Thaçi kërkon kontributin e qytetarëve për UNESCO

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kontribuojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka shkruar, po ashtu se përkundër se Kosova është territorialisht e vogël, zëri i saj për pranim në UNESKO, do të jetë i fuqishëm.

“Është betejë e vështire. Kosova është e vogël, por zëri ynë do të ndihet dhe me çdo fuqi që kemi do të tentojmë ta anëtarësojmë Kosovën ne UNESCO. Kërkoj edhe nga ju të jepni kontribut. Të dërgoni letra, të qeta, pozitive, me fokus në nevojat tona në arsim, shkencë dhe kulturë. Bëhuni edhe ju ambasadorë të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.