Vesa po shkon

0

Ashtu siç e do rendi dhe zakoni, po ja shkon edhe Vesa Luma.

Këngëtarja jonë e shumë hiteve të krijuara po na martohet. Ajo tashmë ka bërë përgatitjet për dasmën e saj e cila është caktuar të mbahet me 12 shtator.

Por, nuk ka lënë anash as traditat. Ajo, po i rikthen për dasmën e saj.

Ne disa fotografi ku Vesa Luma shihet e veshur me veshje kombëtare duke festuar ‘natën e qiknisë”.vesa-luma-3 vesa-luma vesa-luma-2

​Jahjaga në Konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë ne hapjen zyrtare të Konferencës së 53-të Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Gruas në Polici (IAWP) që po mbahet në Cardiff të Wales në Britaninë e Madhe. IAWP sivjet shënon 100 vjetorin e themelimit të tij.

Në këtë shënim të përvjetorit të IAWP po marrin pjesë qindra përfaqësuese të policisë nga një numër i madh i vendeve të ndryshme të botës. Në mesin e tyre edhe një numër i përfaqësueseve të Policisë së Kosovës. Presidentja Jahjaga në darkën zyrtare mbajti një fjale rasti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit që prej periudhës së luftës e deri më sot. Në veçanti ndërtimin e institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës, që ka arritur të bëhet institucioni më i besueshëm në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë fjalim Jahjaga ndër të tjera tha:

Jam krenare që shoh këtu kaq shumë gra, oficere të zbatimit të ligjit nga mbarë bota. Të udhëhequra nga principet fundamentale të demokracisë, pjesëmarrjes, barazisë, zhvillimit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët njëlloj, ju e keni bërë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore mision tuajin jetësor.

Shumë nga ju keni thyer tabutë në shoqëritë tuaja duke qëndruar në linjën e frontit të sundimit të rendit dhe ligjit. Me dedikimin tuaj të patundur, ju keni forcuar funksionimin demokratik të shoqërive tuaja dhe keni mbrojtur të drejtën e secilit qytetar për të jetuar me dinjitet dhe të drejtën që ata të luajnë rolin i cili u takon në shoqëri.

Ju keni treguar, nëpërmes kurajës dhe vendosmërisë suaj, se një e ardhme më e mirë është para nesh atëherë kur sundon rendi dhe ligji. Mbi të gjitha, ju keni dëshmuar se siguria për të gjithë qytetarët, për meshkuj dhe për femra njëlloj, është një normë për paqe të qëndrueshme, për shoqëri përparimtare dhe demokraci kuptimplote.

Përgjatë historisë, ne kemi parë se si udhëheqja nga gratë ka ndryshuar drejtimin e historisë, jetën e përditshme të njerëzve nëpër komunitetet e tyre në mbarë globin, për të dëshmuar se gratë janë agjente të paqes, të zgjidhjes së konflikteve, të shtetndërtimit, duke krijuar një botë më të sigurt dhe më të drejtë për secilin.

Këtë lloj të trashëgimisë mbresëlënëse lidershipi dhe anëtarët e ANGP-së e kanë rrënjëzuar dhe e kanë kaluar me krenari nga një gjeneratë në tjetrën, dekadë pas dekade.

Siç e dinë shumë nga ju, unë kam pasur kënaqësinë që të takoj shumë anëtarë të ANGP-së gjatë viteve, në pozitën time të mëhershme. Kam qenë dëshmitare e një pune impresive të cilën ANGP-ja e ka bërë dhe ndryshimin të cilin e ka sjellë nëpër komunitete në mbarë botën, duke e riafirmuar secilën herë rëndësinë e pjesëmarrjes së grave ne forcat e sigurisë për një paqe të qëndrueshme dhe shoqëri gjithë përfshirëse.

Është po ky ndryshim transformativ, i bazuar në principet fundamentale të barazisë në mes të qytetarëve dhe sigurisë për secilin, të cilin ANGP-ja e ka promovuar vazhdimisht nëpërmes programeve të saja dhe rrjetit gjithnjë e më të gjerë, duke riafirmuar se është detyrë dhe obligim i oficerëve të zbatimit të ligjit dhe forcave të sigurisë shtetërore që të mbrojnë të drejtat dhe liritë fundamentale të të gjithë qytetarëve, pa dallim gjinie, përkatësie etnike apo besimeve fetare.

Kur këto të fundit nuk garantohen dhe nuk respektohen, paqja shkatërrohet.

