Si të çliroheni prej hemorroideve

0

Hemorroidet shkaktohen nga dieta e dobët, nga ngritja e peshave të rënda, shtatëzënia, nga rishfaqja e kapsllëkut, nga vështirësitë në jashtëqitje dhe diarre, paraqiten për shkak të shtypjes në venat e komblikut dhe rektumit. Hemorroidet janë infamacion që përmban enë të zgjeruara të gjakut që ndodhen brenda dhe jashtë anusit apo rektumit.

Simptomat e zakonshme përfshijnë: ënjtje, kruarje dhe ndjenjë e djegies që në të shumtën e kohës janë të bezdishme dhe problematike, lëvizje e dhimbshme e zorrëve, mukozë që rrjedh nga lëvizja e zorrëve si dhe gjakosje përmes anusit.

Çlirimi nga hemorroidet

1. Gjatë lëvizjes së zorrëve shmanguni nga tendosja: Një nga shkaqet e paraqitjes së hemorroideve është tendosja e zorrëve, që shkakton kapsllëkun. Përdorni ndonjë produkt që shërben si zbutës i jashtëqitjes.

2. Bëni një vaskë të ngrohtë: është një metodë tejet efektive për reduktimin e dhimbjeve nga hemorroidet. Kjo gjë bëhet ashtu që zhyteni në vaskë, shtoni kripë Epsom dhe rrini brenda për 15 minuta.

3. Kompresim i ngrohtë: Merreni një peshqir të pastër larjeje, zhyteni në ujë të vakët dhe aplikoni kompresim direkt mbi hemorroidet për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta. Përsëriteni katër deri në pesë herë në ditë, kjo do ju lirojë nga sikleti.

4. Kremë apo pomadë: Shkoni në barnatoren më të afërt dhe merreni një pomadë apo kremë që ndalon kruarjen dhe lehtëson dhimbjen. Kremat kanë hidrokortisonë apo lidokainë, përbërës aktiv që janë efektivë në largimin e kruarjes.

5. Përdorimi i regjësit: Pas jashtëqitjes zhyteni pambukun në regjës dhe aplikojeni direkt në pjesën e prekur nga hemorroidet që të reduktoni inflamacionin. Përsëriteni sa më shpesh, të paktën katër apo pesë herë në ditë.

6. Pastrojeni si duhet: Sigurohuni të keni pastruar mirë vendin pas jashtëqitjes që të evitoni irritimin e mëtutjeshëm të anusit apo rektumit. është mirë që të përdorni letër të lagur apo të tilla që përdoren për pastrimin e fëmijëve.

7. Pako akulli: Që të reduktoni dhimbjen e hemorroideve, aplikoni pakon me akull në pjesën e ënjtur mirëpo sigurohuni të mos e mbani gjatë. Pesë deri në dhjetë minuta do të mjaftojnë.

8. Kur ndjeni nevojë– dilni jashtë: Nëse ndjeni nevojë për jashtëqitje atëherë shkoni në tualet menjëherë.

9. Terapi me shilte: Merrreni një shilte me sfungjer që të uleni mbi të, kjo do e lehtësojë shtypjen që lidhet me hemorroidet. Kjo gjë nuk i shëron hemorroidet por e lehtëson dhimbjen tuaj.

Rrezikohen 5 mijë vepra arti nga mbyllja e Galerisë së Arteve në Shqipëri

0

Galeria Kombëtare e Arteve prej vitesh është përballur me mungesën e dezinfektimit. Dezinfektimi i fundit ka më shumë se katër vite që është bërë dhe më tej nuk ka pasur fonde për të, duke sjellë shumë probleme për institucionin më të rëndësishëm të artit pamor në vend.

Galeria Kombëtare e Arteve nis sot procesin e dezinfektimit, i cili do të përfshijë të gjitha mjediset e saj, por me shumë rëndësi ky proces është parë për rrezikun e rreth 5 mijë veprave të artit që ruhen në fond. Alarmi për rrezikun e veprave të fondit të GKA, cilësuar si pasuri kombëtare, është dhënë prej kohësh nga institucioni, duke kërkuar dhe vëmendjen nga Ministria e Kulturës. Kërkesa e GKA për buxhet dhe rreziku i veprave të fondit nuk pati vëmendje nga MK, proces që do të kryhet nga një donator privat. Është hera e parë që GKA mbyllet gjatë kësaj periudhe, por siç njofton vetë institucioni procesi do të zhvillohet për disa ditë dhe konsiderohet shumë i rëndësishëm për vetë institucionin dhe pasurinë e veprave të artit, që ruan në fond dhe rrezikohen nga insektet. “Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet dezinfektimit më datë 28 Gusht 2015. Ky proces, i pari i këtij niveli, do të përfshijë të gjitha mjediset, sallat, dhe hapësirat e saj dhe konsiderohet më se i domosdoshëm për institucionin në këto momente”, thuhet në njoftimin zyrtar të GKA.

Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi

0

Pak para mesnate, rreth orës 00.35 minuta, në Qendrën Intensive të QKUK-së ka ndërruar jetë akademik Mark Krasniqi.Akademia e Shekncave shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare,dhe ndarjen e tij nga jeta e sheh si humbje të madhe për Shkencën, Akademinë dhe Kulturën Shqiptare.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton opinionin se vdiq njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e shkencës dhe të kulturës shqiptare, anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dijetari, intelektuali, profesori dhe veprimtari i spikatur i kauzës sonë kombëtare, akademik Mark Krasniqi. Është kjo një humbje e madhe për familjen, shkencën, Akademinë, për kulturën shqiptare, për kolegët dhe miqtë nga Kosova dhe e gjithë bota shqiptare.

Mark Krasniqi lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës, ku e kreu shkollën fillore, kurse gjimnazin e mbaroi në Prizren në vitin 1941. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), ndërsa në vitet 1946-l950 gjeografinë dhe etnografinë në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua më 1950. Në vitet 1945-1946 punoi gazetar-redaktor në gazetën “Rilindja” në Prizren, ndërsa në vitet 1947-l949 gazetarredaktor në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe).

Në vitet 1950-1961 ka punuar fillimisht si asistent e pastaj bashkëpunëtor shkencor në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd. Në vitin 1960 mbrojti doktoratën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës. Në vitet 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, deri atëherë kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ushtroi disa herë detyrën e prodekanit dhe të dekanit të Fakultetit Juridik Ekonomik, ishte nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Ka botuar dhjetra libra shkencorë e letrarë dhe shumë tekste publicistike e shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë.

Me punën e tij shkencore, para së gjithash në fushën gjeoetnografike, të mbështetur në fuqinë e argumenteve shkencore, arriti ta studiojë dhe pasqyrojë realitetin kompleks hapësinor e shoqëror të Kosovës dhe ta gjurmojë thellë kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve, duke bërë emër përtej suazave të Kosovës dhe atyre kombëtare. Të gjitha këto angazhime të tij ishin pashmangshmërisht të lidhura me luftën për barazi, çlirim dhe afirmim kombëtar.

Për punën shkencore dhe angazhimin e tij në planin shoqëror, politik dhe kombëtar mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër të cilat edhe “Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nga Presidenti historik I. Rugova në vitin 2003 dhe çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, B. Nishani në vitin 2014.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare.

Mbledhja komemorative dhe homazhet do të mbahen në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Për ditën e komemoracionit dhe ceremoninë e varrimit ju njoftojmë në ndërkohë.

8 persona humbin jetën nga protestat në Indi

0

Në protestat e mbajtura nga komuniteti Patel të cilët kërkojnë të drejtën e arsimit dhe të punësimit në sektorin publik në rajonin Gujarat në veri-perëndim të Indisë humbën jetën 8 persona.
Në lajmet e shtypit vendas theksohet se në protestat e mbajtura në rajone të ndryshme të vendit kanë humbur jetën 8 persona duke prëfshirë një polic si dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Gjithashtu theksohet se anëtarët e komunitetit kanë dëmtuar bankat e shtetit dhe kanë dëmtuar pronën publike, i kanë vënë zjarrin autobusave të bashkisë dhe gjithashtu kanë sulmuar ndërtesën e policisë dhe punonjësit e saj.

Në disa qytete është vendosur ndalimi për daljen nëpër rrugë si dhe janë dërguar ushtarë në rajon. Ndërsa për të parandaluar përhapjen e ngjarjeve në rajonin Gujarat janë ndërprerë shërbiemt e internetit dhe të telefonit.

Kryeministri Indian, Narendra Modi në një deklaratë pas ngjarjeve tha: “Dhuna nuk i shërben askujt. E vetmja rrugë për të përparuar është një dialog paqësor”.

Tragjedi tjetër në Mesdhe,rreth 500 të vdekur

0

Dy anije me rreth 500 klandestinë në bord janë mbytyr pranë qytetit Zuvara të Libisë.

Anija e parë, e cila ka sinjalizuar për ndihmë të enjten ka pasur afro 50 njerëz në bord, ndërsa anija tjetër e cila është mbytur më vonë, ka qenë e mbipopulluar me rreth 400 pasagjerë.

Zyrtarët thonë se rreth 200 njerëz janë shpërtuar nga rojet bregdetare të Libisë, por shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar. “Një objekt i paraburgimit për emigrantët ilegalë në Sabratha në perëndim të Tripolit mori 147 njerëz”, tha një zyrtar për Reuters.

“Të paktën 100 trupa u dërguan në një spital në Zuwara, në perëndim të Tripolit”, tregoi një banor për BBC. “Viktimat përfshinin emigrantët nga Siria, Bangladeshi dhe disa vende të Afrikës”­ tha më tej banori, por informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.400 migrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë vdekur këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe dhe për të arritur në Evropë.

Sturridge luan kundër Unitedit

0

Daniel Sturridge po i afrohet rikthimit në fushë pas dëmtimit të tij të gjatë që e la jashtë fushave të lojës për më shumë se katër muaj.
Sulmuesi 25-vjeçar u rikthye të enjten në stërvitje në “Melwood” duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit të “të kuqve”.

Sturridge ka munguar në tri ndeshjet e para të sezonit të Premier League, ashtu si edhe gjatë fazës parasezonale.
Megjithatë, sulmuesi anglez po punon shumë që të mund të rikthehet të luajë sa më shpejt teksa synon të jetë gati për sfidën e 12 shtatorit ndaj Manchester United.

Sezonin e kaluar Sturridge zhvilloi vetëm 18 ndeshje në të gjitha veprimtaritë, pas dëmtimeve të shumta. Që nga ndeshja e tij e fundit në prill, Sturridge ka qëndruar në SHBA për tu kuruar nga nëtarët e stafit mjekësor të “Boston Red Sox”.

Sturridge iu bashkua Liverpoolit në vitin 2013 për 12 milionë paund dhe ka shënuar 40 gola në 67 ndeshje me klubin anglez.

Samiti i Vjenës, 600 milionë euro për vendet e Ballkanit

0

Në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor u ndanë 600 milionë euro për projekte infrastrukturore të vendeve të Ballkanit. U tha se janë konfirmuar 24 projekte të cilat do të realizohen gjatë viteve të ardhshme, ndër të cilat edhe autostrada Nish-Prishtinë-Durrës. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kërkoi mbështetjen e BE-së për ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës, të cilën e vlerësoi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe për lëvizjen e qytetarëve të rajonit./21Media

Vazhdojnë reagimet për Asociacionin e Komunave Serbe

0

Kanë vazhdojnë komentet pas marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës përmes një komunikate sqaron se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë shërbyes civilë por vetëm punonjës të zakonshëm. Sipas qeverisë krijimi i asociacionit është në përputhje me ligjet e Kosovës./21Media

Vdiq akademik Mark Krasniqi

0

Akademik Mark Krasniqi ka vdekur sot në moshën 95-vjeçare. Krasniqi është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dy ditë më parë, pas një përkeqësimi të shëndetit. Krasniqi ka qenë profesor, shkrimtar dhe akademik. Ai ka shërbyer si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Po ashtu ka qenë anëtar i Kuvendit në disa legjislatura, duke përfaqësuar Partinë Demokristiane të Kosovës./21Media

Thaçi për The Telegraph: Kosova ka rol për të luajtur në botë

0

E përditshmja e njohur britanike “The Telegraph” ka realizuar një intervistë të gjatë me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Shefi i diplomacisë kosovare mbuloi disa tema të rëndësishme për opinionin boteror, duke filluar nga kriza e emigrantëve, lufta kunder ekstremizmit, dialogu me Serbinë, integrimet evropiane dhe Gjykata Speciale.

I pyetur për raportet mes Serbisë dhe Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi përsëriti se “ne nuk mund të harrojmë gjenocidin e kryer nga një regjim i ndyrë. Dhe dua të ritheksoj se për hir të drejtësisë, ne kurrë nuk do të mund të barazojmë kriminelët me viktimat”.

Derisa Hungaria po regjistron një rekord të ri të valës së emigrantëve, zëvendëskryeministri Thaçi rrëfei për The Telegraph arsyet pse Samiti i kancelares gjermane Angela Merkel është i rëndësishëm në raport me çështjen e emigrantëve. Ky samit ka mbledhur liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë që, mes tjerash, të trajtojnë bashkërisht këtë problem.

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me “sfida të jashtëzakonshme” për t’u dalë ballë dhjetëra mijëra emigrantëve që po orvaten të hyjnë në shtetet e BE-së, është shprehur Angela Merkel dje në Austri.

Dhe Hashim Thaçi i tha mediumit britanik se shteti i tij i vogël – më I varfëri dhe më i riu në Evropë – është i vendosur për të ndihmuar në këtë drejtim.

“Si udhëheqës politik i një ish-force guerile, ndjej vetëm dhimbje kur t’I shoh njerëzit duke ikur nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën”, tha zëvendëskryeministri Thaçi, i cili ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe shtoi se emigrantët druajnë se do të mbeten të izoluar apo të lënë në fatin e tyre, të vetëm në atdheun e tyre.

Thaçi theksoi se në të njëjtën kohë, problemet e mëdha botërore kërkojnë zgjidhje të mëdha globale dhe se kosovarët mund të jenë pjesë e zgjidhjes.

“Më 1999, BE ishte feneri i të drejtave të njeriut në Kosovë. Ne së bashku me BE-në do të jemi fenerë për emigrantët nga të gjitha vendet. Kosova pjesë e koalicionit global kundër ekstremizmit radikal,” theksoi Thaçi duke nënvizuar se “Kodi shtetëror telefonik, një hap më shumë drejt njohjes së Kosovës nga Serbia”.