Një femër e dyshuar nga komuniteti serb është arrestuar në Zubin Potok, pasi e njëjta ka sulmuar me thikë viktimën mashkull, të komunitetit serb, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Policia nuk ka dhënë detaje rreth motivit të këtij sulmi por ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Mitrovicë është arrestuar një serb tjetër, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar disa herë në shtëpinë e ankueses femër dhe e ka shqetësuar.
