Bullgaria do të kryejë stërvitje ushtarake pranë kufirit me Maqedoninë pas rritjes së numrit të migrantëve në shtetet e Ballkanit. Shefja e Stafit në Ministrinë e Mbrotjes, Valeria Kardashevska i ka thënë agjencisë Reuters se situata në Maqedoni, Greqi dhe Serbi “është mjaft e komplikuar dhe se duhet të reagojmë në mënyrë parandaluese”.
Ndërkohë mbi 1 mijë emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Afërt, Azia dhe Afrika kanë arritur në Hungari. Vala e re e emigrantëve që arrijnë Bashkimin Evropian, vjen pasi autoritetet maqedonase kanë rihapur kufirin me Greqinë, duke lejuar hyrjen e rreth 7 mijë emigrantëve gjatë tre ditëve të fundit./21Media
