Sot protestohet në Pejë për Demarkacionin

0

Një grup i banorëve të qytetit të Pejës, kanë organizuar një protestë për kundërshtimin e nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Udhëheqësi i këtij grupi Ali Lajqi, ka konfirmuar se protestuesit do të mblidhen në orën 12:00 të vendi i quajtur “Te Arrat” dhe do të vazhdojnë në drejtim të kullës.

Protesta është paraparë që të zgjasë për 1 orë.

Lajqi, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë nga vendet e ndryshme në Kosovë që t’i bashkohen kësaj proteste.

"Shqipëria vendi i ëndrrave"

0

Guida e rradhës për në Shqipëri vjen nga “Adventurous Kate”, një blogere nga SHBA e cila udhëton e vetme nëpër të gjithë botën.

Në një shkrim të veçantë dedikuar udhëtimit të saj nëpër Shqipëri, Kate përshkruan në detaje çdo moment të kësaj aventure që sipas saj nis kështu:

“Shqipëria ishte vendi që mezi po prisja të vizitoja këtë verë. Ishte pjesë e ëndërrave të mia – vend i një kulture të mahnitshme dhe e disa prej plazheve më të bukura në Europë, por ende pak ‘i humbur’.”

Më tej, në përshkrimin e saj Kate tregon sesi i lindi idea për të vizituar Shqipërinë, e kjo ndodhi pasi ishte miqësuar me dy vajza shqiptare, emigrante në SHBA, që e kishin shoqëruar atë në një tur në Amerikën qendrore. Të prezantuara si Erisa dhe Bianka, këto dy vajza i kishin rrëfyer Kate histori dhe anekdoda për Shqipërinë, duke i dhënë mundësinë asaj të njihte një vend që sipas saj shumica e njerëzve e njohin nëpërmjet filmit Taken. Kështu, në mënyrë që t’i jepte Shqipërisë një shans për të njohur dhe anët e saj të mrekullueshme e jo vetëm steriotipet negative , ajo vendosi ta vizitonte personalisht vendin tonë dhe mbeti padyshim e mahnitur.

Ndonëse fillimisht tregon se vendi ynë ka ende disa probleme me infrastrukturën për turistët dhe sqaron nivelin e zhvillimit dhe të ekonomisë tonë, duke mos harruar pa përmendur faktin se shumicën e shekullit të 20-të Shqipëria e ka kaluar në izolim të plotë duke lënë pasoja edhe në ditët e sotme.

Artikulli nis me faktin e parë, se “Shqipëria është një vend mysliman”, çka për blogeren Kate është mjaft interesante pasi njihet kryesisht si një vend laik, ku feja nuk ndikon në qeverisje. Më tej gjuha shqipe është sërish në fokus, si një gjuhë “që nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër ekzistuese”, pavarsisht prejardhjes së saj indo-Europiane.

Ajo çka tërheq vëmendjen e saj është gjithashtu prania e flamurit Shqiptar kudo, (jo vetëm në ndërtesat qeveritare) s i dhe shitja e simbolit kombëtar të shqiptarëve në forma të ndryshme, në bluza e deri në postera. Të njëjtin detaj ajo e ka vënë re dhe në Kosovë, duke sqaruar se është vend me kombësi shqiptare. Por fakti më i mahnitshëm për të janë çmimet absolutisht të ulëta në Shqipëri, duke listuar një sërë produktesh si ushqimi, kafet dhe birrat, por dhe veshjet.

Ndërsa kritikon disi transportin publik dhe mungesën e stacionëve të autobusve dhe mjeteve të tjera të transportit, ajo rrëfen një eksperiencë jo fort të këndshme me mundin që ju desh të kalonte për të mbërritur në destinacion.

Megjithatë jeta e natës dhe kafja e pasdites janë ndër momentet e saj të preferuara, duke e krahasuar këtë zakon me kulturën e Ballkanit dhe sidomos Mesdheut për kënaqësinë e konsumit të kafesë që dominon kudo. Kujdesi i gjyshërve që shoqërojnë nipërit dhe mbesat është një tjetër element, që Kate e vlerëson si një tregues i rëndësishëm i familjeve të forta dhe të mbyllura.

