Thaçi: Serbia në një farë mënyre e njohu Kosovën

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sonte në Bruksel se ”Serbia me nënshkrimin e marrëveshjes në një farë mënyre e njohu Kosovën si shtet të pavarur.”
Ai konfirmoi se u nënshkruan marrëveshjet, por ato ishin të vështira për shkak se pala serbe kundërshtoi gjatë gjithë ditës.”

“Serbia ka nënshkruar nën presion nga bashkësia ndërkombëtare. Pala kosovare ka qëndruar në mënyrë të vendosur prapa kërkesave të saja dhe arriti një marrëveshje në përputhje me ligjet e Kosovës. Mbetet për ne për të bërë në mënyrë që të vënë përpara të gjitha proceset e ardhshme, “tha Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka konfirmuar se pala kosovare “, hoqi dorë nga Parkun e Paqes.”

“Deri sa mbi urë ka periudha të definuara për lëvizjen e barrikadave dhe mënyra të tjera që të lejohet lëvizja e lirë e njerëzve ne heqim dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës. Ky vit është vit evropian për Kosovën. Serbia më herët ka kundërshtuar të nënshkruaj dokumente ku ishte e shkruar Republika e Kosovës. Kjo tani në njëfarë mënyre është njohje e pavarësisë”, ka thënë Hashim Thaçi sonte në Bruksel./ 21 Media

Digjet një xhami në Francë, autoritetet dënojnë ngjarjen

0

Prokurori Pierre Aurignac në një deklaratë me shkrim ka theksuar se kanë përcaktuar se zjarri një ditë më parë në xhaminë Auch në qytetin Auch në jug të vendit është vendosur qëllimisht.

Aurignac i cili ka vënë në dukje se gjatë hetimeve është përcaktuar se 70 përiqnd e xhamisë është djegur me benzinë, ka theksuar se gjithashtu do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes.

Pas deklaratë së Prokurorisë në lidhje me ngjarjen edhe Presidenti francez, François Hollande dënoi këtë ngjarje.

Në një deklaratë me shkrim nga rezidenca Elysee duke u vënë në dukje se zjarri ka qenë i qëllimshëm është theksuar se “sulmi ndaj xhamisë është një sulm i hapur ndaj vlerave të Republikës”.
Në deklaratë gjithashtu është tërhequr vëmendja duke u theksuar se komuniteti musliman duhet të jetojë lirisht besimin e tij dhe në një mjedis të sigurtë.

Ferizaj, gjuetarët me armë pa leje

0

Policia e Ferizajt ka ndaluar disa persona të armatosur nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në gjueti me armë të cilat i kishin në posedim pa leje.

Burime policore kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Tërrn dhe se me këtë rast policia ka konfiskuar edhe armët e gjetura.

“Pas pranimit të informatave nga terreni se disa persona të armatosur janë parë në fushat e fshatit Tërrn,policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit kanë konstatuar se personat në fjalë kishin dalë për gjueti dhe se armët të cilat i kishin në posedim ishin pa leje përkatëse”, ka thënë zëdhënësi rajonal Agim Gashi.

Mësohet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe nga ata janë konfiskuar, një armë gjuetie dy tytëshe, një pistoletë HS-9 e kalibrit 9 mm , një karikator, një pushkë gjuetie “Armsan” me 19 fishek, 15 fishekë të kalibrit 9 mmdhe 14 fishek kalibrash të ndryshëm.

Me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar ndersa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Bruksel: U nënshkruan 4 marrëveshje Kosovë – Serbi

0

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se “katër marrëveshje të nënshkruara pas një dite të gjatë të dialogut Serbi – Kosovë”.

Mëtutje, në rrjetin Twitter ajo ka theksuar se kjo është “e arritur madhore në procesin e normalizimit”.

Nënshkrimin e marrëveshjeve e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Janë nënshkruar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe, për telekomunikimin, për energjetikën dhe për të ashtuquajturin “Park i paqes”.

nenshkrimi

Shitësit e tregut të gjelbër me shumë probleme(Foto)

0

Tregu i Gjelbër i Prishtinës, përveç se nuk ka kushte të duhura për punë, aty tashmë ka filluar edhe presioni nga ana e inspektoratit, që tezgat e vogla prej dyqanesh, shitësit t’i emërojnë si firma, në mënyrë që të paguhet tatim për to. Kjo po ndodh, përkundër asaj që secili shitës aty paguan qiranë e vet me rregull.

Hapësira e cila ndan tezgën me tezgë është shumë e vogël. Në shumë raste edhe vështirë e kalueshme. Rruga është e ngushtë dhe plot baltë. Shitësit detyrohen që produktet e tyre t’i reklamojnë në rrugë, edhe pse e tëra me pluhur.

