Pas paralajmërimeve për arritjen e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe, reagoi kryetari i i NISMës për Kosovën, Fatmir Limaj. Në profilin e tij në facebook Limaj tha se ka filluar një mashtrim i madh duke legjitimuar një entitet të pavarur dhe duke e ndarë përfundimisht Kosovën
“Filluan me mashtrim të madh. Filluan duke i quajtur bisedime teknike, e tashmë po i përfundojnë ato duke rrënuar tërësisht funksionalitetin e shtetit nga brenda, duke e legjitimuar krijimin e një entiteti të pavarur, dhe me këtë përfundimisht duke e ndarë Kosovën edhe në mënyrë faktike dhe këtë me marrëveshje ndërkombëtare”- shkruan Limaj në facebook./ 21 Media
Limaj: Përfundimisht po ndahet Kosova
Barrikada mbi Ibër hiqet në tetor, qytetarët skeptik(Video)
Sipas Edita Tahirit, ministrte për Dialogun me Serbinë, barrikada mbi lumin Ibër hiqet më 1 tetor.. Ndërsa, revitalizimi si një projekt i BE-së do të fillojë menjëherë pas heqjes së barrikadës dhe do të zgjasë gjashtë muaj”, ka thënë Tahiri.
Edhe serbët edhe shqiptarët janë skeptic se “Parku i paqës” do të lirohet për qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve./ 21 Media
Ja teknologjia e re për selfie!(Video)
Kompania me bazë në Cyrih ka në plan të nisë një projekt që do të revolucionarizojnë fotografitë “selfie”. Pajisja është quajtur “Foto Kite Phi” dhe është një dron prej plastike që qëndron vetë.
Dallimi kryesor në mes të këtij produkti me pajisjet ekzistuese në treg është përdorimi i saj. Ky dron nuk do të ketë ndonjë përcaktim për distancën të lundruar përmes smartphone, por do të shoqërohet me një rrip për të lejuar një gjatësi prej tetë metrash.
Pajisja peshon 300 gram dhe do të jenë lehtësisht e lëvizshme, dhe e metë e tij e vetme është se ajo ka autonomi të kufizuar në 15 minuta.
Delegacioni i FFK-së në Zagreb
Në selinë e Federatës së Futbollit Kroat, kryetari Davor Shuker ka pritur kryetarin dhe nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Agim Ademin!
Në këtë takim u shqyrëtua mundësia e bashkëunimit më të frytshëm të ndërsjellë dhe u konstatua se ato janë të mëdha dhe do të mund të mbulohen shumë fusha të interesit të përbashkët!
Kryetari i futbollit kroat, ka insistuar që delegacioni i Kosovës të jetë mysafirë nderi në përcjelljen e ndeshjes së sontme Dinamo -Skenderbeu, e cila fillon prej orës 20 e 45 minuta në stadiumin e Maksimirit!
Ndërkohë, bëhet e ditur se Federata e Futbollit e Kosovës, ia tërheq vërejtjen përfaqësueses Burkina Faso që nëse nuk bënë ndryshime rrenjësore në përbërje deri nesër, është e detyruar ta anuloj takimin miqësor të pararë të zhvillohet me 2 shtator në Prishtinë!
Gjakovë:Hapet konsullata e nderit e Republikës së Shqipërisë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka hapur konsullatën e nderit në qytetin e Gjakovës.
Vendimi për vendosjen e këtij konsulli është bërë i ditur në takimin që ka zhvilluar sot kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Qemajl Minxhozin.
Vendimi për konsullatën e nderit është rezultat i bashkëpunimit intenziv që ka Komuna e Gjakovës me Bashkitë veriore të Republikës së Shqipërisë në sferën e zhvillimit të përbashkët ekonomik, kulturor dhe turistik.
Me këtë rast Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka falënderuar diplomacin e Republikës së Shqipërisë për këtë iniciativë me rëndësi të veçantë për Gjakovën.
“Kjo zyre do të jetë një mundësi e re për thellimin e bashkëpunimit duke krijuar një hapësirë tjetër të veprimit dhe koordinimit të planeve dhe projekteve zhvillimore kulturore, turistike dhe ekonomike. Tashmë jemi në rrugë të mbarë për rregullimin e infrastrukturës në zonën kufitare me theks të posaçëm në hapjen e pikave të reja kufitare që padyshim do jenë një mundësi e re sidomos për promovimin e vlerave të përbashkëta turistike”, tha ndër të tjera Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.
Ndërkohë ambasadori Qemajl Minxhozi ka thënë se ngritja e konsullit në Gjakovë, ka rezultuar fal bashkëpunimit në shumë fusha. Ai ka treguar se kjo konsullatë nuk ka të bëjë me diplomaci politike por ka karakter shpirtëror për Gjakovën dhe personin që do të emërohet. Konsullata do të jetë një qendër që prodhon edhe aktivitete të shumta.
Ambasadori Minxhozi ka thënë se vendimi tashmë është marrë dhe në muajin shator do të emërohet edhe konsulli i nderit në Gjakovë.
Ekskluzive: Paratë e dasmës – për ndihma sociale! ( Video)
Një dasmë në Ferizaj krahas gëzimit çiftit të ri dhe të familjarëve të tyre,do të sjellë gëzim edhe disa familjeve skamnore të Ferizajt. Familja Kozhani një pjesë të buxhetit të dasmës ka vendos ta japë si ndihmë disa familjeje skamnore në këtë komunë./ 21 Media
"Vendimi i EULEX-it për Ivanoviqin – i turpshëm dhe zhgënjyes "
Vendimi i Gjykatës së EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj kryetarit të iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, është i turpshëm dhe zhgënjyes, sepse asnjë fakt shtesë nuk ekziston për një gjë të tillë.
Kështu u tha mes tjerash gjatë një konference me gazetarë në selinë e Iniciativës Qytetare ‘SDP’ të martën në veri të Mitrovicës, në lidhje me vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të liderit të kësaj Iniciative, Oliver Ivanoviq.
Zëvendëskryetarja e SDP-së, Ksenija Bozhoviq, ka pyetur se vallë a s’ka qenë e mjaftueshme mbajtja e Ivanoviqit në paraburgim për 19 muaj, dhe dëgjimi i më shumë se 50 dëshmitarëve deri tani, pastaj shëndeti i rënduar i Ivanoviqit deri në atë masë sa që ai të detyrohet të shtrihet në spital, vetëm duke dashur që përmes rrugës më të vështirë, grevës së urisë, të dëshmojë pafajësinë e tij.
Sipas saj, Ivanoviq ka ndërprerë grevën në sugjerim të familjarëve, miqve, priftërve, si dhe të shumë qytetarëve të Kosovës, ndërsa në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore edhe ashtu të rënduar të Ivanoviqit, përgjegjë s do të jetë drejtpërdrejtë EULEX-i.
Ajo tha se Ivanoviqit i janë cenuar të gjitha të drejtat më elementare nga EULEX-i, i cili, siç u shpreh ajo, është më së paku i interesuar për të drejtat e njeriut.
Ndërkaq, avokati i Ivanoviqit, Lubomir Pantoviq, ka bërë të ditur se ankesën kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit edhe për 60 ditë ndaj klientit të tij, tashmë veç e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, që ndodhet në Vushtrri, dhe pret ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Prishtinë.
Ai ka potencuar se vendimin për vazhdimin e paraburgimit të Ivanoviqit është i kundërligjshëm sepse një vendim të tillë e ka marrë një anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe jo kryetari i këtij Këshilli, siç ishte dashur të bëhej sipas ligjit.
Igor Simiq nga kjo parti ka thënë se sjellja joprofesionale dhe arrogante nga ana e EULEX-it ka shtyrë që komunikimi tash e tutje në mes të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ dhe EULEX-it të jetë zero.
Në anën tjetër, bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milen a Ivanoviq, foli mes tjerash për gjendjen e rëndë shëndetësore të të dyshuarit, sidomos pas vazhdimit të paraburgimit edhe për dy muaj.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq bashkë me katër të dyshuar tjerë akuzohen për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në Mitrovicë.
Numër rekord imigrantësh hyjnë në Hungari
Policia në Hungari njoftoi sot se një numër rekord imigrantësh ka hyrë në vend, ndërsa agjencia e OKB-së për refugjatët tha se vlerëson që mijëra të tjerë pritet të bëjnë të njëjtën gjë.
Hungaria ka registruar mbi 100 mijë imigrantë këtë vit, më shumë se dyfishi i numrit të vitit të kaluar. Autoritetet thanë se afro 2 mijë e 100 kaluan kufirin të hënën, numri më i madh në një ditë të vetme.
Hungaria po punon me nxitim për të përfunduar ndërtimin e një gardhi në kufi, për të mos lejuar hyrjen e imigrantëve që përshkojnë Serbinë për të hyrë në një vend anëtar të Bashkimit European.
Mijëra imigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani po ndjekin të njëjtën rrugë pasi përshkojnë Mesdheun për të mbërritur në Greqi. Policia në Maqedoni fillimisht nuk i lejoi ata që të kalojnë në atë vend, por pas përleshjeve të premten dhe të shtunën, refugjatët arritën të kalojnë për në Serbi.
UNHCR-ja tha sot se parashikon që 3 mijë vetë më shumë në ditë do të kalojnë nga Greqia në Maqedoni në ditët e ardhshme.
Agjencia theksoi nevojën për trajtim njerëzor dhe tha se gjendja në Evropë nuk do të ndryshojë përsa kohë nuk ndryshojnë kushtet në Siri dhe Irak.
Ndërkohë Francois Crepeau, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e emigrantëve tha sot se Evropa po dështon në reagimin e saj dhe i duhet një politikë e re emigracioni.
“Ndërtimi i gardheve, përdorimi i gazit lotsjellës dhe formave të tjera të dhunës kundër imigrantëve dhe azilkërkuesve, ndalimi, mohimi i qasjes tek shërbimet bazë si strehimi, ushqimi ose uji dhe përdorimi i gjuhës kërcënuese ose të urrejtjes nuk do të frenojë ardhjen apo përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në Evropë”.
Zoti Crepeau tha se Evropës i duhet të zbatojë një program për sistemimin e refugjatëve si ata që kanë ikur nga Siria dhe Eritrea, duke thënë se një program i tillë jo vetëm do të ndihmonte vendet të përgatiten për ata refugjatë që do t’i lejojnë të hyjnë, por edhe do të godiste trafikantët që aktualisht transportojnë njerëz nëpër rrugë të rrezikshme për në Evropë/VOA.
Organizata Ndërkombëtare e Migrimit thotë se mbi 250 mijë imigrantë kanë hyrë nga deti në Evropë këtë vit, duke zbritur kryesisht në Itali dhe Greqi. Afro 2 mijë e 400 vetë kanë gjetur vdekjen gjatë udhëtimit.
Përfundon aksioni i VV-së,3 të arrestuar dhe disa të lënduar
(E plotësuar)
Ka përfunduar para pak çasteve aksioni simbolik i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në afërsi të pronës familjare të kryeministrit Isa Mustafa në fshatin Prapashticë, me bilanc të paktën tre të arrestuar dhe një numër të lënduarish pas përdorimit të sprejeve dhe shufrave të gomës nga ana e policisë.
Situata u përshkallëzua kur aktivistët e VV-së tentuan edhe një herë që të shpërthejnë kordonin e policisë në tentim për të hyrë te shtëpia e kryeministrit dhe gjatë kësaj u ndeshën me policinë, e cila me përdorim të forcës, me shufra gome i ndaloi ta realizojnë qëllimin.
Thuhet se të arrestuar janë anëtari i Kryesisë partiake Zgjim Hyseni dhe aktivistët Egon Azemi dhe Gëzon Kastrati.
Duke e shpallur aksionin e sotëm të mbyllur, aktivistja Marigona Drevinja tha se VV do t’i vazhdojë veprimet kundër krijimit të “Zajednicës”, siç e quajnë Asociacionin e Komunave Serbe, ndërsa për pak më vonë u paralajmërua edhe një konferencë shtypi.
……………………….
(E plotësuar)
Ka nisur të tensionohet situata në fshatin Prapashticë tek shtëpia e kryeministrit Isa Mustafa. Policia e Kosovës ka nisur të përdor sprejin për të larguar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nga aty.
Këta të fundit po tentojnë që ta qojnë deri në fund aksionin që kanë nisur.
Policia në këto momente ka arrestuar Egzon Azemi njëri prej aktivistëve. KosovaPress do të ju mbajë të informuar se çfarë do të ndodh më tutje.
………………………
Aty ku kishin planë të shkojnë nuk po arrijnë. Janë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes që janë ndaluar në gjysmë të rrugës, përderisa ishin nisur për në vendlindjen e kryeministrit Isa Mustafa për të realizuar një aksion simbolik.
Pasi që ky aksion është kuptuar nga Policia, këta të fundit janë alarmuar dhe po tentojnë që ta ndërprejnë atë.
Veturat që kanë qenë duke udhëtuar aktivistët janë ndaluar nga policia në vendin që quhet “Topi i Stallovës”, por në këto momente ata janë nisur në këmbë.
Në të njëjtën kohë aktivistët janë duke mbajtur pankartat në dorë ku shkruan: “Shite pronën tëndë, e jo Kosovën”.
Rinia e AAK-së proteston kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi
Rinia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar një protestë paqësore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar marrëvshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ata kanë vendosur pankarta me mbishkrime të ndryshme, me të cilat i janë drejtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Pas vzitës së djeshme të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, dhe takimit të tij me banorët e fshatrave të Rugovës, në përpjekje për të parandaluar marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, të rinjtë e kësaj partie dolën me aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të shprehur mospajtimin e tyre për këtë marrëveshje. Dudi, Minak dhe Gjarpër janë tre emrat me të cilët ata u janë drejtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Diellza Hoti, kryetare e të rinjvë të AAK-së tha se ndihen të ofenduar nga jotransparenca e udhëheqësve të shtetit në lidhje me çështjet e demarkacionit për kufirin e Malit të Zi dhe Asociacioni i Komunave.
“Ne kemi vendosur që sot ta bëjmë një aktivitet simbolik, për shkak se jemi shumë të zhgënjyer me gjendjen të cilën po mbizotëron në Kosovë, kjo është për shkak presidentes dhe kryeministrit të cilët po tregohen jo transparent dhe në bazë t ë aktivitetit tonë dëshirojmë të ua bëjmë me dije se ne nuk jemi të kënaqur, ne kërkojmë që të merren parasysh kërkesat tona, pasi që çështjet e demarkacionit për kufirin e Malit të Zi dhe Asociacioni i Komunave do të thotë kompetencat e ekzekutive të gjitha këto e bëjnë një problem të madh për neve dhe nuk po na bëjnë të konsiderohemi si rini, prandaj kishim lutur presidenten dhe kryeministrin të na marrin parasysh sepse kjo është çështje nacionale që na prekë të gjithë, ne jemi të ofenduar, duhet të merret parasysh gjithqysh’, tha Diellza Hoti, Kryetare e të rinjve të AAK-së.
Kryetarja Hoti, ka arsyetuar se pse edhe të rinjtë e partive tjera opozitare nuk iu kanë bashkangjitur.
“Ne kemi vendosur vet për arsye se e kemi parë që kryetari jonë është munduar në mënyrën më intelektuale dhe më dinjitoze ta shpreh pakënaqësinë dhe shqetësimin mbi këtë çështje, kur nuk është marrë parasysh ne nuk i kemi pritur të tjerët por kemi vendosur ta shprehim në këtë mënyrë pakënaqësinë tonë”, tha Diellza Hoti, Kryetare e të rinjve të AAK-së.
E nëse nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës, ata paralajmëruan edhe aksione të tjera në vazhdim, në të cilat i presin të rinjtë e partive të tjera opozitare që të iu bashkangjiten. Ndërkaq pas vendosjes së këtyre pankartave protesta përfundoi e qetë./ 21 Media
