Nantes kërkon Canën

0

Gjiganti mediatik i sportit francez, L’Equipe, ka bërë me dije se e ardhmja e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana është shumë pranë skuadrës franceze të FC Nantes.

Drejtuesit e kësaj të fundit mësohet të kenë nisur kontaktet me krerët e skuadrës së Lazios, për të detajuar transferimin e futbollistit kuqezi.

Në kushtet kur vetë stafi teknik i skuadrës së Lazios nuk ka përfshirë Canën në planet e këtij sezoni të ri, nga ana tjetër ekziston interesimi i francezëve për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, atëherë arritja e akordit mes dy klubeve duket thjeshtë çështje kohe.

Transferimi i Lorik Canës te FC Nantes do të shënonte njëherësh edhe afrimin e futbollistit të dytë shqiptar, njëherësh kontigjent të ekipit përfaqësues të Shqipërisë te kjo skuadër, brenda vetëm pak ditëve, teksa kujtojmë se rreth një javë më parë u transferua nga Rennes edhe Ermir Lenjani.

Pamela Anderson: Me kalimin e viteve, bëhem më e re

0

Pamela Anderson është shprehur se ndihet sikur me kalimin e viteve rinohet akoma më shumë. Modelja dhe aktorja 48-vjeçare nuk është një fanse e botoksit, pasi një herë që e ka provuar nuk mund të njihte veten e saj.
Kur është pyetur rreth faktit se si ndihet që pas 2 vitesh do të festojë 50-vjetorin, ish-protagonistja e “Baywatch”, ka thënë: “Le të jetë si të jetë. Për më tepër, unë ndihem sikur me kalimin e viteve bëhem më e re”.

“Jam personi i fundit në botë që do të provoja botoksin, por një herë e kam provuar dhe ndihesha sikur sytë më ishin futur brenda në kokë dhe se nuk dukesha më si Pamela. Nuk do t’i bëj më kurrë këto lloj gjërash”, tha Pamela.

SHBA-ja dërgon makineri ushtarake në Poloni

0

Shtetet e Bashkuara te Amerikës do të dërgojnë rezerva të makinerisë së rëndë ushtarake në Poloni, prej mesit të vitit 2016, ka thënë ministri i mbrojtjes së Polonisë, Tomasz Siemoniak.

Kjo vjen si pjesë e përpjekjeve të Washingtonit, për të siguruar aleatët e tij, pas veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Kjo është hera e parë që Washingtoni zyrtar dërgon makineri të rëndë ushtarake, për anëtaret e reja të NATO-s, në Evropën Lindore, dhe vendet Baltike.

Në qershor , një zyrtar i lartë ushtarak, kishte paralajmëruar se Rusia do të forcojë pozitat e saj ushtarake në krahun perëndimor, të shteteve të Baltikut dhe Evropës Lindore, aty ku edhe do të vendosen rezervat e makinerisë së rëndë ushtarake të SHBA-së.

Shkaku kryesor për vdekshmërinë e femrave në vitin 2015

0

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Annals of Oncology” i drejtuar nga italiani Carlo La Vecchia, epidemiolog i Universitet të Milano, thotë se në vitin 2015 do të jenë më shumë fema që do vdesin nga kanceri në mushkëri se sa nga kanceri i gjirit.

Gjatë studimit janë analizuar të dhënat e 28 vendeve të Bashkimit Europian. Më saktësisht parashikohet se do të vdesin 90800 femra nga kanceri në mushkëri, përkundër 87500 të tjerave që mund të vdesin nga kanceri i gjirit.

Shkalla e vdekshmërisë së femrave nga kanceri në mushkëri është rritur në masën 9% nga viti 2009.

Megjithatë sipas studiuesit, meshkujt janë ata që dominojnë në shkallë vdekshmërie nga kanceri në mushkëri dhe se duhet pritur deri në vitin 2020 për t’u shënuar një përmbysje e mundshme, për shkak të rritjes së numrit të femrave që pinë duha

Kufijtë mes Kolumbisë dhe Venezuelës mbyllen

0

Bogota dhe Karakas kanë thirrur dje ambasadorët respektivë për kryerjen e konsultimeve, bëhet e ditur nga autoritetet e dy vendeve të përfshira nga një krizë mosmarrëveshjeje dypalëshe për shkak të vendimit nga ana e Venezuelës për mbylljen e kufirit dhe dëbimin e shtetasve kolumbianë.

“I kam dhënë udhëzime ministres së Punëve të Jashtme për të thirrur për bisedime ambasadorin tonë në Venezuelë”, deklaroi presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos gjatë një ceremonie publike.
Ministrja e Jashtme kolumbiane, Maria Angela Holguin ka qenë e ngarkuar me detyrë për organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të Punëve të Jashtme të Unasur-it (Unioni i kombeve të Amerikës Jugorë).

Duam t’i tregojmë mbarë botës se ç’po ndodh pasi kjo është tërësisht e papranueshme”, shtoi presidenti duke iu referuar krizës kufitare mes Kolombisë dhe Venezuelës që shpërtheu javën e kaluar.

Santos shpjegoi se e mori këtë vendim pas mos respektimit nga ana e Venezuelës të marrëveshjes së arritur një ditë më parë me vizitën e Mbrojtësit të Popullit kolumbian në qytetin kufitar të San Antonio de Tachira-s për verifikimin e deklaratave të abuzimeve të kryera ndaj kolumbianëve të dëbuar.

The Economist citon Çollakun

0

Shtetet e Ballkanit Perëndimor tani kanë shpresa të për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë “bajrakun” e procesit që do të mundësojë që vendet e rajonit t’i bashkohen familjes evropiane sa më pare, shkruan gazeta britanike The ekonimist. Gazeta citon Ministrin e Intergrimit Evropian, Bekim Çollaku i cili është shprehur se nga një këndvështrim strategjik, BE-ja duhet të përshpejtojë procesin. Zgjerimi mund të jetë jopopullor në shumë shtete anëtare, por kostoja e vonesës është gjithnjë në rritje, ka thënë Çollaku./21Media

Për të bërë foto fantastike ,ndiq këto rregulla

0

Kush nuk e di se fotot më të bukura bëhen kryesisht nga femrat fashion bloggers apo profesionistet e fotografisë?

Që nga pozat e modeleve dhe deri tek mënyra e pozimit të ndjekësve të modës të cilat pozojnë në rrugë, ka disa rregulla të cilat të gjitha i dinë dhe i ndjekin me përpikmëri për të arritur një rezultat sa më të dëshiruar në foton e bërë. Ja cilat janë rregullat që duhet me patjetër t’i ndiqni edhe ju:

1. Shfaqni anën e majtë të fytyrës!
Hiqeni nga mendja anën tuaj të “mirë” ! Sipas ekspertëve, zakonisht është ana e majtë ajo më e bukur e cila shfaq edhe tiparet tuaja më të plota.

2. Foto grupi? Shmangni të dilni sa më afër kamerës. Mos e mbani ju kamerën për ta evituar më lehtë këtë situatë. Sa më pranë kamerës të ndodheni, aq më e shëndoshë dhe e shkurtër do të dukeni në foto!

3. Mos e mbani kamerën e shtrirë. Mundohuni ta mbani telefonin apo aparatin tuaj në formën e saj të gjatë për të mos krijuar një pamje më të gjerë siç shtrirja e kamerës do e tregonte.

4. Mos u drejtoni nga kamera drejtë! Asnjëherë nuk duhet që ta mbani fytyrën tuaj plotësisht drejt kamerës. Kjo gjë do e bëjë atë të duket jo vetëm më e gjerë, por, edhe tiparet tuaja nuk do të shfaqen aq bukur si dhe mollëzat do të zhduken fare!

5. Kur jeni ulur, mbaheni kamerën në pozicion më të lartë se zakonisht. Mos e mbani atë drejtë pasi do të dukeni më e shëndoshë dhe e shkurtër. Pozicionimi i kamerës në lartësinë e fytyrës tuaj apo edhe pak më sipër dhe e kthyer për poshtë në mënyrë që të kapë plotësisht pamjen, ju bën të dukeni shumë me bukur!

