Artistja shqiptare do të ngjitet në këtë skenë për gjashtë mbrëmje, pasi që, siç bëhet e ditur, shfaqja fillimisht do të prezantohet më 27 shtator për t’iu rezervuar më pas edhe paraqitje të tjera edhe përgjatë muajit tetor.
Opera Kombëtare e Parisit ka futur në repertor shfaqjen operistike “Madame Butterfly”, të Puccinit ku me këtë shfaqje operistike do të ngjitet edhe sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho. Artistja shqiptare do të ngjitet në këtë skenë për gjashtë mbrëmje, pasi që, siç bëhet e ditur, shfaqja fillimisht do të prezantohet më 27 shtator, sikurse që di të ketë reprizën më 30 të po atij muaji, për të vazhduar më pas edhe më 3, 7, 10 dhe 13 tetor.
