Si të ruani jetëgjatësinë e baterisë tek telefoni apo laptopi

0

Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e duhura, të cilat do ju ndihmojnë për të pasur një baterisa më jetëgjatë për telefonin dhe laptopin tuaj. Për të zgjatur sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë, duhet të ndiqni këto udhëzime si:

Përdorni mjetet për kujdesin e baterisë tek laptopi
Prodhuesit e kompjuterëve, si Lenovo apo Sony, shpesh herë ofrojnë mjete për mirëmbajtjen e baterisë, të cilat ndalojnë automatikisht baterinë që të shkarkojë të gjithë energjinë, e cila mund ta shkatërrojë atë shumë shpejt.

Mbajini telefonin dhe laptopin në një vend me temperaturë normale
Temperaturat e larta gjithmonë i shkatërrojnë bateritë. Mos i lini laptopin, telefonin ose pajisje të tjera në vende me temperatura të larta; sigurohuni që laptopi nuk është shumë i nxehtë, po ashtu edhe telefoni.

Mos e lini telefonin në karikim kur është plot me bateri
Shumë njerëz mendojnë se gjëja e parë që duhet të bëjnë me një telefon të ri është karikimi i tij 100%. Ky është një supozim i gabuar. Mbani mend, bateria funksionon më mirë mes 40% dhe 80%.

Mos e lini që bateria e telefonit apo laptopit të bie në zero
Bateritë moderne të ditëve të sotme nuk duhet të shkojnë në zero dhe të furnizohen sërish me energji që jetëgjatësia e tyre të rritet më shumë. Mundohuni ta mbani baterinë midis 40% dhe 80% shumicën e kohës.

Zgjidhni opsionin “Sleep” në vend që ta fikni laptopin
Ta fikësh laptopin dhe ta ndezësh sërish, harxhon më shumë bateri se ta vendosësh në opsion “Sleep”. Ndërsa opsioni “Hibernate” ruan më shumë baterinë se sa opsioni “Sleep”, por merr më shumë kohë që laptopi të fillojë të funksionojë normalisht.

Rregulloni dritën e ekranit
Nëse ekranin e telefonit e keni me dritë të fortë, bateria do të zgjasë më pak, prandaj klikoni tek konfigurimet dhe zvogëlojeni dritën në ekran. Ndriçimi i ekranit ndikon edhe tek bateria e laptopit.

Përdorni aplikacionet për ruajtjen e baterisë
Kur telefoni nuk ka fare bateri, aplikacionet që ju ndihmojnë të zgjasni baterinë, do të ndihmojnë gjithashtu që telefoni mos të shkatërrohet shumë shpejt

Pse duhet ti mbani flokët bisht gjatë gjumit

0

Mënyra më e mirë për të mbajtur flokët gjatë gjumit është ti mbani të kapura ato. Kjo është një ndër mënyrat që do jua mbajë më në rregull flokë tuaja. Mbajtja e flokëve të kapura topuz nuk i lejon flokë tuaja të ngatërrohen gjatë natës.

Ky model e bën më të lehtë krehjen e flokëve në mëngjes sepse ato nuk janë fërkuar me jastëkun tuaj, gjithashtu është një mënyrë e mirë për të rritur volumin e flokëve tuaj duke bërë të mundur sigurimin e ondeve të lehta pa ndihmën e piastrës, duke evituar kështu edhe dëmtimin e tyre.

Kompetencat e “Zajednicës” trazojnë Kosovën

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, pritet që t’ia “lidhin kryet” marrëveshjes së shumëpërfolur për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Dy liderët, në një raund bisedimesh që pritet të jetë me shumë tensione, do ta konkretizojë idenë se si do të duket “Zajednica” në periudhën vijuese, me kompetenca ekzekutive siç po e kërkon Serbia apo si një OJQ siç po propozon Kosova,transmeton zëri.

E në anën tjetër, BE duket se do ta gjejë një kompromis ndërmjet dy propozimeve, që Asociacioni të mos i ketë kompetencat e një autonomie politike e territoriale, por jo edhe si bashkësi dekori.

BE do të rishikojë masat e sigurisë në stacionet e trenave

0

Ministrat e transportit të vendeve anëtare të BE-së do të rishikojnë masat e sigurisë në stacionet e trenave në Europë në takimin e tyre të ardhshëm në tetor, bëri të ditur të hënën në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Europian Jakub Adamowicz.

Një lëvizje e tillë vjen pas një sulmi me armë në trenin ndërkombëtar të shpejtësisë së lartë “Thalys”.
Adamowicz-i u shpreh se siguria e transportit do të jetë tema kryesore e takimit të ministrave të transportit. Vendet anëtare të BE-së do të bëjnë propozimet e tyre lidhur me masat ligjore për të zgjidhur problemin e sigurisë së transportit.