Unë vij nga një shoqëri në të cilën, jo shumë më parë, forcat e sigurisë u shndërruan në dorë të zgjatur të regjimit, i cili i privoi qytetarët e pafajshëm nga të drejtat dhe liritë e tyre bazike. Diskriminim etnik, i cili zgjati me dekada, eskaloi në dhunë masive, pastrim etnik dhe gjenocid kundër popullatës së pafajshme civile.

Padrejtësia u shndërrua në ligj. Paqja kolaboi, dhe i hapi rrugë një lufte të përgjakshme në pragun e Evropës, e cila po festonte bashkimin dhe paqen e saj.

Nuk kam nevojë që t’ju përkujtoj valën e afër një milion refugjatëve shqiptarë të Kosovës, të zhvendosur nga vatrat e tyre me forcë, më shumë se dhjetë mijë qytetar të vrarë dhe të masakruar dhe afër njëzet mijë gra të dhunuara gjatë luftës, një mijë qytetarë akoma të humbur dhe shkatërrimin material nga lufta.

Por, dëshiroj t’ju përkujtoj intervenimin humanitar të NATO-s, i cili i dha fund gjenocidit të tmerrshëm dhe i hapi rrugë procesit të paqes në Kosovë. Dua t’ju përkujtoj se mbrojtja dhe respektimi i të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale të secilit qytetar është supreme, dhe se këto vlera universale duhet t’ju udhëheqin secilën ditë.

Në po këtë kohë, unë iu bashkova Policisë së Kosovës, të ngritur nga hiri i një lufte shkatërrimtare, e vendosur që t’i mbrojë indet e shoqërisë e cila ishte e rrethuat nga mjerimi i luftës, nga vuajtja nga tortura dhe keqtrajtimi, nga humbja e më të dashurve të tyre.

Ne ishim një numër grash, të cilat mund të na numëroje në gishtat e një dore, të cilat krah për krah burrave, siç e kanë bërë gratë gjithmonë në Kosovë, vendosën të kontribuojnë drejt ndryshimit të drejtimit të historisë së vendit tonë.

Ne ishim të vendosura që të transformojmë imazhin e policisë, nga ajo e cila ishte më parë – një mekanizëm i shtypjes, në atë të një institucioni shumë profesionist në ofrimin e sigurisë qytetarëve të tyre, pa marrë parasysh gjininë dhe prejardhjen etnike të tyre.

Ne, gratë police, luajtëm një rol qenësor në ndryshimin e imazhit dhe në shndërrimin e Policisë së Kosovës në një nga institucionet më të besueshme të vendit, me numër më të madh të të punësuarve femra.

Ne ndryshuam perceptimin të cilin qytetarët e kanë ndaj njerëzve në uniformë, duke e zëvendësuar frikën të cilën ata e ndjenin më parë me besim dhe bashkëpunim, duke i bërë njerëzit në uniformë pjesë të pandashme të sigurisë së secilit qytetar.

Jemi ndalur shumë herë në rrugë nga qytetarë të cilët na ofronin mbështetje dhe falënderime për rolin të cilin luanim, ne gratë në uniformë, në përfitimin e besimit të tyre për institucione, duke dëshmuar për të satën herë rolin të cilin gratë e luajnë në procesin e ndërtimit të paqes.

Kosova tanimë e ka asociacionin e saj të grave police, i pari i cili është themeluar ndonjëherë në regjionin e Evropës Juglindore, një fitore jo vetëm për gratë police por, mbi të gjitha, një fitore për sigurinë e qytetarëve tanë, të vendit tonë dhe të demokracisë sonë.

Sot, ato qëndrojnë me krenari krah për krah me gratë police të mbarë globit, dhe ndajnë së bashku përvojat dhe profesionalizmin e tyre, të përqafuara për kurajën dhe vendosmërinë e tyre të paepur, gra police si Kapitenja Vjollca Hoti, heroizmi, kuraja e së cilës dhe mbrojtja e jetëve e ka bërë atë gruan e parë nga Kosova e cila është nderuar me Medaljen për Heroizëm nga ANGP-ja.

Unë dua të theksoj se, duke investuar në to, në gratë police, siç ka bërë ANGP-ja gjatë ditëve dhe dekadave të kaluara, ne investojmë në krijimin e shoqërive më përfshirëse, në institucione më llogaridhënëse, të cilat respektojnë dhe garantojnë interesat dhe të drejtat e secilit, të burrave dhe të grave, ne ngurtësojmë rrugën drejt progresit social, ekonomik dhe politik të cilit do vend.

