Thaçi për BILD: Mirëpresim mbështetjen e Kancelares Merkel

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi në një Intervistë për të përditshmen më të lexuar në Gjermani “Bild Zeitung” ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë dhe kancelares Merkel është përcaktuese për të ardhmen e Ballkanit.

Duke folur për konferencën për Ballkanin Perëndimore që po mbahet në Vjenë, Thaçi ka theksuar për „BILD“ se Gjermania dhe specifikisht Kancelarja Merkel po luajnë një rrol pozitiv me Procesin e Berlinit dhe investimet rajonale në infrastrukturë, rrugorë, hekurudhore dhe energjetike.

„Ka nevojë që nisma e tillë e Kancelares të përcillet me investime rajonale dhe integrimin e rajonit në BE. Mënyra me e mire e ballafaqimit me problemet e emigrimit është të investohet në Ballkanin i cili është i rrethuar nga BE dhe ka potencial të madh të zhvillimit“, ka theksuar Thaçi.

Në këtë konferencë, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se do të kërkojë që Kosova të futet në listën e shteteve të sigurta. Kjo sipas tij, do të ishte një mbështetje për përpjekjet e autoriteteve kosovare për të parandaluar migrimin ilegal.

“Tash e disa muaj, numri i emigrantëve kosovarë që hynë brenda ditës në Gjermani është nën 40”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, edhe shtetet e rajonit, duke marr për shembull Kosovën, kanë filluar me kampanje të vetëdijesimit dhe kundër trafikantëve.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është më e mira në 100 vitet e fundit. „Ne kemi pasur aparteid dhe gjenocid këtu dhe dilema para 15 vite ishte midis jetës apo vdekjes. Tani kërkesat e qytetareve janë natyrisht më të mëdha dhe ata dëshirojnë që përnjëherë t’i bashkëngjiten klasës së mesme evropiane”, ka shtuar Thaçi.

Për gazetën BILD që ka mbi 11 milion lexues të gazetës dhe 20 milion lexues online, Thaçi ka folur edhe për procesin e integrimeve evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Prizren: Jep dorëheqje drejtori i Qendrës së Paraburgimit

0

Në vazhdën e zhvillimeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Drejtori i Qendrës së Paraburgimit (QP) – Prizren ka paraqitur sot dorëheqjen nga pozita e Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Akti i dorëheqjes i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Emrush Thaçi.
Drejtori i QP – Prizren aktin e dorëheqjes e ka marr si hap personal për rrethana personale-shëndetësore, gjithashtu duke marrë për bazë zhvillimet në institucionin me të cilin ka udhëhequr.

10 sekrete për tu dukur 10 vjet më e re

0

Për shume femra me kalimin e moshës fillojnë dhe rrudhat te cilat si gjithmonë janë armiku numër një i tyre. Për tu dukur më të rinj nuk është e nevojshme te bëni trajtimi kirurgjikale. Hapi i pare është ti besoni metodave natyrale dhe zgjidhjeve inteligjente të cilat na lejojnë të tregojmë më pak se mosha që kemi në te vërtet.

1. Make up-i që të rinon

Si të dukeni më të reja? Sekreti qëndron tek make up-i i cili duhet të nxjerrë në pah pikat tuaja të forta. Zgjidhni “cheek lift” ose e thënë ndryshe tekniken e aplikimit të blush-it që ju lejon që lëkura juaj te duket me tonike. Filloni nga mollëzat dhe sfumoni për lart. Për sa i përket nuancës luani me tonalitetet e pjeshkës dhe largoni ngjyrat e errëta.

2. Modeli i flokëve long bob

Modeli i duhur i flokëve mund të influencoje shumë në pamjen e një gruaje. Për të holluar fytyre dhe për tu dukur më të reja synoni për modelin e flokëve long bob i cili ju dhuron një efekt lifting për tu pasur zili. Por çfarë ngjyre duhet të zgjidhni për tu dukur më të reja? Ideale është ngjyra bionde por shumë bukur duket edhe ngjyra gështenjë por duhet të evitoni ngjyrën e zeze.

3. Buze glam

Grimi i femrave tek te 40-at nuk mund te përjashtoje edhe buzët te cilat duhet të kenë një pamje glam. Ngjyrosini me buzëkuq te lehte anash kaloni produktet shume mat apo shume kremoze. Është me mire nëse evitoni tonalitete te errëta.