Zëdhënësi i Komisionit Europian theksoi gjithashtu se BE-ja nuk do të reagojë në mënyrë të tepruar lidhur me këtë çështje, sepse kjo do të ndikonte në lirshmërinë e udhëtimit dhe do të rriste koston e logjistikës.

Ndërkohë, ai tha se çdo përgjigje e BE-së ndaj incidentit nuk duhet të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve në të 26 vendet e hapësirës “Shengen”.
Të hënën, në trenin ndërkombëtar të shpejtësisë së lartë “Thalys”, që po udhëtonte nga Amsterdami në Paris, një njeri i armatosur plagosi tre veta, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Sipas shërbimeve sekrete franceze, i dyshuari si autor i sulmit hipi në këtë tren në Stacionin Jugor të Brukselit.

Zjarr në Rahovec, digjen 30 ari rrush

0

Si pasojë e një zjarri në një fushë të hapur, janë djegur rreth 30 tridhjetë ari sipërfaqe e mbjellur me rrush në fshatin Reti e Ultë të Rahovecit.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

​Të rinjtë e AAK-së protestojnë për demarkacionin

0

Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), sot (25 gusht), në orën 09:00, do të zhvillojnë një protestë simbolike para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës, për të shprehur mospajtimin e tyre me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në një komunikatë për media ku lajmërohet për protestën AAK thotë se ky do të jetë paralajmërimi i fundit se nuk do të tolerohet vendosja e kufirit në dëm të Kosovës.

E qëllon në këmbë për çështje pronësore

0

Në fshatin Qallapek të Pejës policia ka arrestuar një person pasi ai lidhur me një çështje pronësore ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull të cilin e ka qëlluar në këmbë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima gjendet për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje si dhe është konfiskuar arma Pushkë gjuetie me pesë fishekë./21 Media/

Në Drenas policia gjen kanabis

0

Në fshatin Verbofc të Drenasit, Policia e Kosovës ka konfiskuar 47 bimë të dyshuara të llojit Kanabis sativa me gjatësi prej 2.5 metrash.

Policia e cila ka bastisur shtëpinë e personit, përpos kësaj ka gjetur në një objekt përcjellës të shtëpisë edhe 2.200 gram (2.2 kg) substancë narkotike të cilën i dyshuari e kishte vendosur për t’u tharë, si dhe 36.6 gram fara të bimës kanabis.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Anastacia këndon live sot në Tiranë

0

​Një nga këngëtaret më të njohura të mijëvjeçarit, Anastacia. do të performojë sot për publikun shqiptar.

Nën kujdesin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, mbështetur nga Telekom Albania, Anastacia e konsideruar si një ndër zërat më të mirë në botë, do këndojë live në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, këngët e saj më të pëlqyera ndër vite. Ndër to bëjnë pjesë hite si: Sick & Tired, Not that kind, Left outside alone e të tjera.

Veç argëtimit, ky koncert mbështet një nismë shumë humane siç është forca e femrës dhe roli i rëndësishëm që ajo luan në zhvillimin e shoqërisë. Këngëtarja, kantautorja dhe producentja Anastacia është mishërim i fortë i kësaj çështje.

Ajo ka luftuar me kancerin e gjirit për shumë vite duke treguar forcë për të ecur përpara në jetën dhe karrierën e saj, pa u dorëzuar në asnjë moment. Albumi i saj i fundit quhet “Ringjallje”, i cili përcjell mesazhe shprese që inkurajojnë çdo kënd për gjetjen e forcës vetjake dhe pozitivitetit të plotë. Me mbi 60 koncerte në të gjithë botën, falë Telekom Albania, Anastacia do të bëjë pjesë të turit të saj botëror dhe Shqipërinë.

"Frankfurter Allgemeiner Zeitu" :“Në Shqipëri lulëzon hashashi”

0

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”, ka rezervuar një hapësirë të veçantë për Shqipërinë dhe problemet e saj të thella nën titullin “Shqipëria Vendi ku lulëzon Hashashi. Me gjuhë të ashpër gazeta shkruan se politika nuk bën asgjë dhe në disa raste është vetë e përzierë.

“Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq profitabël saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve”

E përditshmja gjemane shkruan për politikë klienteliste të lidhur dhe financuar ngushtë nga klanet mafioze.

“Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, cilado qoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organzuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të”

Gazeta gjarmane shkruan dhe se kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të qershorit shpërfilli kërkesat e ndërkombëtarëve duke kandiduar individë me rekorde kriminale.

“Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime.

E përditshmja gjermane rendit gjithë problemet e vendit dhe e konsideron Shqipërinë një vend pa të ardhme.