Galliani konfirmon bisedimet për Balotellin

TË FUNDIT

Sulmuesi italian, Mario Balotelli është rrugës së rikthimit në San Siro, tashmë bisedimet ndërmjet Milanit dhe Liverpoolit kanë filluar për transferimin e tij.

Sipas raporteve nga “Goal”, Balotelli është takuar me trajnerin e Milanit, Sinisa Mihajloviq për të biseduar rreth një mundësie të huazimit të tij për një vit.

“Jemi duke biseduar me Liverpoolin. Ende nuk kemi ndonjë marrëveshje me ta se çfarë shume të pagës duhet të paguajmë, por ende jemi duke biseduar për këtë. Balotelli na ka bindur që ta rikthejmë, ai është i vetëdijshëm se ne po i japim shansin e fundit për ta rikthyer karrierën e tij”, është shprehur Galliani për Mediaset.

Në rast të huazimit të tij, Milani mund të vendos nëse do të vazhdojë ta mbajë në skuadër atë, apo t’i ofrojë kontratë Ibrahimoviqit në vitin e ardhshëm, pasi përfundimit të kontratës së tij me PSG-në.