Dy anije me rreth 500 klandestinë në bord janë mbytyr pranë qytetit Zuvara të Libisë.
Anija e parë, e cila ka sinjalizuar për ndihmë të enjten ka pasur afro 50 njerëz në bord, ndërsa anija tjetër e cila është mbytur më vonë, ka qenë e mbipopulluar me rreth 400 pasagjerë.
Zyrtarët thonë se rreth 200 njerëz janë shpërtuar nga rojet bregdetare të Libisë, por shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar. “Një objekt i paraburgimit për emigrantët ilegalë në Sabratha në perëndim të Tripolit mori 147 njerëz”, tha një zyrtar për Reuters.
“Të paktën 100 trupa u dërguan në një spital në Zuwara, në perëndim të Tripolit”, tregoi një banor për BBC. “Viktimat përfshinin emigrantët nga Siria, Bangladeshi dhe disa vende të Afrikës” tha më tej banori, por informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare.
Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.400 migrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë vdekur këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe dhe për të arritur në Evropë.
