Nga një varg i sulmeve vetëvrasëse me makina-bomba të militantëve të grupit, Shteti Islamik, në provincën Anbar në Irak, janë vrarë tetë ushtarë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë. Zyrtarët kanë thënë se cak i sulmeve të sotme ishin bazat e forcave të sigurisë, ku ndodhen ushtarë, policë dhe pjesëtarë të grupeve aleate./21Media