Për këtë arsye ne duhet të sigurojmë se, përderisa jemi duke ndarë më krenari tregimet e sukseseve të komuniteteve tona, të vazhdojmë të ndërtojmë mbi to, duke rritur pjesëmarrjen e grave në të gjitha fushat e jetës, dhe të sigurohet pjesëmarrja e tyre në të gjitha nivelet e hierarkisë dhe të vendim marrjes.

Kosova, si shtet i cili ka luftuar për liritë dhe të drejtat fundamentale të qytetarëve të saj, ka shumë mësime për të ofruar rreth rëndësisë së intervenimit ndërkombëtar dhe asistencës ndërkombëtare në procesin e ndërtimit të paqes, të ndërtimit të institucioneve gjithëpërfshirëse dhe themelimit të një shteti shumë etnik të bazuar në principe civile të barazisë në mes të gjithë qytetarëve të saj.

Kosova është një nga shembujt më të rëndësishëm të suksesit të përbashkët të arritur nga populli dhe institucionet bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar. Ajo ka kaluar nëpër një numër etapash, nga ajo e emergjencës deri te krijimi i shtetit i cili shpreh lirshëm vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj.

Sot, Kosova qëndron si një shtet i cili promovon paqe dhe siguri në regjion dhe përtej, e vendosur që të bëhet anëtare e familjes Evropiane, e KB dhe NATO-s, një kontribuues i rëndësishëm i sigurisë kolektive.

Ajo është shndërruar në një partner të rëndësishëm në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe po bëhet një faktor i rëndësishëm ne fushën e sigurisë, duke e bërë pjesëmarrjen e saj të barabartë në institucionet ndërkombëtare të sigurisë qenësore për dhënien e kontributit të saj direkt dhe të suksesshëm sigurisë globale.

Në një botë të sfidave globale, kur konfrontohemi nga kërcënime të natyrave të ndryshme, përfshirja është përgjigja jo vetëm për sigurinë por edhe për zhvillimin e shoqërive tona. Në një kohë kur siguria e qytetarëve tanë po kërcënohet nga veprimet e grupeve radikale dhe ekstremiste, përgjigjja jonë duhet të jetë e përbashkët, nëse dëshirojmë që të kemi sukses.

Në kohën kur bota po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur, rruga jonë drejt përparimit dhe zhvillimit do të sigurohet nëpërmes një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar, të bashkuar si shtete dhe si shoqëri në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë dhe të institucioneve demokratike të shoqërive tona ndaj secilit kërcënim.

Në këtë përvjetor të njëqindtë, përderisa shohim mbarë këtë përparim të arritur në fushën e sigurisë, ne po ashtu shohim sfidat e sigurisë sonë kombëtare dhe globale, por jemi paksa larg njohjes së sfidave me të cilat ballafaqohemi në mbrojtjen e të drejtave njerëzore të qytetarëve, pa marrë parasysh gjininë si dhe përkatësinë etnike dhe fetare.

Siguria e grave dhe fëmijëve vazhdon të mbetet një brengë e madhe globale, ku gratë dhe fëmijët në kohë konfliktesh javë më të prekurit, dhe në kohë paqeje, dhuna e shkaktuar ndaj tyre arrin nivele shumë të larta, dhe prapëseprapë trajtohet si dhunë familjare.

Ne akoma na duhet që të njohim të vërtetën e madhe se siguria e grave është siguri e mbarë shoqërisë. Ne duhet ta kuptojmë se dhuna familjare është krim, se dhuna seksuale e përdorur si mjet lufte, që ka si cak më së shpeshti gratë dhe vajzat e reja, është krim lufte dhe se ne do të sigurojmë që kryesit do të dënohen dhe jo viktimat, siç vazhdojmë të bëjmë padrejtësisht.

Është koha më se e duhur që të bashkohemi dhe ta ndalojmë trajtimin e grave si qytetarë të dorës së dytë dhe të reformojmë mënyrën se si forcat tona të sigurisë veprojnë në kohë lufte dhe paqeje, në mënyrë që të garantojmë mbrojtjen e integritetit të grave dhe vajzave si dhe ndrojtjen e drejtave dhe lirive të tyre njerëzore të barabarta në çdo kohë.

Gratë janë pjesë e pandashme e progresit gjithëpërfshirës të cilësdo shoqëri, janë agjente të paqes, të zgjidhjes së konflikteve, të proceseve të shtet ndërtimit dhe kyçja e tyre direkte siguron një botë më të sigurt dhe më të drejtë për secilin.

Është e mençur! Është e drejtë! Është koha! Që të sigurojmë se gratë dhe vajzat tona kanë qasje të barabarta në mundësitë jetësore dhe pjesëmarrje te barabartë në secilën fushë të jetës.

Dëshiroj të shpreh falënderimin tim të posaçëm për rolin të cilin ANGP ka luajtur dhe posaçërisht për mbështetjen e vazhdueshme të cilin e ka shfaqur për gratë police të Kosovës dhe për vendosmërinë e tyre që të mbështesin regjionin për ndërtimin e kaptinës së paqes dhe pajtimit.

Mikja ime e mirë, Jane Townsley, lidershipi dhe vizioni juaj ka hapur mundësi për gratë police të Kosovës dhe ka ndikuar pozitivisht në jetërat e qytetarëve të Kosovës pa marrë parasysh gjininë apo prejardhjen e tyre etnike. Kam besim se ANGP nën lidership të ri do të vazhdojë të mbetet aleat i afërt i grave police të Kosovës dhe të grave police në mbarë botën.

Të dashura gra police nga mbarë bota, ju lavdëroj për obligimin bujar të cilin e keni marrë mbi supet tuaja që të mbroni të drejtat dhe liritë e secilit qytetar. Të bashkuara siç qëndrojmë sot, me një zë të përbashkët, do të sigurojmë superioritetin e progresit dhe zhvillimit, të përfshirjes dhe lirive fundamentale në të gjitha shoqëritë tona.

Lady Gaga në American Horror Story

0

Është paralajmëruar se ajo do të jetë pjesë e sezonit të pestë të American Horror Story.Ajo ka vendosur të shpërndajë disa fotografi ku shihet në gardërobën dhe dukjen e saj, sekuencë kjo e vogël nga seriali i famshëm.

Gaga është edhe një tjetër personazh i radhës që inkuadrohet në serial, në të cilin përgjatë viteve kanë aktruar plot aktorë e fytyra të famshme.

“American Horror Story: Hotel” përfshinë edhe emrat si Sarah Paulson, Kathy Bates, Angela Bassett, Wes Bentley, Matt Bomer, Chloë Sevigny, Denis O’Hare, Cheyenne Jackson, Evan Peters dhe Fin Wittrock.

Mustafa u takua me ambasadorin amerikan Frank Wisner

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Vjenë, u takua me ambasadorin amerikan, mikun e madh të Kosovës, Frank Wisner, të cilin e falënderoi për mbështetjen e dhënë për shtetin e Kosovës.

Në një komunikatë të zyrës së Kryeministrit ku njoftohet për këtë takim thuhet se Mustafa i ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për kontributin që ambasadori Wisner dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi për Kosovën.

Ai, po ashtu e ka njoftuar ambasadorin edhe për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës si dhe reformat në shumë sektorë, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në komunikatë thuhet po ashtu se Kryeministri ta ketë njoftuar ambasadorin Wisner edhe për progresin e Kosovës në proceset integruese euroatlantike si dhe në bashkëpunimin rajonal.

Ambasadori Frank Wisner vlerësoi lartë punën e deritashme të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Mustafa, duke theksuar se Kosova po bën hapa të rëndësi shëm përpara.

Ambasadori Wisner vlerësoi edhe proceset e fundit të cilat janë adresuar nga Kosova, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të tij për Kosovën.

Cila prej ngjyrave të syve është më e shëndetshme?

0

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë, ata jeshilë apo të kaltër kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Një studim që është bërë publik nga portali “Health”, ku janë përdorur rreth 170 persona tregon se cila prej ngjyrave të syve është më e shëndetshme.

Aty thuhet se sytë e errët kanë më pak gjasa të preken nga degradimi makular i syrit, gjendje që krijon një pikë të zezë në mes të shikimit, ndërsa në anën tjetër njerëzit me sy ngjyrë të çelët kanë dyfishin e rrezikut që lidhet me këtë problem.

Sytë e errët

Irisët e syve të errët kanë një rrezik më të ulët të kancerit të lëkurës. Në një studim, kërkuesit morën mostra të ADN-së të 500 fëmijëve nga mosha 6 deri në 10 vjeç. Fëmijët me sy blu kishin më shumë gjasa të zhvillonin nishane krahasuar me fëmijët e tjerë. Numri i nishaneve që njerëzit kanë në fëmijëri, parashikon rrezikun e melanomës në moshë të rritur.

Sytë me ngjyrë të çelët

Një grup hulumtuesish australianë nga një analizë që i kanë bërë 336 personave kanë ardhë në përfundim se personat me sy të ngjyrës së errët kishin më tepër gjasa të gjenin veten në fjalë si “bujari, miqësi dhe simpati” sesa njerëzit me sy të ngjyrës së hapur. Këta e gjenin veten te llojet e personalitetit që binin më pak dakord dhe ishin më konkurrues.

Sytë e errët konsiderohen si më të besueshëm

Ndërsa në një studim tjetër ku u pyetën 238 vullnetarë të shprehnin mendimin e tyre se cili ndillte më tepër besim, ata me sy ngjyrë kafe, u cilësuan si më të besueshëm sesa ata me sy ngjyrë blu.

Sytë e çelët nuk rrezikohen nga humbja e pigmentit të lëkurës

Në një studim nga Universiteti Mjekësor i Kolorados, kërkuesit analizuan rreth 3000 persona me këtë lloj sëmundjeje. Ata identifikuan 13 gjene të lidhur me një predispozim më të madh ndaj gjendjes shëndetësore. Ata zbuluan se njerëzit me këtë sëmundje, kishin më pak gjasa të kishin sy ngjyrë blu ose jeshilë.

Njerëzit me sy të errët pinë më pak alkool

E në një analizë tjetër ku u morën në pyetje rreth 12 mijë burra dhe gra, dolën në përfundim se njerëzit me ngjyrë sysh më të çelët, pinin më tepër alkool.

Njerëzit me sy të zinj ose kafe, dehen më shpejt sesa ata me sy të çelët.

Ja disa mënyra për të shmangur djersitjen

0

Sipas mjekëve secili prej nesh, eliminon nga 500 deri në 800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë, vetëm përmes gjëndrave të djersës.
Kjo sasi dyfishohet me ardhjen e sezonit të verës. Për të shmangur këtë djersitje të tepruar,  rekomandon disa mënyra të thjeshta dhe funksionale
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veshje.
Ndaloni ato me natyrë sintetike dhe vishni më mirë ato prej pambuku dhe liri. Zgjidhni deodorantin e duhur.Më të mirë janë ata me më pak alkool, sepse ky i fundit mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Përdorimi i deodorantit, mund të bllokojë kanalet nëpër të cilat krijohet djersa.
Nëse ju nuk mund të laheni çdo ditë, mjafton vetëm që ta thani mirë trupin tuaj me një leckë pambuku, për të parandaluar kështu përhapjen e baktereve fermentues, që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe shtimin e djersitjes gjithashtu.
Qëndroni larg kafes dhe alkoolit apo ushqimeve përgjithësisht djegëse dhe pijeve. Sepse ato përmbajnë substanca që rrisin prodhimin e acetilkolinës, neuro-transmetuesi përgjegjës për djersitjen.

Prishtinë:NPB për shkak të borxheve mbyll pesë lokale

0

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), ka mbyllur gjithsej pesë lokale në Prishtinë që i kishin borxh komunës së Prishtinës nga më se 20,000 euro.

Por aksioni për mbylljen e këtyre lokaleve nuk kishte kaluar edhe aq lehtë, pasi ishin sulmuar fizikisht tre zyrtarë të kësaj ndërmarrje.

Në komunikatë të NPB-së, tregohet po ashtu se sulmuesit kanë qenë një grup i personave të armatosur, të cilët e kanë pasur në posedim faktik një lokal, pranë të cilit edhe ka ngjarë ky sulm fizik.

Rasti në fjalë siç edhe shpjegohet në komunikatën e NPB-së, ndërlidhet me paluajtshmërinë e destinuar për lokal afarist që gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, e cila i është dhënë me qira N.T.P. “Abis”, e përfaqësuar nga pronari i saj Afrim Islami.

Ky qiramarrës siç shpjegon NPB, ka qenë i papërgjegjshëm kundrejt pagimit të borxhit të qirasë mbi lokalin e kontraktuar, shuma e të cilit borxh ka arritur në 36,562.77 Euro. Gjithashtu, i njëjti thuhet në komunikatën e NPB-së, nuk i ka përfillë të gjitha mundësi të e ofruara nga “Ndërmarrja Publike Banesore” sh.a. në lidhje me riprogramimin e këtij borxhi, mundësi që i janë ofruar disa herë radhazi verbalisht dhe në formë të shkruar.

