Studentët kërkojnë rritje të shujtës studentore, Janevska: Rritja prej 20 denarësh e mbulon periudhën përkatëse

TË FUNDIT

Përfaqësuesit e studentëve sot do të takohen me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit, Vesna Janevska, për të diskutuar problemet me të cilat përballen, me fokus rritjen e subvencionit për ushqim. Studentët thonë se shuma prej 140 denarësh për vakt nuk është rritur që nga viti 2023 dhe nuk është përshtatur me inflacionin. Nga ana tjetër, Janevska mohon shkeljen e ligjit, duke theksuar se rritja e atëhershme prej 20 denarësh e mbulonte periudhën përkatëse. Në takim pritet të diskutohet edhe mundësia e futjes së sistemit të vauçerëve, sipas modelit të Sllovenisë, ku paratë do të mund të shpenzoheshin vetëm për ushqim në dyqane dhe lokale të caktuara. Ministrja tha se do të shqyrtohen propozimet dhe shumat e mundshme.

“Sepse në vitin 2023 u është rritur më shumë sesa norma e inflacionit, është rritur për 20 denarë dhe kjo është më shumë sesa norma e inflacionit. Pastaj kemi dokumente të shkruara, në të cilat studentët thonë: nuk duam rritje, duam zgjerim të kuotës. Ne e kemi zgjeruar kuotën. Deri në momentin e kërkesës së tyre vlen ajo marrëveshje. Pra, edhe rritja prej 20 denarësh e mbulon vitin 2025, përkatësisht edhe një pjesë të vitit 2026, deri në kërkesën e tyre. Nga kërkesa e tyre e re, për të cilën jemi pajtuar bashkërisht që tani të diskutojmë më tej se çfarë duan ata. Në fakt, ne tani po i dëgjojmë se cilat janë kërkesat e tyre”, tha Janevska.