Të paktën gjashtë persona u vranë nga rrëzimi i një avioni të vogël në Quebec të Kanadasë.
Zyrtarët deklarojnë se avioni i tipit Kastor ra në zonën pyjore në Quebec dhe nga rrëzimi i tij humbën jetën gjashtë persona, nga të cilët katër janë britanikë.
Ata theksojnë se aeroplani po kryente një fluturim turistik dhe se para ngritjes çdo gjë ishte në rregull. Ndërkohë theksohet se hetimet në lidhje me rrëzimin e avionit vazhdojnë.
6 të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël
Krasniqi: Ah! Sikur ta kishim problem vetëm “Zajednicën”
Ish – kryeparlamentari Jakup Krasniqi, po e quan problem shumë të madh krijimin e Asociacionit të Komunave, por po thotë se jo vetëm ky është problem politik dhe i madh i Kosovës.
Në një shkrim autorial Krasniqi thotë se pasojat e plota të tij do të dihen më vonë.
Krasniqi e fut si problem edhe Gjykatën Speciale, që të dy këto probleme sipas tij e kanë një histori gati pesë vjeçare.
“Më konkretisht e para, fillin e ka të Raporti i Dick Martit të miratuar nga KE, ndërsa e dyta me fillimin e Bisedimeve “teknike” me ndërmjetësimin e Brukselit. Që në fillimin e tyre, me asnjërën nga këto çështje, politika e jonë nuk është marrë seriozisht, madje as nuk ka zhvilluar një debat serioz, fatkeqësisht jo vetëm për këto dy çështje”, shkruan Krasniqi.
Më poshtë lexojeni të plotë shkrimin e ish – kryeparlamentarit Jakup Krasniqi
AH! SIKUR TA KISHIM PROBLEM VETËM “ZAJEDNICËN”
Ka kohë që në jetën tonë shoqërore e politike na bëhen tema qendrore, ato që nuk do të ishin të tilla. Pa dyshim që e gjithë kjo bëhet për t’ju ikur problemeve kryesore të vendit e të njerëzve tanë. Dhe nuk mund të jetë ndryshe në një shoqëri, ku edhe për çështjet më madhore nuk vlerësohen veprimet konkrete, por edhe punët më të pista të jetës politike mbulohen me deklarime të një patriotizmi deklarativ për të mos thënë banal?! A ju kujtohet sesi njëra nga datat kryesore te UÇK-së, është e fjalëve e jo e pushkëve të Lirisë?! Ky ishte vetëm një digresion.
Pas Gjykatës Speciale e cila dorën në zemër, nuk është problem i vogël politikë e pastaj listave se kush mund të ishin të ndjekurit nga ajo gjykatë, tani në rend të ditës ka ardhur Asociacioni i Komunave serbe. As kjo çështje nuk është problem i vogël politik, por pasojat e plota të tij do të dihen më vonë. Që të dy këto probleme e kanë një histori gati pesë vjeçare. Më konkretisht e para, fillin e ka të Raporti i Dick Martit të miratuar nga KE, nd ërsa e dyta me fillimin e Bisedimeve “teknike” me ndërmjetësimin e Brukselit. Që në fillimin e tyre, me asnjërën nga këto çështje, politika e jonë nuk është marrë seriozisht, madje as nuk ka zhvilluar një debat serioz, fatkeqësisht jo vetëm për këto dy çështje.
Të dalim aty edhe për ku u nisa, të “Zajednica” e komunave serbe, te Asociacioni i komunave. Këtu natyrshëm shtrohet pyetja: Nëse asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, cila do të ishte arsyeja të bisedohet në Bruksel kur kjo çështje është biseduar në Vjenë, e cila çështje është e sqaruar mirë në Dokumentin e Presidentit Ahtisari? Ne e kemi një asociacion të komunave të përshkruar në ligje dhe Kushtetutë! Konsideroj që problemi nuk është vetëm ke asociacioni, por të e tërë (Mos) Marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe miratimi i saj në Kuvend më ma tepër se 80 vota të deputetëve të Kuvendit tonë. Pra problem nuk është asociacioni, p roblemi është të ata që e hapën Dokumentin gjithëpërfshirës për zgjedhjen e statusit politikë të Kosovës të njohur si Dokumenti i Presidentit Ahtisari dhe mbi të gjitha, të hapja e bisedimeve politike me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës!