Për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit gjatë verës dhe nga shiu e bora gjatë dimrit, shitësit në këtë treg kishin vendosur mbi tezga të tyre “strehë” prej plastike, e mbi to shishe uji, gurë e gjëra tjera të forta, në mënyrë që ato të mos “fluturojnë”. Aty është shumë e mundur, që në rast të ndonjë ere të madhe, ata gurë të bien mbi koka të qytetarëve e të lëndohen.

Shitësit ankohen se në kushte të tilla, ata nuk mund ta kryejnë punën e tyre siç duhet.

Rrahim Gavori, i cili prej vitesh shet në këtë treg, tha se problemet këtu nuk mungojnë. Përpos kushteve të këqija, ai tha se prezenca e policisë në treg nuk ësht ë e nevojshme. Kjo për arsye se ata as nuk kanë vjedhur, as plaçkitur.

Të njëjtën gjë e pohon edhe Rasim Hajdini. Sipas tij, askush nuk interesohet për ta ndihmuar këtë treg. Madje inspektorati kërkon që të hapin firma, sepse nuk janë të kënaqur me paratë që japin çdo muaj.

Hajdini thotë se, edhe pse ankohen, askush nuk e merr parasysh këtë gjë dhe përgjegjësia nuk bie mbi askënd.

Kurse, Bajram Podvorica, i cili po kalonte kah tregu, kujtoi dallimin mes këtij tregu sot dhe tregut që ka ekzistuar vite më parë. Sipas tij, më parë ka pasur rregulla.

Podvorica po ashtu thekson se rrezik këtu paraqesin edhe hajnat, të cilët me shumë lehtësi vjedhin.

Shitësve në këtë treg tashmë u kishin thënë se shumë shpejt komuna do ta heqë tregun nga ky vend. Ata janë të shqetësuar se ku do e zhvendosin dhe a do u lejohet puna që e kanë bërë tash e disa vite.

E në rast se ndodh që të vazhdojn ë këtu, atëherë ata kërkojnë që komuna të merr përgjegjësi për këtë treg dhe ta rregullojë. Sipas tyre, aty duhet të krijohen hapësira dhe kushte më të mira për punë. E po ashtu e mirë do të ishte që edhe inspektorati të mos u bënte presion, duke kërkuar që “dyqanet” t’i regjistrojnë si firma, sepse të ardhurat nga kjo punë janë aq të vogla saqë edhe një shpenzim shtesë si tatimi, do të ishte më se i tepërt.

unnamed (4)

unnamed (3) unnamed (1)unnamed (2)

Rita Ora "kuq e zi",në X Factor

0

Rita Ora është ylli i jurisë së X Factor.

Ajo do të jetë sërish këtë vit në jurinë e spektaklit të famshëm dhe me këtë rast ka bërë edhe fotot e promovimit të shfaqjes.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pozuar me një veshje kuq e zi.rita8 2BA0422300000578-3209408-Energy_Cheryl_said_I_have_enjoyed_it_there_s_a_different_energy_-a-15_1440449497777 - Copy 2BA0460B00000578-3209408-image-m-19_1440449742468 - Copy 2BA0473D00000578-3209408-New_look_show_Only_Simon_and_Cheryl_are_returning_from_last_year-a-14_1440449492386 - Copy

Qeveria reagon: E papranueshme çdo formë e sjelljes së dhunshme

0

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm tentimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të cenojnë ambientet familjare dhe pronën private të familjarëve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron tërësisht të papranueshme çdo formë të sjelljes së dhunshme, e cila, duke mos zgjedhur metodë për të arritur synime të caktuara politike, cenon familjen, pronën private dhe jetën e çdo qytetari të Kosovës.

Aktet të tilla vulgare janë në kundërshtim me çdo normë etike, morale dhe ligjore të sjelljes dhe si të tilla janë të papranueshme në shoqëritë demokratike.

Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga subjektet politike që të tregohen të matura dhe që për synime të politikës ditore, të mos dëmtojnë proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, por të kontribuojnë në fuqizimin e shtetësisë, imazhit dhe perspektivës integruese euroatlantike të Kosovës.

Festoi para kohe,mbeti pa medalje!

0

Atletja amerikane Moli Hudle, falë festës së saj të parakohshme mbeti pa medalje në vrapin e 10 mijë metrave. 30 vjeçarja në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Pekin, një metër para se të arrijë në cak nisi të festojë për vendin e tretë, por kjo I kushtoi shumë shtrenjtë, pasi bashkëkombësja e saj Emili Infeld vetëm për një këmbë ishte më e shpejtë dhe ia mori medaljen e bronztë. Hudle, pas pak kuptoi se çfarë gabimi ka bërë dhe se ka mbetur pa medalje. Ajo dy vjet të plota ishte përgatitur për këtë botëror. Fituese e vrapit në 10 mijë metra doli Gelete Burke nga Etiopia.

