Kosova i ka mbi 83 mijë nxënës

TË FUNDIT

Numri i fëmijëve në arsimin e mesëm të lartë është 83,743 prej tyre 39,358 ose 47% janë femra, 44, 385 ose 53%, janë meshkuj, bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar statistikat e arsimit të mesëm të lartë për vitin shkollor 2014/2015.

Sipas ASK-së, numri i mësimdhënësve në arsimin e mesëm të lartë është 5,358 prej tyre 2,081 ose 38.8% janë femra dhe 3,277 ose 61.2%, janë meshkuj.

Numri i fëmijëve në arsimin privat për arsimin e mesëm të lartë është 2,476 prej tyre 1,065 janë femra, kurse 1,401 meshkuj.

Publikimi i të dhënave statistikore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2014/2015 përmban të dhëna statistikore për arsimin e mesëm të lartë në Republikën e Kosovës, të paraqitura në nivel qendror dhe atë lokal, për sektorin publik dhe privat të arsimit, për numrin e shkollave të mesme, numrin e nxënësve, numrin e mësimdhënësve, numrin e nxënësve sipas përkatësisë etnike dhe sipas klasave/kl/.