Pra, nëse bëjmë një krahasim në mes të bisedimeve të Rambujesë e të Vjenës ku janë biseduar çështjet e “brendshme” të Serbisë, të cilat bisedime natyrshëm e kanë sjellë Pavarësinë e mbikëqyrur ( te cilën një herë e hoqëm e sivjet e rikthyem në katror), në bisedimet e Brukselit është biseduar për çështjet e brendshme të Kosovës dhe Kosova nuk mund të ishte fituese. Fitorja e këtyre bisedimeve, fatkeqësisht po i nënshkruhet Serbisë!
Andaj o duhet të merremi me problemin si tërësi ose nuk duhet të merremi fare?! Se (mos) Marrëveshja e Brukselit do të vazhdoj të hapë edhe tema të tjera, si janë pasuritë nëntokësore e ujore te Kosovës?! Mbasi mund të flitet edhe për një sovranitet të dyfishtë?! Me këta qeveritarë, që punë e konsiderojnë vetëm punësimin e familjarëve të tyre apo dhënien e tenderëve bijve të tyre, ditë të vështira e presin vendin! Qofsha i gabuar!
" UNMIK-u i dëmshëm për Kosovën, duhet të largohet "
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, mbetet i padëshiruar dhe po shihet si pengesë nga ana e opozitës dhe shoqërisë civile për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës,veçanërisht në sferën diplomatike.
Për Lëvizjen Vetëvendosje ky mision dhe prezenca e tij në Kosovë mbetet e papranueshme dhe si e tillë nuk duhet lejuar. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Zgjim Hyseni në një prononcim për KosovaPress tha se duhet të ndërpritet ky mision sa më shpejtë që është e mundur.
Ndërsa për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës prezenca e mëtejme e UNMIK-ut, përveç që është e panevojshme, ajo edhe po shkakton vështirësi për Kosovën dhe njohjen e shtetësisë së saj, pasi që po përdoret nga ana e shtetit serb si argument për të parandaluar njohjet.
“Vete ekzistenca e misionit te UNMIK-ut dhe Rezoluta 1244 e cila, fatkeqësisht vazhdon të jetë ende në fuqi, shpeshherë po përdoret si argument nga Serbia për nevoja të konsumit të brendshëm politik por edhe si argument në përpjekjet agjituese dhe të avokimit te vendet e ndryshme nëpër botë, me qëllim të parandalimit të njohjeve për Kosovën. Dhe rrjedhimisht, është pikërisht procesi i njohjeve për Kosovën, ai i cili është më së shumti duke lënguar dhe vazhdon të pengohet me vetë prezencën e UNMIK-ut dhe Rezolutën 1244”, tha për KosovaPress përmes një përgjigje me email, anëtari i kryesisë së AAK-së, Alban Dermaku.
Në anën tjetër, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, vlerëson se ndonëse UNMIK vazhdon të jetë pasiv me prezencën e tij në Kosovë, ky mision si i tillë po dëmton shtetësinë dhe imazhin e vendit.
Sipas tij, do të ishte një gabim diplomatik nëse institucionet e Kosovës do të kërkonin të largohej me forcë ky mision, por se për të kërkuar një gjë të tillë, sipas tij, do të duhej të gjendeshin forma të tjera të cilat do të ia pamundësonin prezencën këtij misioni në vendin tonë.
Ai tha se Kosova duhet të promovoi interpretimin e opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmon që Rezoluta 1244 nuk është problem për shtetësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht në këtë opinion specifikohet se ekzistenca e saj në asnjë mënyrë nuk pengon dhe duhet të shihet si kundërshtim për pavarësinë e Kosovës.
Sipas Korenicës, prezenca e UNMIK është shumë herë më i rrezikshëm në luftim që Serbia po i bënë edhe imazhit, edhe anëtarësimit tonë në organizata ndërkombëtare se sa rezoluta 1244.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme i KosovësHashim Thaçi në fjalimin e tij të mbajtur të premten para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka kërkuar që të shqyrtohet me diskutime serioze mandati i misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Thaçi krejt në fund të fjalimit të tij është shprehur “ Mandati i ardhshëm i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm duhet të shqyrtohet me diskutime serioze se si mund të transferohen burimet që deri me tani shpenzoheshin në Kosovë te njerëzit në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, të cilët sot po ballafaqohen me vështirësi të mëdha dhe kërcënime ekzistenciale”
Investitor të huaj interesohen për shëndetësinë në Kosovë
Përfaqësues të kompanive nga Austria e Gjermania, kanë vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë shfaqur interesim për investime për fushat e shërbimeve deficitare në shëndetësinë e Kosovës.
