Kur amerikanët u pyetën në një sondazh se kush mund të jetë një president më i mirë mes Donald Trump dhe regjisorit të “American Sniper”, 72 për qind e të anketuarve zgjodhën Clint Eastwood.
Donald Trump mund të jetë një nga kandidatët kryesor të republikanëve në zgjedhjet presidenciale në USA, por një studim i “Harris Poll” tregon se kjo mund të ndryshojë në qoftë se Clint Eastwood hyn në garë.
Eastwood, një republikan i sinqertë, mbahet mend ndërsa mbajti shkëlqyeshëm një fjalim gjëmues, “ad-libbed”, me një karrige bosh në vitin 2012, gjatë konventës Republikane Kombëtare.
Të famshëm të tjerë gjithashtu u paraqitën shumë mirë kur u propozuan kundër kandidatëve presidencialë. George Clooney ishte i preferuar nga 57 për qind e të anketuarve mbi Jeb Bush, 59 për qind zgjodhën Ben Affleck mbi Ted Cruz, dhe 55 për qind zgjodhën Jimmy Fallon mbi Rand Paul.