Por surpriza më e madhe për të do të jetë Tirana, tepër e këndshme e që do ta donte shumë me jetën e gjallë dhe vibruese që ofron kryeqyteti shqiptar.

Vizitat në Berat, në Sarandë, Butrint e Ksamil janë gjithashtu pjesë e guidës së saj ku ndjesitë nuk kanë nevojë për komente dhe ajo i prezanton me fotot mahnitëse për të gjithë ndjekësit e saj.

Riviera Shqiptare si gjithmonë merr 5 yjet për disa nga plazhet më të bukura të Europës, me ujërat e kaltra e të ftohta si Ksamili, Himara dhe Drimadhesi. Duke shtuar se Shqipëria është jo plotësisht e zbuluar ajo shton se nuk do të jetë përgjithmonë kështu ndaj i nxit lexuesit e saj t’a vizitojnë vendin tonë sa më parë, ndërsa e rekomandon shumë dhe për femrat turiste që udhëtojnë vetëm duke mos harruar të përmendë dhe larminë e mundësive për turizëm e sporte të ndryshme përgjatë gjithë vitit.

Zuk Z1: Smartfoni me platformën Android të Cyanogen i cili kushton 300 dollarë

0

ZUK, një prodhues kinez smartfonësh i cili zotëron mbështetjen e Lenovo, ka zbuluar versionin e ri të modelit Z1 me platformën Android të Cyanogen.

Telefoni do të dalë në shitje në Shtator edhe për konsumatorët jashtë tregut kinez. Kompania thotë se për modelin kinez të smartfoni ka marrë mbi 2 milion porosi.

Nga ana tjetër edhe njëherë Cyanogen po i bashkohet tregut të smartfonëve premium pas ndarjes me OnePlus dhe dështimit me smartfonin Alcatel One Touch Hero 2+.

Version ndërkombëtar i ZUK Z1 ka një ekran 5.5 inç full HD, bateri me kapacitet 4100 mAh proçesor Qualcomm Snapdragon 801, 3GB RAM, 64GB memorje të brendshme, një portë Type C dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Telefoni ka kamër të pasme 13 megapiksel dhe kamër frontale 8 megapiksel.

Për nga softueri smartfoni do të paiset me ndërtimin më të fundit të Cyanogen 12.1 bazuar në Android Lollipop. Telefoni do të jetë në shitje në Europë, Amerikë, Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme që nga Shtatori me çmim fillestar prej 299 dollar. (PCWorld Albanian)

Bullgari: Ushtria bullgare dërgon autoblinda në kufirin maqedonas

0

Bullgaria ka dërguar autoblinda në katër pikat kufitare me Maqedoninë për të mbështetur policinë kufitare në rast të fluksit të imigrantëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

“Në këtë etapë, ne vetëm do të riforcojmë në mënyrë teknike mbrojtjen e kufirit siguruar nga policia kufitare”, deklaroi Nikolay Karaivanov, një zyrtar i operacioneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

”25 ushtarë dhe automjete të blinduara janë dërguar në pikat kufitare bullgaro-maqedonase, por numri i tyre mund të rritet nëse situata përkeqësohet”, theksoi ai.

Vendi është përfshirë tashmë nga fluksi i imigrantëve që vijnë nga Greqia drejt Maqedonisë.

“Ne e vlerësojmë rrezik (një fluks të tillë), relativisht të limituar sepse Bullgaria respekton procedurat e regjistrimit, që nuk ndodh në Greqi, Maqedoni dhe në Serbi”, deklaroi sot ministrja e Brendshme, Rumiana Batchvarova për televizionin Nova.

Bullgaria ka pritur që prej villimit të vitit 15 000 imigrantë klandestinë, veçanërisht sirianë, të mbërritur në Turqi. Imigrantët e ndaluar në Bullgari janë ven dosur për disa muaj në kape refugjatësh para marrjes së një statusi duke iu mundësuar atyre në rastin më të mirë të udhëtojnë në Bashkimin Evropian.

