Turqi: 8 të vdekur nga përmbytjet

0

Ministri i Administrimit të Ujërave dhe Pyjeve i Turqisë, Veysel Eroğlu, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Hopa të qytetit Artvin në Turqi është rritur në 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Eroğlu, i cili vizitoi të martën të lënduarit në spitalin shtetëror në Hopa, tha se shërbimi meteorologjik kishte paralajmëruar për shira të dendur, mot për të cilin ishin paralajmëruar edhe qytetarët.

Ai theksoi se reshjet kanë qenë shumë të dendura, në 12 orë ka rënë 250 milimetra shira, e që i bie 250 kilogram për metër katror.

“Kjo sipas llogarive që kemi bërë i bie që të jetë një prurje 1 në 500 vjet. Si pasojë e fatkeqësive 6 qytetarë kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa dy qytetarë të tjerë kanë humbur jetën nga përmbytjet. Gjithashtu një vajzë është e humbur, ku ekipet tona do të vazhdojnë punimet e tyre të kërkim -shpëtimit. Në total kanë humbur jetën 8 qytetarë dhe gjithashtu kemi një vajzë të humbur”, ka thënë Eroglu.

Ai shtoi se në po ndërhyhet në fshatrat dhe lagjet e paarritshme, derisa po vazhdojnë punimet për urat dhe nën urat.

“Për rajonet në emergjencë po vendosen nën-urat prefabrikate dhe do të sigurohet kalimi”, tha Eroglu.

Ministri njoftoi se për familjet e prekura dhe për familjet të cilat kanë pasur viktima, kryeministria ka dërguar 10 milionë lira (afërsisht 312 mijë euro).

VV: Policia është në shërbim të individëve – Policia: Familja nuk ka faj…(Video)

0

Lëvizja Vetëvendosje e cilëson të paarsyeshme ndërhyrjen e policisë gjatë aksionit të sotëm të aktivistëve të kësaj partie për hyrje në pronën e kryeministrit Isa Mustafa në fshatin Prapashticë.

Sekretari i Lëvizjes Dardan Mulliqaj në konferencën për media pas ngjarjeve të pasdites së sotme tha se me veprimet e këtilla policia ka treguar se është në shërbim të individëve dhe se me këtë aksion ka shkelur të drejtën e qytetarëve për lëvizje të lirë.

Mullliqaj përmendi edhe bisedimet nëe Bruksel, ku tha sa krerët e shtetit, me arritjen e marrëveshjeve, po bëjnë veprime në shërbim të Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Lëvizja do të pamundësojë implementimin e marrëveshjeve të tilla, në radhë të parë të asaj për Asociacionin e Komunave Serbe, porositi ai.

Aksioni i cili u ndal nga ana e forcave të policisë dhe njësisë special në vendin e quajtur “Maja e Stallovës”, aty ku ndahet fshati Koliq e Keqekoll, detyroi aktivistët e Vetëvendosjes që deri tek shkolla e fshatit Keqekoll të ecnin në këmbë, pasi që kombibusët e tyre u ndaluan nga ana e PK-së.
Një nga eprorët e Njësitit Policor iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:

Delegacioni serb:Është arritur marrëveshja për telekomunikim

0

Agjencia Beta nga Brukseli raporton se anëtari i delegacionit të Serbisë, Dragan Vasileviq, ka thënë se në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, është arritur marrëveshja për telekomunikim, ndërsa priten që në bisedimet tejet të vështira, megjithatë “në pako” të arrihen edhe marrëveshjet për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe, për energjetikën dhe “Parkun e paqes”.

Deri në këto momente delegacioni i Kosovës nuk e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

Për këtë marrëveshje të telekomunikimeve, zoti Vasileviq, tha se delegacioni i Beogradit është “shumë i kënaqur sepse Serbia do ta ketë kompaninë e saj” në Kosovë.

Rundi i sotëm i bisedimeve të delegacioneve të Kosovës, që kryesohet nga kryeministri Isa Mustafa, dhe ai i Serbës, nën udhëheqjen e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, sikur edhe më parë, ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Nesër nis festivali “Muaji i Beogradit në Prishtinë”

0

Nis nesër festivali Muaji i Beogradit në Prishtinë.Gjatë një muaji sa do të zgjasë në këtë festival do të mbahen ekspozita, koncerte, debate dhe shfaqje të filmave nga Serbia.
Ky festival është pjesë e projektit “Serbia dhe Kosova: kultura pa kufi” që implementohet nga organizata Qendra Liberal Demokrate me seli në Prishtinë, në bashkëpunim me organizaten Komitetit i Helsinkit për të drejtat e njeriut me seli në Beograd. Projekti financohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.

Zvicër: Nxënësja e mbuluar nuk lejohet në shkollë

0

Një nxënëse e mbuluar në kryeqytetin e Zvicrës pasi nuk lejohet të hyjë në shkollë dërgohet në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në median zvicerane theksohet se studentja 14 vjeçare nuk është lejuar të hyjë në shkollë sepse mbulimi i kokës është në kundërshtim me rregullat e shkollës.

Drejtori i shkollës i cili ka dhënë një deklaratë në gazetën Le Matin ka theksuar se ata kanë kryer “takime konstruktive” me familjarët e nxënëses dhe se do të arrijnë në një zgjidhje.

Në kantonin e Bernës nuk ka ndalim të shamisë nëpër shkolla, rregulloren e veshjes e përcaktojnë shkollat vetë.

Kantoni i vetëm që ndalon shaminë në Zvicër është kantoni Ticino i cili gjendet në jug të vendit.

Operacionet e Ushtrisë turke, dhjetëra terroristë të PKK të vrarë

0

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se në operacionet ajrore të ndërmarra në veri të Irakut kundër objektivave të organizatës terroriste separatiste janë vrarë 34 terroristë të PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Në faqen zyrtare të internetit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë janë përmendur ngjarjet dhe aktivitetet e kërkim-shpëtimit brenda vendit. Gjithahstu theksohet se si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra në veri të Irakut kundër objektivave të organizatës terroriste separatiste u vranë në total 34 terroristë.

Gjithashtu është theksuar se forcat e policisë gjatë patrullimit pasi kanë vërejtur kanë shkatërruar një shpërthyes artizanal të vendosur më parë në anë të rrugës nga terroristët në lagjen Kepenk në komunën Shemdinli të qytetit Hakkari.

Ndërsa theksohet gjithashtu se në rajonet malore të komunës Yüksekova një terrorist është dorëzuar i pa armatosur.

Theksohet gjithashtu se në kontrollet e ushtruara pas një sulmi të ndërmarrë nga terroristët ndaj Komandës së stacionit të xhandarmërisë Çavuşgüllü në rajonin Karayazı në qytetin Erzurum janë gjetur 1 pushkë, një karikator, 21 fishekë, 30 gëzhoja si deh një dylbi.

Ndërsa një terrorist tjetër është dorëzuar së bashku me dy pushkë, 3 bomba dore tek forcat e sigurisë në komandën e xhandarmërisë Kaynarpınar në rajonin Karlıova në qytetin Bingöl.

Ndërsa në fshatin Kılcan në rajonin Elbeyli të qytetit Kilis janë kapur 25 terroristë anëtarë të organizatës terroriste DAESH, ku 2 prej tyre me origjinë të huaj të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale nga Turqia në Siri.

Kryeministri Edi Rama uron Rona Nishliun për ditëlindje

0

Rona Nishliu sot feston ditëlindjen e saj.

Këngëtarja ka marrë një sërë urimesh e ndër më të veçantat ishte ai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ai me këtë rast i ka dërguar këngëtares një buqetë me lule me të cilën e ka befasuar Ronën.11891047_10152948937182447_6599690488654517075_n

ron

Maqedonia pret për valë të re emigrantësh

0

Qyeteti më jugor i Maqedonisë, Gjevgjelia, po bëhet gati për një valë të re emigrantësh, pas paralajmërimeve se gjatë ditëve të ardhshme nga Greqia pritet të mbërrijnë mbi 3 mijë persona, lajmëroi Alsat-M.

Ditëve të fundit në Gjevgjeli nuk ka pasur fluks të madh të refugjatëve, pasi që shumica e tyre me të mbërritur janë transportuar për në Tabanoc, në kufi me Serbinë.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas aktivistëve humanitarë, në Tabanoc kanë kaluar mbi 1500 emigrantë. Ndërkohë edhe përkundër uljes së valës së emigrantëve gjendja e krizës vazhdon ende të jetë në fuqi, ndërsa për dallim nga fundjava në pikat “problematike” kufitare vërehet një numër më i vogël i forcave policore dhe ushtarake.

“Njerëzit vijnë e shkojnë vazhdimisht. Vijnë me trena, autobusë, minibusë, taksi, kush se si di dhe mundet. Ushqim dhe pije ka për të gjithë. Mjekët kujdesen për të sëmurit, pasi ka shumë fëmijë të sëmurë por falë Zotit deri më tani po menaxhojmë mirë situatën. Ka edhe raste që kthehen nga Serbia, rrinë këtu rreth 1 orë e më pas përsëri shko jnë. Nuk e dimë se për çfarë shkaku i kthejnë”, ka thënë Valentina Georgievska, Aktiviste humanitare

Ndërsa Maqedonia po përgatitet për valën e re, një pjesë e emigrantëve që u bllokuan ditë më parë nga policia e Maqedonisë tashmë kanë mbërritur në Hungari. Mediat hungareze kanë njoftuar se mbi 1000 emigrantë kanë arritur t’i shpëtojnë murit të këtij shteti vetëm 6 ditë para përfundimit të punimeve.