4. Scrub për fytyrën

Mos harroni të stimuloni rigjenerimin e qelizave të paktën një here ne jave. Mund te zgjidhni për shembull një nder metodat për te zbutur lëkurën edhe pa përdorur scrub.

5. Limon kundër njollave te errëta

Kundër njollave te errëta te cilat fillojnë te shfaqen ne lëkurë mund te përdorni një trajtim shtëpiak siç është lëngu i limonit i cili ju ndihmon te fshihni dhe te përmirësoni ngjyrën e lëkurës.

6. Fondotinta e duhur

Keni probleme me lëkurën? Por kujdes duhet te evitoni efektin maske i cili vjen si pasoje e përdorimit te një fondotinte shume mbuluese. Për ta bere sa me homogjene lëkurën filloni me një krem ngjyrues te cilin ta aplikoni ne te gjithë fytyrën me pas aplikoni një fondotinte duke zgjedhur ngjyrën e duhur për lëkurën tuaj dhe me pas fiksoni make up-in me pudër.

7. Vetulla te bukura

Mund te dukeni me te reja nëse keni vetulla te bukura? Po me këtë gjest te vogël bukurie do te tregoni 10 vjet me pak.

8. Ushqim i shëndetshëm

Për një lëkurë te pastër dhe te shkëlqyeshme është e rëndësishme te ndiqni një ushqim te shëndetshëm. Preferoni produkte te freskëta dhe furnizohuni me fruta dhe perime.

9. Duar perfekte

Mosha tregohet edhe nga duart. Për ti bërë më të buta dhe të lëmuara të paktën një herë në javë futini në ujë të vakët pasi ti keni shtuar një luge vaj ulliri. Pas 10 minutash thajini dhe aplikoni një krem baze me aloe vera.

10. Qëndrimi

Çfarë lidhje ka qëndrimi me bukurinë? Një qëndrim me shpine te përkulur nuk mund te jete një sinonim i një moshe te re. Kështu qe bëni mire te drejtoheni, hapni shpatullat dhe imagjinoni veten sikur te jeni modele.

Ferizaj: Aktakuzë ndaj 6 personave – për "krim të organizuar dhe detyrim"

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Ferizajt kundër gjashtë të pandehurve për veprat penale “krimi i organizuar dhe detyrim”.
Katër të pandehur akuzohen për veprën penale: Krim i Organizuar, nga neni 283 i Kodit Penal të Kosovës lidhur me veprën penale: Detyrimi i Rënduar, nga neni 340 i Kodit Penal të Kosovës.
Disa nga të pandehurit përballen me akuza shtesë përfshirë Zjarrvënie e Rënduar nga neni 334, 1, 2 dhe 3 i KPK-së, Uzurpim i Paligjshëm i Pronës së Paluajtshme, nga neni 332, paragrafët 1 dhe 3 të KPK-së, Vrasje e Rëndë në Tentativë nga neni 179, paragrafi 1.6 dhe 1.8 të KPK-së dhe Lëndim i Lehtë Trupor nga neni 188, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 i KPK-së.

Veprat e pretenduara penale shtrihen përgjatë periudhës kohore 2008 – 2015 dhe kanë të bëjnë me blerjen e parcelave të tokës në Ferizaj.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Tahiri: Dialogu me Serbinë nuk ndalet

0

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë më dije se procesi i dialogut për fqinjësi të mirë do të vazhdojë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Dialogu i Brukselit ka për synim vendosjen e fqinjësisë së mirë në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe fqinjësia e mirë është një parim që lidhet me procesin e integrimit të Kosovës dhe të Serbisë në Bashkimin Evropian. Pra, mendoj se ky dialog do të shkojë paralelisht deri në anëtarësimin e plotë edhe të Kosovës edhe të Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Tahiri për “Epokën e re”.

Ajo ka ritheksuar se të gjitha marrëveshjet janë arritur sipas parimeve dhe vijave të kuqe, pra në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Rita duet me Ed Sheeran

0

Këngëtarja ka bashkuar fuqitë më këngëtarin e hitit “Thinking Out Loud” për të sjellë këngën me titull “Us”, e cila do të jetë pjesë e albumit më të ri të Ritës.

Përsa i përket këtij projekti muzikor, këngëtarja është shprehur se është një nga këngët më të preferuara për të, duke thënë: “Për mua, është një nga këngët e dashurisë më të ëmbla, më emocionuese dhe më e mrekullueshme që unë mund të kem dëgjuar ndonjëherë”.

Pavarësisht se ka publikuar albumin e saj të parë, “Ora” në 2012, Rita tregon se albumi i saj i ardhshëm po realizohet në një mënyrë sikur është i pari për të.

Bolt fiton medaljen e artë

0

Vrapuesi nga Xhamajka Usain Bolt ka fituar sot medaljen e artë në kampionatin që po mbahet në Pekin.

Bold, për të 4 herë me radhë fitoi titullin botëror në 200 metra.

Ai po ashtu theu rekordin e këtij këtë vit, duke kaluar shtegun e 200 metrave për 19.55 sekonda.

Kjo fitore bën që Bold, të ketë një rekord të ri, atë të fitimit të 10 medaljeve të arta në kampionate botërore.

Vriten dy gjeneralë irakianë në konfliktet me DAESH

0

Dy gjeneralë irakianë u vranë gjatë përleshjeve me organizatën terroriste DAESH, në qytetin qendror të Irakut Ramadi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komandës për operacione të përbashkëta Yahya Resul, konfirmoi për AA se gjatë përleshjeve me DAESH u vranë gjeneral breigade Abdulmajid Sefin dhe ndihmës komandanti i forcave në Anbar-it, gjenerali Abdurrahman Abu Rugeyf.

Rasul gjithashtu tha se forcat irakiane të sigurisë janë duke vazhduar konfliket me terroristët e DAESH.

Në disa qytete të Irakut vazhdojnë përleshejet mes ushtrisë irakiane me DAESH. Ushtria irakiane ka nisur një ofensivë të gjër kundër organizatës terroriste DAESH, pasi kjo e fundit mori qytetin e Mosulit dhe rajone të tjera. Forcat e ushtrisë irakiane bashkë me Peshmerget vazhdojnë me operacionet në mënyrë të rimarin nën kontroll zonat e marra nën kontroll nga DEASH. Forcat ajrore të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i japin mbështetje ushtarake nga ajri ushtrisë irakiane.

Merkel: Lajmi për emigrantët e vdekur në Austri, paralajmërim për Evropën

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se lajmi se të paktën 20 migrantë kanë vdekur brenda një kamioni në Austri është paralajmërim për Evropën se duhet t’i jap zgjidhje krizës së emigrantëve.

Këto komente kancelarja gjermane i ka bërë në Vjenë ku janë mbledhur liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“ Kjo na kujton se ne duhet ta trajtojmë shpejtë çështjen e emigracionit dhe ta gjejnë zgjidhjen në shpirtin e Evropës- që do të thotë në shpirtin e solidaritetit”, ka thënë Merkel.

Ajo ka shtuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke u përballur “me një sfidë të madhe”, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve të cilët po ikin nga vendet në konflikt në Lindje të Mesme dhe Afrikë, me qëllim që të arrijnë në BE, raporton REL.

Policia austriake tha se duket se 20 deri 50 trupa të pajetë janë gjetur në një kamion të parkuar afër kufirit me Hungarinë.

Süddeutsche Zeitung: Marrëveshja – një lloj njohje për Kosovën

0

Gazeta prestigjioze gjermane „Süddeutsche Zeitung” i ka kushtuar një artikull të gjatë relacionit Kosovë-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të fundit në Bruksel ndërmjet dy shteteve.
Në këtë artikull theksohet se për Kosovën kjo është një lloj njohjeje dhe përafrim i Kosovës me BE-në dhe do të sjellë përparim edhe për liberalizimin e vizave.

Gazeta paraqet edhe një skepticizëm lidhur me implementimin të marrëveshjes së vitit 2013, por kjo e fundit paraqet lehtësime konkrete për jetën e qytetarëve, sidomos për telekomin dhe energjetikën.

Në këtë shkrim, thuhet se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do ta ketë statusin vetëm “mbikëqyrës” dhe assesi “autoritet i pavarur”.

Për këtë ka paralajmëruar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se do të ketë shumë zemërim në detaje.

Derisa, më optimist është treguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është cituar nga gazeta gjermane duke thënë se kjo marrëveshje është njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.