“Bullgaria i ruan mirë kufijtë e saj, ndërkohë që imigrantët kalojnë shumë lehtë nga ishujt grekë për të shkuar drejt Evropës perëndimore nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë”, nënvizoi ministri i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov. /AFP/

Yahoo: Prizreni, destinacion evropian me çmime të përballueshme!(FOTO)

0

Shkrimi, i botuar nga Meagen Collins në Yahoo, tregon se si ky vend ‘i vogël’ në Evropë mund t’i befasojë. Ai tregon se qëllimi ishte të kalonte një natë në Prizren, por më pas u dashurua në këtë qytet kosovar dhe kaloi tre ditë në qytetin të cilin ai e quan ‘më të përballueshmin’ në Evropë, raporton Telegrafi.
Prizeren1
Meagen thotë se njerëzit në Prizren janë miqësor dhe shumë mikpritës. Ai thotë se historia e këtij qyteti është interesante dhe ushqimi jo vetëm që është shumë i shijshëm por është shumë më lirë se në qytetet tjera evropiane – duke përmendur faktin se mund të merrni një birrë për më pak se 1.50 dollarë.

Në shkrim ai vazhdon të tregojë se Kosova nuk është një vend siç ai e kishte menduar dhe siç e mendojnë shumica e njerëzve të huaj – një vend i pasigurt ku shumë turistë hezitojnë ta vizitojnë, transmeton lajmi.net.

“Madje edhe prindërit e mi u brengosën kur u tregova se do ta vizitoj Kosovën”, thotë ai, duke cekur atë që prindërit i thanë atij: “A je i sigurt që dëshiron të shkosh atje?”.
Prizeren2
Por, nuk iu desh shumë kohë që Meagen ta kuptojë se Kosova nuk është një vend në gjendje lufte më. Ai thotë se ky vend është i mrekullueshëm. E gjitha çfarë duhet të bëni, këshillon ai, është që t’i pyesni vendasit dhe do t’i dëgjoni ata duke thënë: “Kosova është një vend i sigurt, Kosova është e bukur, ju lutem tregoni njerëzve që të vijnë në vizitë”.
“Dhe, kjo është ajo çfarë kemi premtuar se do të bëjmë – për shkak që ata kanë të drejtë 100%”, thotë ai.
Prizeren3
Në shkrimin e tij, ai përmend bukuritë e Prizrenit, historinë, monumentet kulturore, dyqanet, ushqimet, restaurantet dhe kafeteritë e mbushura me njerëz të cilët kënaqen me jetën dhe kafenë e mirë.
Prizeren4
“Lumi Bistrica (që në shqip do të thotë ‘ujë i pastër’) kalon nëpër qendër të qytetit. Ju mund të kaloni urat prej guri nga njëra anë në tjetrën, duke eksploruar restorantet dhe kafeteritë përgjatë tyre”, shkruan ai.

Bullgari: Ushtria bullgare dërgon autoblinda në kufirin maqedonas

0

Bullgaria ka dërguar autoblinda në katër pikat kufitare me Maqedoninë për të mbështetur policinë kufitare në rast të fluksit të imigrantëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

“Në këtë etapë, ne vetëm do të riforcojmë në mënyrë teknike mbrojtjen e kufirit siguruar nga policia kufitare”, deklaroi Nikolay Karaivanov, një zyrtar i operacioneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

”25 ushtarë dhe automjete të blinduara janë dërguar në pikat kufitare bullgaro-maqedonase, por numri i tyre mund të rritet nëse situata përkeqësohet”, theksoi ai.

Vendi është përfshirë tashmë nga fluksi i imigrantëve që vijnë nga Greqia drejt Maqedonisë.

“Ne e vlerësojmë rrezik (një fluks të tillë), relativisht të limituar sepse Bullgaria respekton procedurat e regjistrimit, që nuk ndodh në Greqi, Maqedoni dhe në Serbi”, deklaroi sot ministrja e Brendshme, Rumiana Batchvarova për televizionin Nova.

Bullgaria ka pritur që prej villimit të vitit 15 000 imigrantë klandestinë, veçanërisht sirianë, të mbërritur në Turqi. Imigrantët e ndaluar në Bullgari janë ven dosur për disa muaj në kape refugjatësh para marrjes së një statusi duke iu mundësuar atyre në rastin më të mirë të udhëtojnë në Bashkimin Evropian.

“Bullgaria i ruan mirë kufijtë e saj, ndërkohë që imigrantët kalojnë shumë lehtë nga ishujt grekë për të shkuar drejt Evropës perëndimore nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë”, nënvizoi ministri i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov.

Kim Kardashian, mbretëresha e re e Instagramit

0

Instagrami ka një mbretëreshë të re. Kim Kardashian më në fund ka arritur të tejkalojë Beyoncen, si personi me më së shumti ndjekës në aplikacionin më popullor për foto.

34-vjeçarja tani ka rreth 70 mijë ndjekës më shumë se pop-starja. Kardashian tani numëron mbi 44 milionë ndjekës, ndërsa Byeonce ka 43.935.648 ndjekës.

Por, në “Top 10” gjenden edhe tre motrat e tjera të Kim, Kendall që është në vendin e shtatë, Kylie në të tetin dhe Khloe në të dhjetin.

Vendi i tretë i takon Taylor Swift, ndërsa në të katërtën Slena Gomez. Vendi i pestë është për Ariana Granden, ndërsa në të gjashtin Justin Bieber. Ndërkohë, Nicki Minal është në vendin e nëntë./tch/

TOP 10 llogaritë më të ndjekura në Instagram

1. Kim Kardashian — 44,005,604
2. Beyoncé — 43,935,648
3. Taylor Swift — 43,533,226
4. Selena Gomez — 41,843,095
5. Ariana Grande — 41,696,873
6. Justin Bieber — 36,994,254
7. Kendall Jenner — 35,388,483
8. Kylie Jenner — 33,703,166
9. Nicki Minaj — 32,278,123
10. Khloé Kardashian — 30,522,261

Në mes të krizës me migrantë

0

Bullgaria do të kryejë stërvitje ushtarake pranë kufirit me Maqedoninë pas rritjes së numrit të migrantëve në shtetet e Ballkanit. Shefja e Stafit në Ministrinë e Mbrotjes, Valeria Kardashevska i ka thënë agjencisë Reuters se situata në Maqedoni, Greqi dhe Serbi “është mjaft e komplikuar dhe se duhet të reagojmë në mënyrë parandaluese”.
Ndërkohë mbi 1 mijë emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Afërt, Azia dhe Afrika kanë arritur në Hungari. Vala e re e emigrantëve që arrijnë Bashkimin Evropian, vjen pasi autoritetet maqedonase kanë rihapur kufirin me Greqinë, duke lejuar hyrjen e rreth 7 mijë emigrantëve gjatë tre ditëve të fundit./21Media

124 shtetas të Shqipërisë marrin shtetësinë e Maqedonisë

0

Për 6 muaj 489 shtetas të huaj kanë marrë shtetësinë e Maqedonisë. Prej tyre numër më i madh janë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, kurse më pas vijnë serbët, turqit dhe austriakët. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Të dhënat e fundit zyrtare të MPB-së për 6 muajt e parë të këtij viti tregojnë gjithashtu vërtetojnë trend të rritjes së shtetasve të huaj që dëshirojnë të fitojnë të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë. Nga muaji janar i këtij viti e deri në fund të muajit qershor në regjistrin e shtetasve të rinj të Maqedonisë janë regjistruar 489 shtetas të huaj.