Përfaqësuesit e kompanisë “Amethy Radiotherapy Deutchland Gmbh”, dr. Paul Stuchetz dhe dr. Emil Hensler, nënkryetar i kompanisë Elekta për Evropë, Amerikë Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, janë interesuar kryesisht në fushën e radio-onkologjisë si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe spitalet e vendit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore deficitare në Kosovë, në një partneritet të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.
Këta investitor janë pritur nga zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, i cili sipas një komunikate për media të kësaj ministrie i ka njoftuar ata me reformat shëndetësore në proces, aspektet ligjore të bashkëpunimit, fushat ku ka më shumë nevojë për bashkëpunim midis Kosovës, profesionistëve të saj shëndetësor dhe investitorëve të interesuar, me qëllim të sigurimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe më pak të kushtueshme për sektorin shëndetësor në Kosovë.
Sadiku, thuhet të ketë thënë se MSh është e angazhuar që të krijojë sa më shumë mundësi që qytetarët kosovarë të marrin shërbime sa më cilësore në sektorin publik shëndetësor, të ketë konkurrencë të shëndoshë me sektorin privat dhe të hapen mundësi bashkëpunimi me institucione të ndryshme edhe jashtë vendit.
“Synim i Ministrisë është që qytetarët të marrin shërbime adekuate shëndetësore në Kosovë dhe sa më pak mjete të taksapaguesve kosovarë të shkojnë jashtë shtetit, si pasojë e funksionimit jo të plotë të disa shërbimeve shëndetësore në vend”, ka thënë Sadiku.
Më tutje, po sipas komunikatës Sadiku ka shtuar se është e rëndësishme gjithashtu edhe ngritja e vazhduar në aspektin e edukimit profesional e profesionistëve shëndetësor, të cilët mund të përfitojnë përmes bashkëpunimeve të ndryshme në fu sha specifike.
Tuna ndryshon “look”-un
Altuna Sejdiu njihet për risitë që sjellë jo vetëmme projektet e saja, por edhe me dukjen.
Këngëtarja, e cila njihet më mirë si Tuna, ka postuar një fotografi në Instagram, duke u treguar fansave se ka lyer flokët me ngjyrë të kaltër.
Ndërsa së fundi, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi , ku tuna shihet me pamjen e re dhe duket mjaft bukur.
Kujtojmë se ky është një trend i ri botëror, të cilën po e ndjekin edhe këngëtaret tona. Të njëjtën gjë e kanë bërë ditë më parë edhe Ronela Hajati.

Eliminohet Distria Krasniqi
Xhudistja e përfaqësueses së Kosovës, Distria Krasniqi është eliminuar nga Kampionati Botëror që po mbahet në Astana të Kazakistanit.
Xhudistja jonë ka pësuar disfate nga Andreea Chitu nga Rumania në rrethin e tretë. Kjo sfidë në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (pas 4 minutave), por në vazhdime përvoja e rumunes e bëri të veten, edhe pse Distria tregoi performancë mjaft të mirë.
Distria Krasniqi e cila garon në kategorinë 52 kg, mirë i nisi garat në këtë Botëror, pasi që ajo në luftën e parë shkëlqeu, duke e mposhtur finlandezen Katri Kakko. Megjithatë, xhudistja jonë nuk ia doli të kalojë pengesën e quajtur Andreea Chitu.
SHBA ndihmon Ukrainën me avionë luftarak
Shtetet e Bashkuara do dërgojnë shumë shpejt në Europë avionë luftarak F-22 si pjesë e planit për t’i mbështetur anëtarët e NATO-së të cilët ndihen të demoralizuar nga intervenimi i Rusisë në Ukrainë.
Sekretari i forcave ajrore nuk ka dhënë një numër të saktë të avionëve që do dërgohen, datën apo lokacionin e dërgimit të fluturakeve.
James ndër të tjera ka thënë që dërgimi i fluturakeve do ju japë mundësinë pilotëve të F-22 të fitojnë më shumë përvojë në terrenin Europian. Forcat ajrore më parë i kanë përdorur fluturaket në Japoni dhe në Korenë Jugore.
Gjenerali Mark Welsh James, gjithashtu tha se kjo përvojë do i mundësojë avionëve të fluturojnë brenda dhe jashtë hapësirave që mund të përdoren në disa konflikte të ardhshme.
Avionët së pari hynë në përdorim në dhjetor të vitit 2005, ndërkaq F-22 i fundit ju është dërguar forcave ajrore në vitin 2012
Turqia do vazhdojë ta mbështes Kosovën
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç.
Ministri Hyseni i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos në fushën e bashkëpunimit mes policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit
Ministri Hyseni po ashtu vuri në dukje mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.
Ndërsa ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç, shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës. Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik.
Ekspozohen 80 piktura në përvjetorin e datëlindjes së Nënës Tereze
Ekspozita do të hapet më 26 gusht
Grupi i artistëve “Infinity Art”, do të prezantohet me një ekspozitë në ambient të hapur por që do të ketë edhe dedikim. Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë do të mbahet në Sheshin Nëna Tereze, pikërisht për shënimin e përvjetorit të datëlindjes së kësaj humaniste të madhe, ku edhe do të ekspozohen 80 piktura. Ekspozita do të hapet më 26 gusht në ora 10:00 dhe do të ketë qëndrim një ditor deri në ora 17:00.
Europa para një detyre brezash
Kriza e refugjatëve është gjithashtu një krizë e sistemit europian të azilit. Berlini dhe Brukseli debatojnë për kursin e duhur.
“Ne kemi nevojë të shpejtë për një strategji të fortë europiane”, tha Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian. Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk mund ta rregullojë i vetëm emigrimin. Europa ka standardet më të larta për azil në botë. “Kjo është e sanksionuar në ligjet dhe marrëveshjet tona. Megjithatë, unë jam i shqetësuar se kjo është gjithmonë e më pak e ngulitur në zemrat tona! Gjuha e urrejtjes dhe deklaratat e paarsyeshme e vënë në rrezik lirinë e udhëtimit në zonën Shengen”, – tha Juncker për gazetën “Welt am Sonntag”.
Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, që të dy socialdemokratët shkruajnë për “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” se Europa po përballet me një “detyrë brezash”, por “deri tani reagimet nuk përputhen me pretendimin që duhet të ketë Europa ndaj vetes”.
Sipas tyre e nevojshme është një shpërndarje e drejtë të refugjatëve. “Një situatë si e sotmja, ku vetëm disa shtete anëtare mbajnë gjithë përgjegjësinë, është po aq pak e pranueshme sa dhe një sistem që e shpërndan ngarkesën në mënyrë të njëanshme për vendet që gjenden në kufijtë e jashtëm të BE-së”, shkruajnë Gabriel dhe Steinmeier. Dy socialdemokratët kanë formuluar një plan dhjetëpikësh për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Sipas tyre nevojiten kritere të sakta, objektive dhe të kuptueshme për kuotat e pranimit për të gjitha shtetet anëtare në përputhje me performancën e tyre ekonomike.
Ministri gjerman i Zhvillimit, Gerd Müller, kritikoi të shtunën me forcë “hezitimin e padurueshëm të BE-së”. Ai i kërkoi përsëri Brukselit një program të menjëhershëm prej mbi dhjetë miliardë euro për të ngritur ndër të tjera qendra emergjente në vendet anëtare që përbëjnë kufijtë e jashtëm të BE-së. Komisioni Europian i hodhi poshtë akuzat për mosveprim. Propozimi i Müller qe diskutuar disa javë më parë në Bruksel, por ka edhe çështje teknike dhe ligjore të pasqaruara. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë vënë tashmë rreth 3.7 miliardë euro në dispozicion për të ndihmuar viktimat e luftës civile në Siri.
Nga perspektiva e qeverisë gjermane përgjegjës për të garantuar standarde unike që kanë të bëjnë me refugjatët është Komisioni Europian. “Në Gjermani kemi standarde të arsyeshme, humanitare për strehimin, kujdes mjekësor, para xhepi dhe gjëra të tjera. Shumë vende të tjera të BE-së kanë standarde të ulëta. Strehime të denja duhet të vënë në dispozicion të gjitha vendet e BE-së, jo vetëm Gjermania,” tha ministri i Zhvillimit Müller. Edhe Gabrieli dhe Steinmeieri kërkojnë në shkrimin e tyre kushte më të mira për pranimin e refugjatëve në të gjithë Europën. Refugjatët që kanë fituar azilin në një nga shtetet anëtare, duhet ta gëzojnë këtë status në të gjithë BE-në, shkruajnë ata. Kurse atyre që nuk u pranohet kërkesa për azil duhet të kthehen në atdheun e tyre.
