Array

Stop piraterisë!

Must Read

Bujar Osmani tregon 5 pikat me prioritet të MPJ-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në pres-konferencë për media bëri të...

Osmani për memorandumin bullgar: “Kemi linja të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një dalje për media ka komentuar edhe memorandumin...

Përmbytje në rajonin rus Habarovsk

Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Amur në rajonin Habarovsk në Lindjen e Largët ruse...
- Advertisement -

Edhe pas miratimit të Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, sipas të cilit ndalohet riprodhimi dhe shpërndarja e kopjeve të veprave autoriale, të mbrojtura me të drejtën e autorit, apo komunikimin dhe vënien në dispozicion të materialit të mbrojtur, pa autorizim paraprak nga titullari i së drejtës, keqpërdorimi po vazhdon në kundërshtim me ligjin e përmendur, raporton KosovaLive.

Kopjimi i librave dhe veprave të tjera artistike është edhe më tutje i pranishëm në vendin tonë madje paraqet shqetësim pasi përveç që dëmton autorët, dëmton po ashtu ekonominë edhe ashtu të dobët, dhe imazhit e shtetit tonë të ri.

- Advertisement -

Autorët dhe kompanitë e ndryshme të fushës së artit dhe kulturës hezitojnë të bashkëpunojnë me autorët vendas dhe në përgjithësi në krijimtarinë artistike dhe kulturore, e që të tilla investime do të ishin shumë të nevojshme në një vend me ekonomi në zhvillim e sipër, të tillë siç e ka Kosova. Gjithashtu dekurajojnë krijuesit e veprave letrare e artistike pasi nuk shpërblehen për punën e tyre.

Sipas drejtorit të Zyrës për të drejtat e autorit, Valon Kashtanjeva, qysh prej tetorit të vitit 2011 kur edhe u miratua Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta , Kosova ka krijuar infrastrukturën bazë ligjore për fushën e të drejtës së autorit. Ka krijuar edhe një task forcë kundër piraterisë në janar të vitit 2013, por pirateria vazhdon të jetë e pranishme thuaja në nivel të njëjtë që ishte edhe më parë.

- Advertisement -

“Pas miratimit të ligjit, Zyra për të drejtat e autorit që vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është fokusuar në promovimin e së drejtës së autorit dhe në nxjerrjen e akteve nënligjore. Moment me rëndësi është krijimi i Task forcës kundër piraterisë në janar të vitit 2013, organ ky i cili ka ndërmarrë veprime kundër piraterisë duke filluar nga muaji gushti i po këtij viti”, ka thënë Kashtanjeva.

Sipas tij, lufta kundër piraterisë është e vazhdueshme, pasi që kjo dukuri është përhapur mjaftë shumë që nga pas lufta e deri kur janë ndërmarr aksionet e para kundër sajë, madje një gjë e tillë është e pranishme edhe në ditët e sotme.

- Advertisement -

Kashtanjeva thotë se pirateria përveç që dëmton buxhetin e shtetit dhe krijuesit, kjo mund të dëmtojë edhe vetë përdoruesin pasi krijuesit mund të dekurajohen dhe nuk mund të jenë të fokusuar në krijimtari pasi që nuk marrin shpërblimin që u takon si pasojë e përdorimit të paautorizuar të veprave të tyre. Rrjedhimisht krijuesit nuk kanë mundësi të krijojnë dhe si përfundim dëmtohet në përgjithësi krijimtaria letrare, artistike, shkencore dhe kultura në përgjithësi.

“Zyra për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta nuk ka kompetenca për zbatimin e këtij ligji, por zbatimi i tij është i ndërlidhur ngushtë me veprimet ligjore të vetë krijuesve dhe titullarëve të së drejtave. Ata mund dhe duhet të përdorin mjetet juridike për mbrojtjen e veprave të tyre.

Mirëpo, Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka kompetenca në mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji”, pohoi Kashtanjeva.

