shkatërruar gjelbërimin. Parku është qendra e Ditës së Verës, një festë pagane që festohet çdo 14 mars, për të shënuar fundin e dimrit dhe rilindjen e natyrës dhe shpirtrave.

Kalaja e Prezës

Kjo kala është një nga reliket më piktoreske të Tiranës nga antikiteti. E ndërtuar me pamje nga qyteti i Prezës, kalaja e shekullit 15 ishte në pronësi të Topiajve, një familje e njohur feudale në historinë e Shqipërisë. Kalaja u ndërtua nga një fis ilir, që ishin aleatë të Romës për shekuj. Preza ndodhet 22 km në verilindje të qendrës së kryeqytetit. Vizitorët mund të zbulojnë restauronte cilësore dhe atraksione fantastike të periferisë.

Mali i Dajtit

Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës, është maja më e lartë e vendit. Ai ka një lartësi mbi 1613 metra dhe përbën një zonë fantastike për stinën e dimrit, pasi mbulohet nga dëbora. Ai ka një park 3300 hektarë që ruhet nga Shërbimi Pyjor i Tiranës. Vizitorët mund të kënaqen duke bërë një xhiro me Dajti Ekspres, një sistem teleferik unik për Shqipërinë.

Piramida

Më parë, Piramida njihej si muzeu “Enver Hoxha”. Ajo u inaugurua në vitin 1988 dhe e mori emrin e sotëm pas lëvizjes së studentëve në dhjetor 1990. Ndërtesa u projektua nga një ekip arkitektësh nën drejtimin e vajzës së diktatorit Hoxha, Pranvera Hoxha dhe Klement Kolanecit. Te Piramida janë zhvilluar me dhjetëra panaire ndërkombëtare, por tashmë ajo është jashtë funksionit, dhe pritet të restaurohet.

Kopshti Botanik

Kopshti Botanik nisi të ndërtohej në vitin 1964 dhe tani zë një hapësirë p rej 15 hektarësh përgjatë Parkut të liqenit. Ai përfundoi 1971, kopshti është habitadti i koleksioneve fitogjeografike dhe sistematike të vlerave shkencore dhe kulturore të jashtëzakonshme. Ai është pjesë e Universitetit të Tiranës. Në kopsht mund të gjenden 2000 specie shqiptare dhe ekzotike.

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -