Kolumbia është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë sipas shkallës Rihter, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Tërmeti ka ndodhur rreth 34 kilometra në veriperëndim të qytetit Kartago, ndërsa epiqendra ka qenë në një thellësi prej 115 kilometrash.
Deri tani nuk dihet nëse ka viktima.