Prej tyre shtetësinë e Maqedonisë e kanë fituar 124 shtetas të Shqipërisë, 126 shtetas nga Kosova, 73 janë shtetas të Serbisë, 28 janë shtetas të Turqisë dhe 18 janë shtetas të Austrisë. Ndërsa gjatë vitit të kaluar kërkesë për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë kanë dorëzuar 1072 shtetas të huaj dhe të drejtën e shtetësisë e kanë fituar 261shtetas nga Shqipëria, 240 shtetas nga Kosova, 131 janë shtetas nga Serbia, 89 janë shtetas turq dhe 35 janë shtetas nga Austria.

Më shumë kërkesa sipas gazetës ditore në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, kanë dorëzuar shqiptarët e Shqipërisë. Pas tyre dëshirë për të fituar shtetësinë e Maqedonisë janë shqiptarët nga Kosova, pastaj Serbët, Turqit dhe Austriakët. Sipas MPB-së brenda një viti kërkesa për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë dorëzojnë shtetas të huaj nga 50 shtete të ndryshme të botës ndërsa numër më të madh të kërkesave dorëzojnë shtetasit nga, Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe Austria, transmeton Koha. Numri më i madh i këtyre shtetasve të huaj të drejtën e shtetësisë të Maqedonisë e kanë fituar në bazë të lidhjeve martesore mirëpo ka edhe nga ata që e kanë fituar në bazë të origjinës gjegjësisht emigrant të cilët kanë paraqitur vendqëndrimin e tyre për periudhë prej 1.5 vite. Vitin e kaluar në bazë të lidhjeve martesore të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë e kanë fituar 670 shtetas të huaj.

Ndryshe Ligji për Shtetësi përveç lidhjeve martesore garanton të drejtën për fitimin e shtetësisë së Maqedonisë edhe për shtetasit e huaj të cilët ilegalisht qëndrojnë në territorin e Maqedonisë më së paku 8 vite.

Kushti i vetëm është të kenë të ardhura për ekzistencë dhe të mos jenë të ndjekur penalisht apo dënuar për vepra serioze si dhe të flasin gjuhën maqedonishte. Më shumë shtetësi të Maqedonisë të huajve u janë nda në vitin 2011, kurse pesë vitet e fundit gjithnjë e më pak ka kërkesa nga shtetasit e huaj për t’u pajisur me shtetësinë e Maqedonisë. Sipas të dhënave të Entit të Statistikë nga viti 1992 e deri në fund të vitit 2014, mbi 100 mijë shtetas të huaj janë bërë shtetas të Maqedonisë.

Bashkëshorti i Dion do të vdesë në krahët e saj

0

Rene Angelli, bashkëshorti 73-vjeçar i këngëtares kanadeze Celine Dion, prej kohësh është duke luftuar me kancerin në fyt.
73-vjeçari është duke e humbur betejën me sëmundjen dhe për këtë është në dijeni edhe vetë. Së fundmi, Rene ka shprehur dëshirën e fundit; të vdesë në krahët e bashkëshortes së tij.

“Rene më tha që do të vdesë në krahët e mi. Në rregull – i thashë – do të jem atje! Do vdesësh në krahët e mi”, deklaroi vetë këngëtarja për “Usa Today”.

Çifti është i martuar që prej vitit 1994 dhe ndajnë së bashku tre fëmijë. Përveç lidhjes sentimentale ata ndajnë edhe lidhjen profesionale. Gjatë gjithë këtyre viteve, Rene ka organizuar dhe drejtuar koncertet e bashkëshortes së tij.
“Ka drejtuar bandën gjatë gjithë jetës time, ndaj kjo është e dhimbshme për të që të mos jetë në koncertet e mia”, shton këngëtarja, e cila pavarësisht gjendjes së bashkëshortit të saj ka udhëtuar së fundmi për në Los Anxheles për koncertin e radhës.

Gjithsesi, gjendja e Rene ka vështirësuar angazhimet profesionale të Celine.

“Unë e dashuroj punën time. Më pëlqen të këndoj për të tjerët, por kam disa prioritete dhe Rene është njëri prej tyre”, shprehet Celine.