S’ka vullnet politik për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

TË FUNDIT

Në prag të 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, shoqata të familjeve të të Zhdukurve, Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur dhe familjarë të viktimave prej sot do të nisin me aktivitete në nderim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një konferencë për media, Komisioni shpalosi agjendën për katër ditë, ku do të vizitohen varreza të ndryshme e do të ketë takime me familjarë të viktimave.

Familjarët mbesin me bindjen se po mungon vullneti politik vendor e ndërkombëtar drejt ndriçimit të fatit te të zhdukurve. Ndërsa kryetari i komisionit, Prenk Gjetaj përsëriti se institucioneve të Kosovës u mbetet obligim ndriçimi i fatit të këtyre personave.

Gjetaj tha se duhet shfrytëzuar të gjitha mundësitë teknike dhe shkencore që kanë, në mënyrë që të arrihet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur.
“Kjo është kategoria më e goditur si pasojë e luftës. Sepse dhimbja nuk hiqe t fare, por kur humb anëtari i familjes, e në veçanti në mënyrë të dhunshme, me vdekje të dhunshme, mirëpo ankthi pritja, shpresa, përfundon atëherë kur familjari din për fatin e më të dashurit e tyre. Kjo është një dhimbje e pafund, kështu që vazhdimisht i kam lut që të jenë të dinjitetshëm, edhe kanë qenë të dinjitetshëm dhe kemi thënë se vazhdimisht ata kanë të drejtë. Kjo është përgjegjësi institucionale dhe obli8gim i yni të punojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkinaj mendon se çështja e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur po ngec për shkak të mungesës së vullnetit politik vendor e ndërkombëtar.
“Vullneti politik vendor dhe ndërkombëtar për kthimin dhe zbardhjen e fatit te të pagjeturve në Kosovë n uk është. Të gjithë i dijnë se ku janë. Asnjë njeri të marrun në grupe nuk ka askund në botë, veç në Kosovë. Prej eksodi, prej rruge, prej dhomave, në Kosovë janë të marra grupe-grupe. Dhe ne, nuk e shtyjmë problemin, sepse nuk na lejojnë kushtet politike e sidomos ndërkombëtarët, nuk e kanë vullnetin politik ta ngrisin zërin atje ku duhet ta ngrisin”, tha ai.