Tetovë: Një i arrestuar, dyshihet për trafikim të drogës

TË FUNDIT

Me urdhër të gjykatës, policët e Departamentit të Punëve të Brendshme në Tetovë kanë kontrolluar një objekt të improvizuar prej druri, të vendosura në një fushë në afërsi të hekurudhës në Tetovë, rruga drejt f.Falisht, e përdorur nga 42-vjeçari Xh.S nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.

Gjatë kontrollit, në objekt është gjetur: një qese najloni me rreth 20 gram pluhur të panjohur me ngjyrë kafe të çelët, e cila ishte fshehur prapa furrës elektrike, një qese e vogël prej najloni, gjithashtu me rreth 5 gram pluhur të panjohur me ngjyrë kafe, e vendosur mbi derën e hyrjes dhe një peshore digjitale me prodhim kinez.

Të gjitha ato sende janë fotodokumentuar dhe konfirmuar për ekspertizë. Në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, tetovari Xh.S është arrestuar dhe është mbajtur për sqarimin e plotë të rastit, për të cilin do të ketë edhe kallëzim penal.