Lazio merr oferta serioze për Lorik Canën

0

Te Lazio mbetet ende e hapur çështja “Lorik Cana”. Ndonëse në klubin italian është pranuar fakti se mbrojtësi 32-vjeçar mund të qëndrojë deri në fund të kontratës në organikën bardhekaltër, nuk kanë munguar disa oferta mjaft interesante nga Franca, Anglia dhe Gjermania.

Sidomos nga Premier League interesimi për kapitenin kuqezi është më konkret.

Vetëm pak ditë më parë, mediat angleze informuan se Sunderlend po mendon për rikthimin e tij në Angli, ku futbollisti spikati për shpirtin e tij luftarak.

Cana sipas mediave italiane po mundohet të kuptojë se cili do të jetë destinacioni më i mirë për të ardhmen e tij në aspektin ekonomik dhe edhe atë sportiv, sidomos në prag të finaleve të Euro 2016, ku Kombëtarja shqiptare mund të jetë një ndër 24 protagonistet e turneut.

Lazio shpreson që e ardhmja e Canës të jetë larg kryeqytetit italian, pasi do të kursente një shumë të majme që duhet ‘i paguhet si pagë futbollistit.

Ditët e fundit të merkatos, përfaqësuesit ligjorë të Canës do të kenë kontakte intensive për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshëm për 32-vjeçarin.

Kriza e imigrantëve ”ndryshon” agjendën e samitit për Ballkanin

0

Kriza e imigrantëve do të ndryshojë agjendën e samitit për Ballkanin Perëndimor që do të mbledhë, të enjten në Vjenë, drejtuesit e këtyre rajoneve bërë, që prej disa muajsh, një prej portave kryesore të hyrjes drejt Evropës perëndimore.

Ky samit, në të cilin janë të ftuar gjithashtu kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat e zgjerimit të bllokut të 28 vendeve me disa vende të zonës.

Por ”rruga e Ballkanit Perëndimor”, marrë nga mijëra imigrantë që dëshirojnë të shkojnë në Perëndim, kristalizon tashmë kujdesin, ndërkohë që Bashkimi Evropian po përballet me krizën më të rëndë të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore.

Nga muaji janar deri në muajin qershor, rreth 102 000 imigrantë kanë hyrë në Bashkimin Evropian nga Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, kundër 8 000 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas agjencisë Frontex, të ngarkuar me kufijtë e jashtëm të hapësirës Shengen.

Prekur nga fluksi i imigrantëve që vijnë nga Greqia, Maqedoni dekretoi javën e kaluar gjendjen e emergjencës dhe mbylli kufijtë e saj për tre ditë duke detyruar imigrantët të kalojnë me forcë kordonet policore.

Të paktën 7 000 persona janë futur në Serbinë fqinje me shpresën për të shkuar në Hungari, anëtare e BE-së.

Austria, shumë e prekur nga kjo krizë e imigracionit, parashikon të rrisë luftën kundër rrjeteve kontrabandiste, kërkon një shpërndarje të barabartë të refugjatëve mes vendeve të BE-së, një bashkëpunim më të madh për sigurinë , një ndihmë për vendet e origjinës së imigrantëve dhe një strategji për azilin në shkallë evropiane .

“Ky është një shkatërrim njerëzor, një shkatërrim për të gjithë Bashkimin Evropian, është urgjente që ne të reflektojmë për situatën në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi dje ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz.

“Ne duhet të gjejmë një strategji të re për të mbështetur Greqinë d he vendet e Ballkanit perëndimor”, shtoi ai gjatë një vizite në Maqedoni.

Por këto vende të Ballkanit nuk janë vetë vende tranziti për ata që largohen nga dhuna në Siri, Irak dhe Afganistan, ato janë gjithashtu vende të nisjes, me mijëra banorë që imigrojnë drejt Evropës perëndimore.

”Nga 44 000 imigrantë në kufijtë e këtyre vendeve me Bashkimin Evropian në tremujorin e parë 2015, 27 000 ishin shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, sipas Frontex.

Kjo shpjegohet nga një situatë ekonomike ”shkatërruese”, me një rritje ekonomike inekzistente, një papunësi shumë të lartë dhe investime shumë të pakta, analizon Dusan Reljic, nga Instituti gjerman për çështjet ndërkombëtare dhe sigurinë (SWP), një qendër studimesh.