Për vetëm dy muaj, 45 538 mijë emigrantë janë regjistruar si transit në Maqedoni. Sipas vlerësimeve të UNHCR-së deri në fund të vitit numri i refugjatëve që kanë braktisur Sirinë dhe janë nisur drejt Evropës do të arrijë në mbi 4 milion. Nga kjo organizatë thonë se muajve të ardhshëm në Maqedoni do të tranzitojnë mbi 3 mijë emigrantë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë dalë me njoftimin se deri në fund të këtij viti do të pranojnë rreth 2 mijë ndërsa deri në fund të vitit 2016 do të pranojnë 8 mijë refugjatë.

Kuçi kërkon përgjegjësi

0

Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një sqarim për media ku tregon se dy të burgosur nuk janë kthyer në duke u arratisur nga pushimi që e kishin jashtë burgut. Po ashtu edhe një person sot është arratisur derisa ishte duke u përcjellur për në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Ministria e Drejtësisë është e shqetësuar rreth rasteve të moskthimit të dy (2) të burgosurve nga pushimi jashtë burgu nga Qendra Korrektuese në Dubravë dhe arratisja e një të burgosuri nga përcjellja humanitare në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka kërkuar nga drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Emrush Thaçi dhe Inspektorati i SHKK-së që të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të sqaruar këto raste dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale të trajtohen me seriozitetin e duhur të gjithë personat përgjegjës të përfshirë në këto raste.
Në mënyrë të veçantë, Ministri Kuçi ka kërkuar që të evidentohen shkeljet e mundshme që janë bërë gjatë procesit të kategorizimit të të burgosurve, pushimeve jashtë burgut dhe transferit të tyre nga një qendër në një qendër tjetër korrektuese apo paraburgimi.
Policia e Kosovës është duke u marr me rastet në fjalë, po ashtu edhe SHKK ka krijuar një komision hetimor dhe është duke hetuar raste, ku pas hetimit do të merren masat në përputhje me procedurat ligjore. Po ashtu Ministria e Drejtësisë ka kërkuar që më këto raste të merren organet e rendit dhe prokuroria e shtetit dhe gjithashtu Ministria e Drejtësisë dhe SHKK nuk do të lejojnë që për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë së disa individëve të dëmtohet imazhi i Ministrisë së Drejtësisë dhe puna e palodhshme e oficerëve dhe gardianëve të SHKK-së”, thuhet në Komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë

Si e nisin ditën njerëzit e suksesshëm

0

Mëngjeset janë tepër të rëndësishme pasi vendosin rrjedhën e ditës,thotë  Paks Tandon, ekspert i psikologjisë dhe redaktor i “AuthenticHappiness.com”. Nëse e filloni ditën me mendime negative, stres, frustrim, dita juaj do të vazhdojë nën këto tone.

Sipas  Tandom, ka patur studime të cilat tregojnë se meditimi i thjeshtë, mund të reduktojë stresin, të përmirësojë fokusin, dhe madje të luftojë plakjen. Me këto përfitime, nuk është çudi që kaq shumë njerëz të suksesshëm e fillojnë ditën  me këtë rutinë në mëngjes. Ja çfarë  duhet t’i thoni vetes çdo mëngjes, ashtu siç bëjnë shumë njerëz të suksesshëm:

Jam mirënjohës: Duke qenë të ndërgjegjshëm për gjërat që keni në jetën tuaj pëpiquni të jeni edhe  mirënjohës për to. Duke medituar mbi to jo vetëm që mbushni trurin dhe trupin me kimikate të lumtur, por tërhiqni drejt vetes vetëm gjëra pozitive”, thotë Tandon. “Ky është ligji i tërheqjes në bashkëveprim me universin, dhe një praktikë e disa prej individëve më të suksesshme të planetit, duke përfshirë shumë të famshëm.”

Qëllimi im për sot: Thjesht duke filluar ditën tuaj me “Synimi im për sot është …” mund  të shërbejë si një përkujtues i asaj që jeni duke u përpjekur të bëni.

Çdo gjë e ka një të mirë në vetvete: Duke pasur një qëndrim optimist, do të reduktoni stresin, madje do të stimuloni mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

Unë jam i denjë sepse: Njerëzit e suksesshëm e dinë se për çfarë janë të aftë, dhe kujtojnë veten shpesh për këto aftësi/Shendeti.

“Çdo mëngjes duhet të përsërisni:” Unë kam aftësinë dhe burimet për të zgjidhur ndonjë problem që mund të lindë “, në qoftë se mendoni dhe thoni diçka shpesh, në fund do filloni ta besoni , kjo ësht nxitje e besimit.”