Ai bëri të ditur për KosovaLive se që nga fillimi kur janë ndërmarrë aksionet e para deri më tani Task forca që udhëheq luftën kundër piraterisë ka sekuestruar afër 40 mijë kopje të materialeve pirate. Mirëpo, KosovaLive, nuk ka arritur të siguroi të dhëna se çka ka ndodhur me autorët piratë, a është dënuar dikush dhe sa është dënuar me burg apo me gjobë siç e parasheh Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, apo Kodi Penal.

“Nga janari i vitit 2013, shkelja e të drejtës së autorit konsiderohet vepër penale dhe shkelësit mund të ballafaqohen edhe me sanksione penale. Sipas Kodit Penal, kushdo që bënë shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dënohet me gjobë prej dy mijë deri në 10 mijë euro, ose me burgim nga 3 muaj deri në 8 vjet. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e produkteve që shkelin të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta konfiskohen”, ka thënë Kashtanjeva.

Feim Maliqaj, njohës i çështjeve për të drejtat e autorit dhe ish- drejtor i Zyrës për të drejtat e autorit në kohën e të cilit edhe është miratuar ligji, ka thënë për KosovaLive se sa i përket legjislacionit, është mjaft mirë e rregulluar fusha e së drejtës së autorit, gjithashtu janë një sërë institucionesh që e kanë mandat dhe merren me këtë çështje.

Mirëpo, për fat të keq edhe më tutje po vazhdon kjo veprimtari nga e cila dëmtohen të gjithë, në veçanti autorët, krijuesit e veprave artistike dhe ekonomia e vendit.

“Ekonomia dëmtohet për faktin se pirateria bëhet në mënyrë ilegale dhe kjo përveç që shkelë në mënyrë flagrante të drejtat e autorit gjithashtu rrit edhe informalitetitn në ekonomi. Nëse për çdo vepër të krijuar dhe pastaj të shumëzuar dhe shitur do të kompensoheshin autorët, atëherë edhe inkasimi i taksave do të bëhej sipas legjislacionit në fuqi dhe do të kishte të mira si për shtetin ashtu edhe për autorët”, ka thënë Maliqaj.

Sipas Maliqajt, luftimi i piraterisë ka rëndësi të madhe për imazhin e vendit. Prandaj, përveç institucioneve, të cilat kanë për detyrë të ndjekin dhe luftojnë piraterinë në bazë të ligjit edhe qytetarët mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Kjo do të bëhej duke refuzuar të blejnë çfarëdo vepre në mënyrë ilegale dhe përveç refuzimit, rastet të tilla duhet t’i paraqesin tek organet kompetente. Ky veprim do të ishte në të mirën e përgjithshme pasi në këtë mënyrë do të ndihmoheshin autorët, të cilët do stimuloheshin për të krijuar më shumë vepra artistike e kulturore dhe rrjedhimisht do ndihmoheshin edhe vetë blerësit, po ashtu do ndihmohej edhe ekonomia e shtetit, duke krijuar kështu parakushte për investime të huaja madje edhe në arritjen e standardeve evropiane

- Advertisement -

Bujar Osmani tregon 5 pikat me prioritet të MPJ-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në pres-konferencë për media bëri të ditura pesë pikat me prioritet...

Osmani për memorandumin bullgar: “Kemi linja të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një dalje për media ka komentuar edhe memorandumin Bullagr, me të cilën Bullgaria...

Përmbytje në rajonin rus Habarovsk

Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Amur në rajonin Habarovsk në Lindjen e Largët ruse janë përmbytur 29 lagje.

MASH: Sigurojmë mësim edhe për fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për mësim online

Fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për ndjekjen e mësimit online gjatë virusit Covid-19 do të kenë mundësi për mësim si edhe...

Përfundoi gazifikimi në Spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair

Ka përfunduar gazifikimi i Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë "Nënë Tereza" në Çair, i cili ishte si një nga ndotësit më...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -