FIFA e sheh të sigurt kualifikimin e Shqipërisë

0

Fifa i ka kushtuar një hapësirë të gjerë në uebsjatin e saj Shqiperise dhe me konkretisht trajnerit italian të kuqezinjve Gianni De Biasi.

Ja cfarë shkruan organi me i larte i futbollit boteror:

Pavarësisht fjalëve të tij të matura, trajneri ka një besim të palëkundur te lojtarët e tij: “Shqipëria ka nxjerrë gjithnjë lojtarë të mëdhenj. Më vijnë në mendje emra si Altin Rraklli dhe Igli Tare. Por skuadra ime është e jashtëzakonshme. Çdo lojtar i kombëtares time është në gjendje që të bëjë të flasë në fushë frymëzimin dhe krijimtarinë. Detyra ime është të gjej një sistem taktik që të nxjerrë më të mirën prej tyre. Jam gjithnjë në përpjekje të gjetjes së balancimit të duhur ndërmjet imagjinatës dhe disiplinës kolektive dhe tani lojtarët e mi mudn ta gjejnë njëri-tjetrin me sy mbyllur. Asgjë nuk mund të më japë më shumë kënaqësi se sa kjo”.

Me një mentor si De Biasi në krye, edhe Shqiponjat mund të jenë në gjendje ta gjejnë me sy mbyllur rrugen e tyre drejt kalufikimir drejt EURO 2016.

Ambasadori amerikan zgjedh Ferizajn për vizitë të parë (Video)

0

Ambasadori amerikan në Kosovë Gregory T. Delawie premton përkrahje për realizim të programit qeverisës të komunës së Ferizajt, sidomos në sferën e ekonomisë. Ndërkaq kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa foli edhe për Asociaconin e komunave më shumicë serbe, për të cilin shtoi se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive./21 Media

Mustafa e quan Albin Kurtin gomar

0

Zhvillimet e fundit në vend kanë ndezur debate mes pozitës dhe opozitës. Albin Kurti, dha më herët një deklaratë kundër reagimit të Hashim Thaçit i cili i kishte dalë në mbrojtje kryeministrit.

Kurti në deklaratën e tij tha se “zajednicën” (AKS-në) e ka mundësuar “zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”.

E pas kësaj, reagoi edhe Isa Mustafa, ku pa ja përmendur emrin po e quan Kurtin gomar.

“A e di kush, çka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah unë Ukshi se e ka humbur rrugen”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Capture

Pakoja e re fiskale – kërkohen qartësime(Video)

0

Në Pakon e re fiskale që pritet të filloj së zbatuari nga 1 shtatori i këtij viti, parashihet heqja e TVSH-së për makineri prodhuese, për lëndën e parë dhe për teknologji informative. Po ashtu, me këtë pako parashihet ndryshime tek të ardhurat për korporata për lirimet tatimore dhe lehtësira të tjera fiskale për bizneset sa i përket investimeve të reja. / 21 Media

Abdullah Hoti, ministër i Finanacave

Çfarë ndodh nëse nuk flemë sa duhet

0

Ne shpenzojmë vetëm një të tretën e orëve të jetës në gjumë por kjo sasi drejton jetët tona. Të mos flesh aq sa duhet mund të jetë shkaktar i shumë problemeve.

Do të hani më shumë. Rreth 300 kalori më shumë për të qenë më të saktë.

Mund të mos jetoni gjatë sa duhet. Sipas shkencëtarëve gratë që flenë më pak se 5 orë nuk jetojnë aq gjatë se të tjerat që i plotësojnë ato.

Do të peshoni më shumë. Pesha nuk ritet vetëm nga ushqimi por edhe nga gjumi. Gjumi i pamjaftueshëm shkakton stres i cili ngadalëson metabolizmin dhe vendos shtresa dhjami.

Zvogëlon trurin. Shkencëtarët kanë përfunduar duke thënë se gjumi zvogëlon trurin dhe prek sistemin neurologjik.

Rrit presionin e gjakut. Studimetn kanë zbuluar se ata që nuk flenë si duhet rrexikohen nga tensioni i lartë me rreth 40 %.

Rrit rrezikun e sëmundjeve. Ata nuk nuk i mbylin sytë aq sa duhet është provuar se preken më shumë nga të ftohtit.

Përkeqëson kujtesën.

Ul produktivitetin në punë. Sipas kërkuesve pagjumësia është çelësi i qëndrimit pasiv të njerëzve.

Ju bën të ngurtë. Kerkuesit thonë se sasia e pamjaftueshme e gjumit ndikon në anën emocionale apo ndërvepriini e maturuar.

Nuk jeni pjesë e lojës. Sepse sasia e pakët e gjumit ju bën të ndiheni jo mirë.

“Kultura shqiptare në tranzicion” në seminarin e XXXIV(Video)

0

“Kultura shqiptare në tranzicion dhe faktorët që ndikuan në ndryshimin dhe harrimin e vlerave kulturore” ishte temë diskutimi sot në Seminarin e XXXIV për Gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare. Studiuesit kishin mendime të ndryshme duke filluar nga mënyra e të jetuarit, besimi e deri te riti i varrimit në periudhën e bronzit dhe hekurit./ 21 Media

​Sy më sy, Rama – Vuçiq

0

Në Forumin e Shoqërisë Civile organizuar nga Fondacioni Erste dhe Friedrich Herbert, nga shumë foto të shkrepura njëra prej tyre, mori shumë vëmendje.

Foto sjell përballë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, përball homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së përbashkët, duke u shikuar “çuditshëm”. Momenti ju vjen në foton më poshtë. Vlerësojeni vet.

Aksident në Fushë Kosovë,traumatizohet vozitësja

0

Dy vetura janë aksidentuar ndërmjet vete në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në zonën industriale në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, dhe në vendin e ngjarjes sapo ka arritur edhe Policia e Kosovës.

Nuk ka të lënduar, por një grua që voziste njërën prej veturave ka përjetuar trauma të rënda nga ngjarja dhe i është ofruar ndihmë.

Më poshtë gjeni fotografitë e bëra nga vendi i ngjarjes

Si mos të lotoni kur prisni qepët!

0

Çdo femër duhet ta mendojë dy herë përpara se të nis të presi qepët gjatë gatimit, aq më tepër kur ajo ka bërë make up dhe po përgatitet t’i vijnë njerëz për vizitë!

Fakti që qepa e ka këtë veti, nuk ka shumë rëndësi pasi ju nuk keni në dorë asgjë për ta ndryshuar, por, ajo çka ju mund të bëni, është të ndiqni të paktën njërën prej këtyre metodave, për të parandaluar që kjo veti e qepës, t’ju bëjë të lotoni pa pushim!

1. Përpara se të nisni të prisni qepët, futini ato në frigorifer. Lërini për rreth 30 minuta dhe më pas mund të nisni punën! Ose, në rast se nuk keni kohë për të pritur 30 minuta, mjaftojnë 10 minuta në ngrirje për të kryer të njëjtin efekt!

2. Ndizni pranë jush një qiri. Flaka dhe tymi që ajo lëshon, do të djegë shumicën e e elementëve që qepa lëshon dhe që më pas ju shkakton lotimin.

3. Priteni qepën poshtë një burimi uji të rrjedhshëm. Poshtë rubinetit tuaj është vendi ideal.

4. Fërkojeni thikën me lëng limoni duke e lagur atë mirë, dhe më pas nisni të prisni qepët.

5. Rrënjët e qepës lërjani të fundit për t’i hequr. Mos e prisni atë menjëherë përpara se të nisni punën por lëreni në fund. Në këtë mënyrë, qepa nuk do ju bëjë aspak të lotoni.

6. Vendoseni gjuhën tuaj në qiellzën e gojës tuaj. Mbajeni aty përgjatë gjithë kohës që jeni duke prerë qepët.

Kurti komenton Asociacionin

0

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar ndaj mbrojtjes që Hashim Thaçi ia ka bërë kryeministrit Isa Mustafa pas aksionit ë Vetëvendosjes në fshatin e tij të lindjes në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë mbrojtje Kurti ka shkruar:

“Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës.