Array

"Vendimi i EULEX-it për Ivanoviqin – i turpshëm dhe zhgënjyes "

Must Read

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me...

Poliklinika të reja do të ketë në Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re – premtoi Filipçe

Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re,...

Formacionet e mundshme Inter – Fiorentina

Sot fillon xhiro e dytë e Serie-A, por për Interin ballafaqimi me Fiorentinën, sonte do të jetë...
- Advertisement -

Vendimi i Gjykatës së EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj kryetarit të iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, është i turpshëm dhe zhgënjyes, sepse asnjë fakt shtesë nuk ekziston për një gjë të tillë.

Kështu u tha mes tjerash gjatë një konference me gazetarë në selinë e Iniciativës Qytetare ‘SDP’ të martën në veri të Mitrovicës, në lidhje me vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të liderit të kësaj Iniciative, Oliver Ivanoviq.

- Advertisement -

Zëvendëskryetarja e SDP-së, Ksenija Bozhoviq, ka pyetur se vallë a s’ka qenë e mjaftueshme mbajtja e Ivanoviqit në paraburgim për 19 muaj, dhe dëgjimi i më shumë se 50 dëshmitarëve deri tani, pastaj shëndeti i rënduar i Ivanoviqit deri në atë masë sa që ai të detyrohet të shtrihet në spital, vetëm duke dashur që përmes rrugës më të vështirë, grevës së urisë, të dëshmojë pafajësinë e tij.

Sipas saj, Ivanoviq ka ndërprerë grevën në sugjerim të familjarëve, miqve, priftërve, si dhe të shumë qytetarëve të Kosovës, ndërsa në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore edhe ashtu të rënduar të Ivanoviqit, përgjegjë s do të jetë drejtpërdrejtë EULEX-i.

- Advertisement -

Ajo tha se Ivanoviqit i janë cenuar të gjitha të drejtat më elementare nga EULEX-i, i cili, siç u shpreh ajo, është më së paku i interesuar për të drejtat e njeriut.

Ndërkaq, avokati i Ivanoviqit, Lubomir Pantoviq, ka bërë të ditur se ankesën kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit edhe për 60 ditë ndaj klientit të tij, tashmë veç e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, që ndodhet në Vushtrri, dhe pret ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai ka potencuar se vendimin për vazhdimin e paraburgimit të Ivanoviqit është i kundërligjshëm sepse një vendim të tillë e ka marrë një anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe jo kryetari i këtij Këshilli, siç ishte dashur të bëhej sipas ligjit.

Igor Simiq nga kjo parti ka thënë se sjellja joprofesionale dhe arrogante nga ana e EULEX-it ka shtyrë që komunikimi tash e tutje në mes të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ dhe EULEX-it të jetë zero.

Në anën tjetër, bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milen a Ivanoviq, foli mes tjerash për gjendjen e rëndë shëndetësore të të dyshuarit, sidomos pas vazhdimit të paraburgimit edhe për dy muaj.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq bashkë me katër të dyshuar tjerë akuzohen për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në Mitrovicë.

- Advertisement -

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me lot në sy, pasi ishte...

Poliklinika të reja do të ketë në Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re – premtoi Filipçe

Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë,...

Formacionet e mundshme Inter – Fiorentina

Sot fillon xhiro e dytë e Serie-A, por për Interin ballafaqimi me Fiorentinën, sonte do të jetë ndeshja e parë për sezonin...

Për momentin nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë – deklaroi Filipçe

Për momentin nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë, sepse pas rritjes iniciale të numrit të të infektuarve nga Kovid-19 gjendja është...

Portieri i Genoas, Mattia Perin pozitiv me Covid-19

Portieri i Genoas, Mattia Perin ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur kreu i...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -