Rama për “Der Standard”: Europa e ka humbur rrugën. Ndaj Ballkanit duhet qasje trategjike

0

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për gazetën “Der Standard” teksa ndodhet në Vjenë për samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Rama ka folur për marrëdhëniet me Serbinë dhe rëndësinë që ka integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas kryeministrit shqiptar, Europa e ka humbur disi rrugën e saj dhe nevojitet që Ballkanin ta shohë nën qasjen strategjike.

Standard: Cili është qëllimi i iniciativës për shtetet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me të rinjtë nga rajoni për të zhvilluar shkëmbime në të ardhmen?

Rama: Unë jam i sigurt që Shqipëria dhe Serbia, apo më mirë shqiptarët dhe serbët, duhet të bëjnë për vendin e tyre atë që bënë për Europën gjermanët dhe francezët. Ne brenda kuadrit tonë mund të bëjmë diçka, gjë që dukej e pamundur. Ne mund ta shndërrojmë këtë fqinjësi ndërmjet nesh në një aleancë strategjike për një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe rajonin. Ne mund të jemi besimplotë që nëse Gjermania dhe Franca e bënë këtë për Europën kjo është e mundur. Përse të mos e bënim edhe ne?

Standard: Atëherë cili është plani?

Rama: Ne duam ta përdorim instrumentin fantastik të shkëmbimit rinor, ashtu siç është ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, si një rrugë për përafrime dhe bashkëpunime të tjera, për të ndërtuar një miqësi të vërtetë. Ne nuk kemi shpikur asgjë, por ne kemi vullnetin të mbështetemi tek ky model.

Standard: Çfarë do të ndodhë konkretisht ?

Rama: Mund të jetë një shkëmbim ndërmjet shkollave, universiteteve, ndërmjet të rinjve të cilët punojnë në administratë. Ne kemi folur për një Projekt të Praktikës – të rinj shqiptarë mund të bëjnë praktikë në Serbi dhe anasjelltas.

Standard: Në vjeshtën e vitit të kaluar, ndërsa tifozët serbë iu sulën stadiumit në Beograd dhe keqtrajtuan tifozët shqiptarë, pasi njerëz të panjohur ngritën një flamur të Shqipërisë së madhe në stadium, situata ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ishte e keqe. Ndërkohë, ju keni folur me Kryeministrin Aleksander Vucic. Si janë marrëdhëniet tani dhe çfarë prisni ju nga bisedat me të në Vjenë?

Rama: Magjia e futbollit shkon tej fushës së futbollit, pasi edhe njerëz si ju të cilët nuk pyesin shumë për futboll, por që janë tepër të kujdesshëm, nëse bëhet fjalë për Ballkanin, u kujtohet loja e futbollit, por nuk u kujtohet që disa javë më vonë unë isha në Beograd dhe jam takuar me Vucicin.

Standard: Natyrisht që e di këtë.

Rama: Dua të them që njerëzve u kujtohen më shumë gjërat e këqija. Por në këtë rast e keqja është shndërruar në diçka të mirë. Ne këtë moment e kemi shndërruar në një mundësi fantastike. Në vend që t’i ktheheshim një pjese të së shkuarës, ne kemi bërë një hap miqësor dhe u takuam. Pastaj ai erdhi në Shqipëri. Vizita e një Kryeministri shqiptar në Beograd ishte e para pas 68 vjetësh. Dhe ishte takimi i parë e një Kryeministri serb në Shqipëri. Ne nuk kemi problem me njëri-tjetrin dhe ne kuptohemi shumë mirë. Ishte tepër sensitive për nevojat e Shqiptarëve të cilët banojnë në Luginën e Preshevës në Serbi. Dhe unë besoj që ai do të bëjë më të mirën e vet, që këtë zonë të marxhinalizuar të kthejë në normalitet, ku shqiptarët të ndihen si në shtëpi dhe jo të pushtuar.

Standard: Keni përshtypjen që shqiptarët në Luginën e Preshevës ndjehen të pushtuar?

Rama: Asgjë nuk ndryshon në një ditë. Plagët e njëqind vjetëve nuk mund të kurohen brenda një viti. Ka patur shumë përparime, edhe në frontin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne jemi në rrugën e mbarë.

