Mitrovicë: Aksioni i VV shpërthen në dhunë, arrestohen dy aktivistë(Video)

0

Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka shpërthyer në dhunë në momentin kur aktivistet e kësaj Lëvizje kanë filluar të hedhin ngjyrë në objektin e komunës.

Pas kësaj kanë reaguar fillimisht pjesëtarët e sigurimit të Komunës dhe pastaj Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar aktivistët Imer Fejza dhe Erden Atiqi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak para përfundimit të një proteste të Vetëvendosjes me moton “Mos e pranoni zajednicën”, që ka zgjatur rreth një orë para objektit të Komunës, dhe ku kanë marrë pjesë dhjetëra aktivistë të kësaj Lëvizjeje.

Fidan Ademi, anëtar i Këshillit të Vetëvendosjes, ka apeluar që të mos pranohet assesi Zajednica, duke thënë se kjo njollë e zezë do t’i ndjekë tërë jetën ata të cilët e votojnë.
vv2

Mustafa:Autostrada Durrës-Prishtinë-Nish ndihmon zhvillimin ekonomik

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në margjina të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015 i cili ka filluar punimet në Vjenë, ka marrë pjesë në një takim të zhvilluar për projektin e autostradës Durrës-Prishtinë-Nish, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, si dhe presidenti i Bankës Evropiane për Investime, Werner Hoyer.

Gjatë takimit, është diskutuar për modalitetet e ndërtimit të pjesës së mbetur të kësaj autostrade, si dhe mundësitë e financimit nga fondi i ndarë nga Bashkimi Evropian për rrjetin bazë të infrastrukturës, si dhe aspekte të tjera që lidhen me rëndësinë e këtij projekti për tre shtetet.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të punuar në përfundimin e kësaj autostrade, duke e vlerësuar të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për lëvizjen e qytetarëve të rajonit.

Kryeministri Isa Mustafa tashmë po merr pjesë në sesionet e Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015, ku po marrin pjesë edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak Werner Faymann, komisionerja Evropiane Federica Mogherini, kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve dhe të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare. Kryeministri Mustafa ka prezantuar një varg projektesh konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe integrim të mëtejmë të rajonit në Bashkimin Evropian.

​Suspendohen shtatë zyrtarë korrektues

0

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative në Shërbimin Korrektues të Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Emrush Thaçi ka marrë vendim të suspendimit të katër zyrtarëve korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhur me dyshimin për keqpërdorimit të detyrës zyrtare rasti i arratisjes i të burgosurit, M. K. gjatë përcjelljes humanitare dhe gjetjes së kontrabandës në këtë institucion, njoftoi Ministria e Drejtësië.

Të suspenduarit janë udhëheqësi S. SH., i cili ka qenë në detyrë në zëvendësim të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, udhëheqësi i vizitave M. Z, mbikëqyrësi i lartë O. H. dhe oficeri korrektues D. G.

Me rastin e arratisjes së të burgosurit të tre oficerët korrektues H. F; A. S; dhe I. H. menjëherë janë suspenduar dhe gjenden në arrest shtëpiak.

Lidhur me këto rastet në QP –Prizren janë suspenduar gjithsej shtatë zyrtarë korrektues dhe janë bërë inicime të procedurave penale në policinë e Kosovës lidhur me rastet.

Po ashtu drejtori i përgjigjëm Thaçi ka formuar komision hetues lidhur me rastin e largimit nga pavijoni gjysmë i hapur i të burgosurit R. R. dhe moskthimit nga vikendi i te burgosurit Xh. R. Varësisht nga rezultatet e hetimeve do të merren veprime në përputhje me procedurat ligjore.

“Që nga marrja e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, drejtori i përgjithshëm Thaçi ka nxjerrë disa vendime për luftimin e dukurive negative në SHKK dhe si rezultat i këtyre vendimeve kemi një mori rezultatesh në ndjekjen e dukurive negative në SHKK.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë bërë gjashtë raste të arrestimeve nën keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kemi proceduar disa raste pranë organeve të drejtësisë, ku janë duke u zhvilluar hetime.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, kërkon nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mediat që çdo dukuri negative t`a raportojnë tek SHKK dhe organet e drejtësisë.

Së shpejti SHKK do ta ketë edhe ueb faqen e saj ku do të keni informata të nevojshme për zhvillimet në këtë institucion, si dhe mundësinë e paraqitjes së denoncimeve dhe ankesave për stafin e SHKK”, thuhet në komniktën e MD-ës

Çfarë duhet të vishni nëse keni këmbë të shkurtra

0

Nëse nuk jeni bekuar me këmbë shumë të gjata dhe nuk mund të imagjinoni jetën me take të larta, atëherë nuk ka vend për panikë. Vetëm sepse keni këmbë të shkurtra nuk do të thotë se secili duhet ta dijë! Nëse e dini se çfarë duhet të vishni, ju mund të shtoni disa centimetra më shumë pjesës suaj të poshtme. Këtu po ju paraqesim të gjitha truqet dhe këshillat që duhet të dini për të rritur në maksimum efektin e këmbëve më të mëdha.

Nuk do të thotë se vajzat me këmbë të shkurtra nuk duken mirë, ato mund të veshin take të larta dhe të barazohen me vajza të gjata, por edhe të lidhin këpucët pa rënë në dysheme. Pjesa më e mirë e të paturit këmbë të shkurtra është se kur visheni si duhet, ju mund të bëni që këmbët tuaja të ju duken më shumë se sa janë në të vërtetë.

Ne i kuptojmë problemet e vajzave shtat ulëta, dhe padyshim jemi këtu për t’ju ndihmuar! Ndiqni këto këshilla dhe ne garantojmë se do të shtoni të paktën 3 centimetra në lartësinë tuaj!

Lista juaj e blerjes për këmbë të shkurtra:

Pantallona me bel të lartë të ngushta,
Mini funde,
Xhaketë jo më e gjatë se vithet tuaja,
Kostume njëngjyrëshe,
Fustane me bel,
Fustane të gjata maxis,
Vija vertikale,
Take nudo,
Platforma
Ja arsyet pse këto funksionojnë…

Zgjatuni me pantallone me bel të lartë
Duke veshur pantallona me bel të lartë, këmbët tuaj do të duken shumë më të gjata. Nës epreferoni xhinse, saten apo printime, pantallonat me bel të lartë janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

Sa më i shkurtë fundi, aq më të gjata këmbët
Tani ne nuk po themi që të vishni një rrip rreth belit tuaj, por po ju themi që të siguroni funde jo më të gjatë se mbi gjunj. Kur tregoni më shumë lëkurë, ajo jep iluzionin se këmbët tuaja janë më të gjata se sa realisht janë, sepse raporti i lëkurës me pëlhurën është shumë më i madh.

Xhaketë sipas formës së trupit
Mos e fshihni trupin tuaj me xhaketa të madhësisë së madhe. Në vend të kësaj, ekspozoni proporcionet tuaja duke veshur xhaketa që do të ndihmojnë të dallojnë formën tuaj, dhe të theksojnë belin.

Magji njëngjyrëshe
Të visheni me rroba njëngjyrëshe jep efektin më të zgjatur të siluetës së trupit pasiqë nuk ka bllokim të ngjyrave. Nëse ju zgjidhni nuancë neutral si gri apo nudo, apo të theksoheni me ngjyrë të kaltër mbretërore, ky rregull stili është padyshim më i miri sepse jo vetëm që ju jep efektin e këmbëve më të gjatë, por edhe do të dalloheni si ikonë e modes.

Funde me A-prerje
Fundet me A-prerje janë shumë të mira për vajza me kënbë të shkurtra, sepse ato të çojnë një sy më larg nga vithet duke lejuar që fokusi të jetë në belin tuaj. Duhet të përmednet se ky model është edhe shumë praktik për të lëvizur!

Fustane me prerje në bel
Ky lloj modeli është shumë i rahatshëm për vajza me shtat të ulët sepse thekson pjesët tjera të trupit ndërsa fsheh këmbët tuaja duke i bërë ato të pafundme. Një tjetër truk është të shtoni një rrip në belin tuaj dhe të shtoni edhe disa centimetra gjatësi.

Maxi fustanet janë zgjidhja më efektive
Ky lloj modeli funksionon për të gjtiha format e madhësive. Shumica e femrave frigohen nga ky model sepse mendojnë që do të duken më të shkurtra dhe të gjera nën to, mirëpo nëse vishni një maxi fustan të përkryer me madhësi dhe take të larta, padyshim do të dukeni shumë mirë. Thjeshtë vishni një pale platform dhe do të shtoni disa centimetra në këmbët tuaja dhe askush nuk do e vërejë mashtrimin tuaj!

Gjithçka ka të bëjë me iluzionin
Vija vertikale ju ndihmon të krijoni një siluetë të gjatë. Zgjedhni vija të holla apo printime vertikale që të mashtroni shikimin e atyre përreth jush.

Taket nduo janë një domosdoshmëri
Secila femër duhet të ketë një palë këpucë nudo. Jo vetëm që të përputhen me çdo gjë, por edhe të zgjasin këmbët tuaja, duke krijuar një linjë të vazhdueshme me tonin e lëkurës suaj sesa të zgjidhni ndonjë ngjyrë contrast.

Platformat janë një ekstra zgjedhje
Çdoherë mund të shtoni një gjatësi shtesë të 2-3 centimetrave të lartësisë suaj, që të përfitoni nga ajo! Platformat dhe wedge-s janë një mënyrë shumë e mirë për të rritur lartësinë tuaj si dhe stilin. Për verë, investoni për një pale platform që janë të rehatshme.

Çfarë nuk duhet të vishni

Nëse dëshironi që të dukeni bukur dhe me këmbë të zgjatura, atëherë qëndroni sa më larg këtyre gjërave:

Veshje të madhësisë së gjërë,

Bluza të gjata
Xhinse me bel të ulët
Këpucë me rryp në kyçin e këmbës
Çizme deri në gjunj
Dyqanet që kujdesen për femrat me këmbë të shkurtra:

Zara,
Topshop
ASOS
New look
Very
Next

Alcantara te Bayerni deri më 2019

0

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2019.
24-vjeçari ishte bashkuar me gjigantin bavarez në verën e vitit 2013 nga Barcelona, ndërsa përkundër faktit që gjatë qëndrimit dy-vjeçar në

Gjermani është përballur me lëndime, ai sërish ka bindur drejtuesit e klubit nga Allianz Arena t’i zgjasin kontratën.

Mustafa në Samitin e Vjenës flet për fuqizimin e shtetit

0

​Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.

Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se në sesionet e këtij samiti, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ja postimi i plotë i Abrashit në Facebook:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2015, i cili sapo ka filluar punimet në Vjenë.

Në këtë samit shumë të rëndësishëm për rajonin, janë të pranishëm edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak Ëerner Faymann, komisionerja Evropiane Federica Mogherini, kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve të tjera evropiane, të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Në sesionet e këtij samiti, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

eministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë samitit do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.

​“Azemi” dhe “Babai” aplikojnë për propozim në Oscars

0

Dy filma artistikë kanë aplikuar në thirrjen për aplikim për propozimin e Kosovës për çmimin Filmi më i mirë i huaj.

Siç njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës, bëhet fjalë për filmat “Azemi”, me skenar dhe regji të Rrahman Fetahut, dhe “Babai” me skenar dhe regji të Visar Morinës.

Këtë vit komiteti selektues i aprovuar nga Akademia Oscars përbëhet nga: Arben Bajraktaraj (kryesues), Blerta Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Ilire Vinca, Alban Muja.

 

S’ka vullnet politik për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

0

Në prag të 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, shoqata të familjeve të të Zhdukurve, Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur dhe familjarë të viktimave prej sot do të nisin me aktivitete në nderim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një konferencë për media, Komisioni shpalosi agjendën për katër ditë, ku do të vizitohen varreza të ndryshme e do të ketë takime me familjarë të viktimave.

Familjarët mbesin me bindjen se po mungon vullneti politik vendor e ndërkombëtar drejt ndriçimit të fatit te të zhdukurve. Ndërsa kryetari i komisionit, Prenk Gjetaj përsëriti se institucioneve të Kosovës u mbetet obligim ndriçimi i fatit të këtyre personave.

Gjetaj tha se duhet shfrytëzuar të gjitha mundësitë teknike dhe shkencore që kanë, në mënyrë që të arrihet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur.
“Kjo është kategoria më e goditur si pasojë e luftës. Sepse dhimbja nuk hiqe t fare, por kur humb anëtari i familjes, e në veçanti në mënyrë të dhunshme, me vdekje të dhunshme, mirëpo ankthi pritja, shpresa, përfundon atëherë kur familjari din për fatin e më të dashurit e tyre. Kjo është një dhimbje e pafund, kështu që vazhdimisht i kam lut që të jenë të dinjitetshëm, edhe kanë qenë të dinjitetshëm dhe kemi thënë se vazhdimisht ata kanë të drejtë. Kjo është përgjegjësi institucionale dhe obli8gim i yni të punojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkinaj mendon se çështja e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur po ngec për shkak të mungesës së vullnetit politik vendor e ndërkombëtar.
“Vullneti politik vendor dhe ndërkombëtar për kthimin dhe zbardhjen e fatit te të pagjeturve në Kosovë n uk është. Të gjithë i dijnë se ku janë. Asnjë njeri të marrun në grupe nuk ka askund në botë, veç në Kosovë. Prej eksodi, prej rruge, prej dhomave, në Kosovë janë të marra grupe-grupe. Dhe ne, nuk e shtyjmë problemin, sepse nuk na lejojnë kushtet politike e sidomos ndërkombëtarët, nuk e kanë vullnetin politik ta ngrisin zërin atje ku duhet ta ngrisin”, tha ai.

Egjipti vendos kufizime në udhëtime për qytetarët e tij në 9 shtete

0

Egjipti vendos kufizime të udhëtimit për 9 shtete ku mes tyre gjenden Malajzia, Jordania dhe Afrika e Jugut.
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Brendshme e këtij vendi theksohet se janë vendosur kufizime për udhëtimet në vendet Jemen, Izrael, Jordania, Malajzia, Koreja e Jugut, Guinea, Indonezi, Tajlandë dhe Afrika e Jugut.

Në deklaratën ku vihet në dukje se qytetarët e moshave 18-45 vjeç të cilët do të udhëtojnë në këto vende fillimisht duhet të marrin miratimin nga policia theksohet se “ky vendim është marrë për të parandaluar largimin e personave që janë në kërkim”.

Egjipti i cili pati ndryshim të qeverisë me grusht shteti në vitin 2013, edhe vitin e kaluar pati vendosur kufizime për qytetarët e moshave 18-40 vjeçare të cilët do të udhëtonin në vendet si Turqi, Katar, Libi, Irak, Siri dhe në Sudan.

Kush u zgjodh MVP,dhe kush e theu dorën në ndeshjen në Vjenë

0

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski rezulton të ketë qenë MVP i ndeshjes ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që u zhvillua mbrëmë vonë në Vjenë.

Sipas raporteve nga kryeqendra austriake, ku po zhvillohet Samiti për Ballkanin Perëndimor, Gruevski ka shënuar dy gola dhe ka asistuar për dy të tjerët në përballjen që përfundoi me fitoren e reprezentacionit të vendeve që synojnë hyrjen në BE.

Tragjiku i ndeshjes ka qenë ministri serb i Minierave dhe Energjisë Aleksandar Antiq, i cili, si portier, gjatë ndeshjes ka thyer krahun.

Në repartin sulmues të ballkanasve është inkuadruar edhe zëvendëskryeministri dhe shef i diplomacisë kosovare Hashim Thaçi, loja e të cilit është vlerësuar si “e kënaqshme”, si dhe ajo e ministrit të Integrimeve Bekim Çollakut.

Mësohet se kryeministri Isa Mustafa gjithashtu është vlerësuar me notë të lartë për instruksionet që ua jepte nga banka anëtarëve të kabine tit të tij, por edhe ballkanasve të tjerë.

Në këtë ndeshje luajtën kryeministra dhe ministra të vendeve ballkanike kundër përfaqësuesve të BE-së, ndërsa gjyqtar ka qenë komisari evropian Johannes Hahn.

Brukseli zyrtar nuk ka reaguar pas humbjes, kështu që nuk dihet nëse rezultati i mbrëmshëm do të ndikojë negativisht në synimet e vendeve ballkanike për anëtarësim në Union.