“Tutje, kontrata mbi qiranë përmes së cilit i njëjti e fituar të drejtën për ta shfrytëzuar këtë lokal afarist ka skaduar me datën 31 dhjetor 2013, rrjedhimisht duke e bërë shfrytëzimin e kësaj prone të paluajtshme krejtësisht në kundërshtimin me ligjin. Vlen të theksohet se gjysma e hapësirës së këtij lokali afarist i është dhënë me qira një personi tjetër duke shkelur kontratën e qirasë e cila në mënyrë decidive ndalon mundësinë e ‘qirasë mbi qira’”, thuhet në komunikatë të NPB-së.

Për sulmin fizik që i është bërë zyrtarëve sot NPB thotë se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka reaguar, fillimisht duke i shoqëruar zyrtarët në fjalë pranë stacionit policor dhe pastaj duke i arrestuar edhe personat që e k anë kryer sulmin.

“Ndërmarrja Publike Banesore” sh.a. duke qenë ndërmarrje në pronësi publike dëshiron të informojë qytetarët se është duke ndërmarrë përpjekje serioze që pronat në pronësi të saj të shfrytëzohen për të mirën e përgjithshme.

Rasti i sotëm tregon edhe gjendjen e vështirë që e ka trashëguar nga menaxhmenti i mëhershëm. NPB-ja krahas përpjekjes për të reformuar këtë ndërmarrje siguron qytetarët e Prishtinës se asnjë pronë publike nuk do të shfrytëzohet jashtëligjshëm nga persona apo kompani biznesi.

​Eurodeputetja e Partisë së Gjelbër interesohet për zhvillimet në Prishtinë

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti pjesëtaren e Parlamentit të Gjermanisë, znj. Marie Luis Bek, eurodeputete e Partisë së Gjelbër.

Me znj. Beck kryetari Ahmeti diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit politike si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, njofton kumtesa komunale .

Znj Beck, si anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, njëkohësisht anëtare e Partisë së të Gjelbërve u interesua për gjendjen ekonomike dhe sociale ne Kosovë shkaku se një temë e tillë tashmë është një prej temave kryesore edhe në Gjermani për shkak të numrit të azilkërkuesve që vijnë nga Ballkani Perëndimor, rreth 40%.

Znj. Beck, gjithashtu, është takuar me politikanë të nivelit qendror dhe atij lokal për të diskutuar lidhur me shkaqet dhe perspektivën në të ardhmen të Kosovës dhe shteteve të tjera në aspektin socio – ekonomik.

Kryetari Ahmeti e njoftoi për së afërmi lidhur ndryshimet dhe projektet në Komunën e Prishtinës, mirëpo edhe për gjendjen ekonomike – sociale në vend. Shqetësim i madh, sipas kryetarit Ahmeti, është numri i lartë i papunësisë dhe varfëria në Kosovë.

 

VV ndihet e ofenduar: Kryeministri ka humbur toruan

0

Pas ofendimeve që ju bënë deputetit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nga ana e Kryeministrit Isa Mustafa, dhe djalit të tij Besnikut, ka reaguar Vetëvendosje.

Në një komunikatë për media, Vetëvendosje thotë se kryeministri bashkë me djalin e tij ka humbur toruan duke iu sulur deputetit Albin Kurti, me një gjuhë, siç e quajnë në Vetëvendosje të paturpshme dhe të ulët.

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një statusi në rrjetin social Facebook e quajti deputetin e Vetëvendosjes gomar. E pas kësaj Vetëvendosje po kërkon dorëheqjen e tij.

“Një kryeministër hajn, me djem hajna që marrin paratë e buxhetit të shtetit; një kryeministër që është në gjendje ta shesë krejt Kosovën veç sa për të mbetur vet në pushtet, nuk i duhet Kosovës. Një kryeministër i tillë duhet të jap urgjent dorëheqje. Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Ekspozitë “në qiell” për të zhdukurit e Kosovës(Video)

0

Me fotografi të vendosura në “qiell” po tregojnë që ende ka një numër të madh të personave të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet që nga lufta e fundit në Kosovë. Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore e kanë për qëllim që ata t’i zbresin në tokë.

Kështu mendojnë të qetësojnë të gjithë ata familjarë që tash e 16 vite presin ndonjë lajm për eshtrat e më të dashurve të tyre, që forcat serbë ua vranë , e pastaj i zhdukën./21 Media