Standard: Mungon edhe një pjesë e autostradës që do ta lidhë përfundimisht Beogradin me qytetin portual të Durrësit. Kjo autostradë është një nga projektet e bashkëpunimit rajonal, të cilët kërkohen në kuadrin e procesit të Berlinit. Kur do të përfundojë?

Rama: Kjo është një pyetje të cilën ju mund t’ia bëni Komisarit Hahn që është tepër i vlerësuar prej meje. Bëhet fjalë nëse Europa do të tregojë të njëjtin vullnet që ne kemi treguar. Ishte historike ajo që ne kemi bërë, por njerëzit nuk mund të ushqehen me fotografi historike. E ardhmja e tyre nuk do të jetë më e mirë nëse ata thjesht do të shohin këto fotografi historike. Tashmë është koha, t’u tregojmë njerëzve që do të hapet vërtet një kapitull i ri. Për këtë na duhet Europa dhe që BE-ja këtë të mos ta shohë si “Business as usual” dhe të mos harrojë që këtu është derdhur gjak dhe…

Standard: Në fund të fundit bëhet për para nga BE-ja?

Rama: Në fund të fundit bëhet fjalë për të qenë strategjikë. Europa e ka humbur rrugën e saj, çka do të thoshte të qenët strategjikë. Nëse Europa do ta trajtonte Ballkanin nga një këndvështrim strategjik, atëhere paratë do të vinin. Nëse Europa vepron vetëm taktikisht, mund të ndodhin përsëri gjëra të këqija.

Standard: Sa shqiptarë largohen për shkaqe ekonomike dhe kërkojnë në Gjermani azil? Cilat reforma ekonomike mund të bëni ju në mënyrë që situata të përmirësohet?

Rama: Shumë shqiptarë që shkojnë në Gjermani vijnë kryesisht nga Greqia. Ata kanë banuar atje për vite të tëra si emigrantë dhe përpiqen tashmë në Gjermani. Natyrisht që vijnë disa edhe nga Shqipëria, Serbia ose Kosova. Këta njerëz kërkojnë më shumë. Për këtë shkak na duhet ndihmë. Ne nuk jemi magjistarë dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë realitet dhe të realizojmë që njerëzit të ndihën mirë, nëse ata shohin në televizor dhe vënë re si jetojnë europianët në BE, nëse përdorim buxhetet tona të vogla. Cilëndo mrekulli që ne të bëjmë, ne nuk mund të realizojmë çudinë, nëse nuk ndihmohemi në mënyrë të vazhdueshme nga Europa. Europa na ndihmon neve më mirë këtu se sa njerëzit të shkojnë atje.

Standard: Por cilat reforma ekonomike mund të bëni ju?

Rama: Ne bëjmë të gjitha reformat ekonomike që janë të domosdoshme. Por ne jetojmë në një kohë tjetër. Shpejtësia është krejt tjetër. Dhe njerëzit e rinj nuk kanë kohë të presin derisa reformat të japin rezultate. Kjo kërkon kohë. Për këtë shkak na duhet ndihmë dhe shumë më tepër mbështetje nga BE-ja.

Standard: Nëse bëhet fjalë për të rinj, ka universitete private në Ballkan me standarde të ulëta por në të njëjtën kohë pak shkolla profesionale. A kërkohen reforma arsimore?

Rama: Këto ne i kemi bërë; ne i kemi mbyllur të gjitha universitetet private me standarde të ulura. Për këtë na është dashur Agjencia Kombëtare Britanike për Akreditimin e Universiteteve. Tashmë ne kemi sistemin dual gjerman. Por natyrisht që zbatimi kërkon kohë. Nëse të gjithë të gjithë landet gjermanë do të merrnin përsipër shkollat profesionale në Shqipëri ose do të jepnin diçka për këtë, gjerat do të ishin ndryshe. Dhe kostua do të ishte më e ulët nga ajo që paguajmë tani, nëse parandalimin e kësaj vale emigrimi e shohim si diçka që ka të bëjë me Gjermaninë.

Standard: Jeni dakord që Gjermania e përcakton Shqipërinë si një vend origjine i sigurt?

Rama: Këtë e mbështes plotësisht.

Standard: Do të luani edhe ju futboll në Vjenë me politikanët e tjerë?

Rama: Jo, unë nuk jam lojtar futbolli, por lojtar basketbolli. Dhe të tjerët nuk janë kaq të gjatë sa të luajnë me mua. Ose unë nuk jam aq i vogël sa të luaj me ta.

Standard: Por atëherë ju mund të luani si portier?

Rama: Jo, nëse luaj dua të bëj gol. Dhe unë nuk mund të …..

Gjeorgji: Hapet qendra stërvitore e NATO-s

0

NATO thotë se qendra e re stërvitore në Gjerogji do të ndihmojë vendet e Kaukazit t’i afrhen anëarësimit në aleancë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur në ceremoninë hapëse të kësaj qendre ushtarake, e cila gjendet në periferi të kryeqytetit Tbilisi.

Stoltenberg tha se kjo qendër është pjesë e pakos së masave të marra në samitin në shtator, për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Gjerogjisë.

Kjo qendër do të mundësojë trajnimin teorik dhe praktik të ushtarëve gjeorgjinaë nga personeli i NATO-s.

Rusia, e cila në vitin 2008 ka luftuar me Gjeogjinë për shkak të dy rajoneve në shkëputje, kundërshton anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO, duke thënë se një gjë mund të jetë kërcënim për sigurinë.

Çka përfitojmë nga leximi i librit

0

Dhe ne këtë rast është fjala për libra në letër, në stilin e vjetër me të cilin për fat të keq jemi duke u ndarë.

Sot në SHBA, sipas statistikave, 88% e popullsisë i është dhënë më shumë leximit virtual, por gjithsesi, ka ende shume persona që vazhdojnë të jenë të dashuruar me librin në letër, gjë e cila u lejon atyre të kenë këto avantazhe të cilat po i rendisim me poshtë:

1. Leximi i librit të rrit inteligjencën. Është provuar me ane të një studimi që leximi nga ekrani ul kapacitetin e perceptimit të asaj që jemi duke lexuar në masën nga 20 deri ne 30%.

2. Leximi i librit është ashtu sikurse jogging-u për trupin. Ky proces të ndihmon të mbash gjithnjë trurin në formë. Njëkohësisht forcohet edhe kujtesa. Sipas një artikulli te Huffington Post, ky forcim mund të shkoje deri ne 32%.

3. Leximi i librit rrit ndjeshmërinë dhe empatinë. Aftësia për të arritur dhe kuptuar gjendjen e brendshme të të tjerëve është themelore për vendosjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me të tjerët, marrëdhënie të cilat qëndrojnë në themelin e vetë jetës se personave.

4. Shfletimi me dorë i librit të ndihmon për të kuptuar më mirë atë që je duke lexuar. Një studim tregon se prekja me dorë dhe shfletimi manual i librit ndikon në perceptimin e asaj që po lexon, përmes furnizimit të trurit me një seri të dhënash specifike.

5. Leximi i librave lufton Alzheimer-in. Është vërtetuar se një prej arsyeve të kësaj sëmundjeje është lënia në inaktivitet i trurit.

6. Leximi i librit ndihmon ne relaksimin e trupit. Një tjetër studim i University of Sussex ka vërtetuar se leximi i një libri pas pune redukton nivelin e stresit ne masën 68%.

7. Leximi i librit ndihmon për një gjumë më të mirë.

8. Leximi është ngjitës. Nëse prindërit në prani të fëmijëve të tyre lexojnë me zë te larte, kjo i ndihmon ata që të bëhen edhe ata të pasionuar pas leximit.

Austri: Gjendet një kamion me migrantë të vdekur

0

Autoritetet austriake thonë se së paku 20 migrantë janë gjetur të vdekur në një kamion, në provincën Burgenland.

Policia austriake ka thënë se në kamion mund të jenë 20 deri në 50 trupa, gjykuar nga madhësia e kamionit. Ajo i ka përshkruar vdekjet si “krim i tmerrshëm”.

Zbulimi është bërë në një rrugë kryesore, pranë kufirit me Hungarinë.

Dhjetëra-mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika po bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën.

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka thënë në një konferencë për media se kjo është një “ditë e zezë” për vendin e saj.

“Tragjedia nënvizon përsëri nevojën urgjente për politika të përbashkëta të Bashkimit Evropian, për të mbrojtur migrantët dhe për të luftuar trafikantët me njerëz”, ka shtuar Mikl-Leitner.

Shkup: Rasti “Monstra”, çfarë do të ndodhë ?

0

Rasti më kontravers në Maqedoni ku më shumë se 3 vite shqiptarët e pafajshëm nga Shkupi qëndrojnë në burgjet e vendit asesi të zbardhet.

Gjykata e Apelit ka anuluar seancën publike me daten 6 korrik ku duheshin të shqyrtohen ankesat e ngritura nga të akuzuarit e rastit “Monstra” dhe avokatët e tyre, transmeton Almakos.

Shkak i anulimit të kësaj seance ishte mosprezenca në gjykatë e të dënuarve Haki Aziri dhe Agim Ismailloviq, të cilët nuk janë sjellë prej burgut të Idrizovës ku edhe vuajnë dënimin.

Gjykatësja Jasna Ivanova dhe trupi pres pesë anëtarëve, mes të cilëve edhe një shqiptar, ka vendosur që seanca e rradhës të mbahet 11 shtator.

Shtatë shqiptarë nga rrethi i Shkupit janë dënuar me burg të përjetshëm, të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve në liqenin e Smilkovcit në Shkup.

Procesi gjyqësor është cilësuar i montuar dhe pa dëshmi që ngarkon me akuzën shtatë të rinjtë shqiptarë. Kundër këtij procesi kanë reaguar dhjetëra shoqata shqiptare por u organizuan edhe protesta masive.

Thaçi: Cenimi i familjes së kryeministrit, i papranueshëm

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi i ka vlerësuar në interes të Kosovës, marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.

Ai ka thënë se “është për keqardhje që disa në Kosovë dëshira për pushtet nuk po i lejon t’i shohin dhe t’i njohin të arriturat e Kosovës. Për më tepër, kjo dëshirë frustruese për pushtet po i shtynë në vepra të papranueshme dhe te shëmtuara për një shoqëri demokratike çfarë kemi ndërtuar në Kosovë”, ka shkruar Thaçi, duke shtuar se cenimi i integritetit dhe pronës së familjes së kryeministrit Isa Mustafa është i papranueshëm.

“Shoqëria jonë i dënon dhe nuk i pranon këto vepra”, ka shkruar Thaçi.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin shkuar pranë shtëpisë së familjes së Isa Mustafës, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Thaçi: “Është koha për një narrativ të ri, nga të gjithë, për të gjithë”

0

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit në Vjenë, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme, ku është biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me theks të posaçëm në çështjen e refugjatëve dhe kërcënimin nga radikalizmi.
Zëvendëskryeministri Thaçi është ftuar të diskutojë për dialogun mes feve dhe luftën kundër ekstremizmit.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi bëri thirrje që rajoni dhe Bashkimi Evropian të mos lejojnë të venitet ideja e anëtarësimit në BE si dhe të hiqet dorë nga retorika nacionaliste që ende dëgjohet nga disa përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

“Është koha për një narrativ të ri, nga të gjithë, për të gjithë”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Thaçi, duke ftuar që dialogu dhe bashkëpunimi të bëhen vlera që promovohen edhe në shtetet dhe shtëpitë e rajonit të Ballkanit, e jo vetëm fjalë që dëgjohen në Bruksel.

“Zëvendëskryeministri Thaçi përsëriti se Kosova është shembull për tërë kontinentin për bashkëjetesën, harmoninë dhe dialogun ndërfetar”, përfundohet në njoftimin e MPJ-s.

HTC sjellë modelin e ri të ngjajshëm me iPhone 6!

0

Nëse menduat se smartfoni në foto është iPhone 6S, atëherë gaboheni. Në fakt është smartfoni i ardhshëm i HTC i cili ngjason shumë me iPhone 6.

Deri më tani dihet shumë pak për këtë smartfon por nëse bazohemi në imazhin e publikuar mund të themi se ai do të ketë një ekran më të madh se ai 4.7 inç i iPhone 6. E sikur mos të mungonte forma dhe ngjyra e përafërt, smartfoni i HTC dhe ka dhe dy vija të holla të bardha në pjesën e pasme identik me vijat e antenave të iPhone 6.

Në foton e publikuar duket se në pjesën e përparme smartfoni është i ndërtuar nga xhami. Smartfoni më i fundit i HTC, One M9 ka pjesë anësore metalike rreth ekranit ndaj ka shumë mundësi që dhe smartfoni i ardhshëm të ketë një sasi të konsiderueshme metali në përbërje. Deri më tani thuhet se smartfoni i ardhshëm i HTC mund të quhet HTC A9 ose Aero 9. Ndryshe ai është cilësuar si smartfoni ‘hero’ i cili do të ndihmojë kompaninë të rrisi pjesën e saj të tregut. (PC World Albanian)

Fotolajm: Gruevski shënon me asistin e Thaçit…

0

Ndeshja miqësore e futbollit në mes politikanëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian, ka përfunduar me fitoren e ekipit “BE e ardhme”, ku bënin pjesë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski.

Në ndeshje pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i cili ka shënuar dy gola.

Dy golat e para janë shënuar nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe një nga ministri kosovar Bekim Çollaku.

Justina Shiroka Pula, me monografi për artistin, Simon Shiroka

0

Arti dhe krijimtaria artistike e Simon Shirokës tash do të jetw e përmbledhur në një botim. Është fjala për monografinë që do të botohet mbi punën dhe përkushtimin e tij kushtuar artit, “Monografia e Simon Shirokës”, e cila është shkruar nga vajza e artistit, Justina Shiroka Pula.

Justina Shiroka Pula në një intervistë për KultPlus tregoji se në këtë monografi do të përfshihen periudha të ndryshme të krijimtarisë së Simon Shirokës, duke filluar nga viti 1965 e deri në vitet e 90-ta.

“Në monografi flitet për artin e Simon Shirokës, për periudhat e ndryshme në të cilat i ka zhvilluar kategoritë e artit. Fillon diku nga vitin 1965 e deri në vitin 1990, në kohën kur edhe është sëmurë dhe është paralizuar. Dhe në periudhën si i paralizuar 1990-94 janë paraqitur vizatimet e tij, të cilat i ka realizuar në gjendjen e tij si i paralizuar. Periudha që përfshin vitin 1965 janë veprat e ndryshme nga argjendi. Në monografi paraqiten edhe vizatimet që ai i ka realizuar. Në këto periudha paraqitën vepra të ndryshme të cilat ai i ka krijuar nga argjendi dhe nga bakri, skulpturat dhe figurat e ndryshme të viteve 60-ta dhe 70-ta”, ka thënë Shiroka Pula, transmeton KultPlus.

Sipas saj, në “Monografia e Simon Shirokës” përmban edhe imazhe dhe motive etnografike, pastaj gjenden kompozicione të ndryshme nga aspekti social dhe valle kombëtare, pastaj ka vizatime të ndryshme të realizuara në tekniken e tushit.
“Ajo çka është interesante në këtë monografi është se ka intervista të zgjedhura nga periudha e krijimtarisë së tij e deri në vdekje. Janë intervista që ai i ka dhënë, dhe shkrime të ndryshme që janë shkruar për artin dhe veprën e Simon Shirokës. Shkrimet e shkruara nga shkrimtarët e ndryshëm, analist e akademikë të ndryshëm që kanë folur për veprat, ekspozitat dhe tërë krijimtarinë e Simon Shirokës”, deklaroi për KultPlus, Justina Shiroka Pula .

Botimi “Monografia e Simon Shirokës” është mbështetur një pjesë nga Ministria e Kulturës dhe pjesa tjetër nga vetë familja e tij. Botues i saj është Galeria Kombëtare e Kosovës, kurse redaktor është Shkëlzen Maliqi.
Monografia mbi jetën dhe krijimtarinë e artistit Simon Shiroka, do të promovohet ditën e enjte, 3 shtator, në Qendrën Tregtare “Çarshia”, përkatësisht në kafiterinë që gjendet në këtë qendër, për faktin se pikërisht në këtë kafiteri gjenden disa nga punimet e Simon Shirokës.