Xhudistja e përfaqësueses së Kosovës, Distria Krasniqi është eliminuar nga Kampionati Botëror që po mbahet në Astana të Kazakistanit.
Xhudistja jonë ka pësuar disfate nga Andreea Chitu nga Rumania në rrethin e tretë. Kjo sfidë në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (pas 4 minutave), por në vazhdime përvoja e rumunes e bëri të veten, edhe pse Distria tregoi performancë mjaft të mirë.
Distria Krasniqi e cila garon në kategorinë 52 kg, mirë i nisi garat në këtë Botëror, pasi që ajo në luftën e parë shkëlqeu, duke e mposhtur finlandezen Katri Kakko. Megjithatë, xhudistja jonë nuk ia doli të kalojë pengesën e quajtur Andreea Chitu.