6. Qetësojeni buzëqeshjen tuaj. Përpara se të shkrepni aparatin, mbyllni sytë tuaja dhe merrni frymë lehtë dhe thellë. Më pas, hapni sytë dhe buzëqeshni për të bërë foton. Në këtë mënyrë ju nuk do të dukeni aspak e tendosur apo e ngrirë por, shumë natyrale!

7. Shihni drejt një pikë ndriçimi për të minimizuar sytë e kuq! Shpesh herë kur ju bëni foto, sytë e kuq krijohen për shkak të mungesës së dritës. Në rast se ju jeni duke parë një dritë, kjo gjë do të eliminohet apo do të minimizohet shumë.

​Investimet evropiane në Ballkan, parandalojnë migrimin ilegal

0

Media të shumta gjermane kanë shkruar lidhur me Konferencën për Ballkanin Perëndimor, e cila përveç bashkëpunimit rajonal, u përshkua edhe nga tema e emigracionit.

Gazeta gjermane Tageszeitung ka cituar kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se Evropa është një kontinent i pasur dhe duhet të ketë kapacitete për të tejkaluar krizën me emigrantët.

Kjo gazetë citon edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në Vjenë ka kërkuar më shumë mbështetje financiare nga Evropa për shtetet e Ballkanit.

„Shpresoj që të mbizotëroj mendimi se problemet e emigracionit ilegalë, mund të zgjidhen vetëm përmes investimeve konkrete në Ballkan”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, shtetet e Ballkanit kanë një potencial shumë të madh, ku shumë shtete të BE-së mund të përfitojnë. Ai edhe njëherë ka kërkuar që Kosova të futet si vend me prejardhje të sigurt dhe se Kosova sipas tij është vend i sigurt dhe askush nuk ka arsyeje për azil.
“Tageszeitung”, ka cituar edhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila ka theksuar se mbrojtja e emigrantëve është një domosdoshmëri ligjore dhe morale.

Krasniqi: Qeveritarë, përdoreni gjuhën njerëzisht!

0

​Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj fjalëve të kryeministrit Isa Mustafa, i cili e ka quajtur Albin Kurtin “gomar”. Krasniqi ka thënë se duke dëgjuar mënyrën sesi po komunikojnë qeveritarët tanë me njerëzit që mendojnë ndryshe, shtrohet domosdoshmëria që të mendojmë seriozisht për edukimin mental te përdoruesve të fjalorit denjigrues.

Ai në rrjetin social facebook ka shtruar pyetjen se kush duhet ta hapë atë shkollë dhe cilët do të jenë edukatoret, kur dihet se ky është fjalor edhe i akademikëve.

“Nuk kam asnjë dyshim, urgjentisht na duhet të bëjmë diçka, për ta ndryshuar gjuhën e komunikimit për një baskëbisedim me kulturë. Kurse atyre që u duket se kanë një farë arsimi, ju duhet shumë kohezioni e konsistenca për çdo formë te opinioneve që shfaqin në publik! Respektojeni opinionin publik e mos ua fyeni intelegjencën njerëzve. Ju lutem, sidomos qeveritarëve, përdoreni gjuhën njerëzisht! Mos u bëni skiftera vetëm me opozitën?! E “pula të lagura me ata që duhet të jeni Skiftera”, thuhet në reagimin e Krasniqit në facebook.

Gjuriq: Tani është momenti i pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve

0

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel, ka ardhur momenti që t’u ofrojmë shqiptarëve dorën e pajtimit të njëmendtë dhe se po vjen koha për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve. Guriq u ka thënë mediave serbe se Serbia gjatë ditëve të kaluara ka arritur marrëveshje shumë të mira për popullin serb në Kosovë, të cilat do t’i mundësojnë të jetojë në mënyrë më të sigurt dhe me më shumtë të drejta./21Media