Anastacia këndon live sot në Tiranë

TË FUNDIT

​Një nga këngëtaret më të njohura të mijëvjeçarit, Anastacia. do të performojë sot për publikun shqiptar.

Nën kujdesin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, mbështetur nga Telekom Albania, Anastacia e konsideruar si një ndër zërat më të mirë në botë, do këndojë live në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, këngët e saj më të pëlqyera ndër vite. Ndër to bëjnë pjesë hite si: Sick & Tired, Not that kind, Left outside alone e të tjera.

Veç argëtimit, ky koncert mbështet një nismë shumë humane siç është forca e femrës dhe roli i rëndësishëm që ajo luan në zhvillimin e shoqërisë. Këngëtarja, kantautorja dhe producentja Anastacia është mishërim i fortë i kësaj çështje.

Ajo ka luftuar me kancerin e gjirit për shumë vite duke treguar forcë për të ecur përpara në jetën dhe karrierën e saj, pa u dorëzuar në asnjë moment. Albumi i saj i fundit quhet “Ringjallje”, i cili përcjell mesazhe shprese që inkurajojnë çdo kënd për gjetjen e forcës vetjake dhe pozitivitetit të plotë. Me mbi 60 koncerte në të gjithë botën, falë Telekom Albania, Anastacia do të bëjë pjesë të turit të saj botëror dhe Shqipërinë.