Apeli ndryshon vendimin për Salih Mekajn

0

Një kolegj i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës të deleguar me anë të një vendimi nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka aprovuar pjesshëm ankesën e të pandehurit Salih Mekaj, kundër aktvendimit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak prej dy muajsh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kolegji vendosi që kjo masë të ndryshohet dhe e njëjta t’i zëvendësohet me masën e ndalimit për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar me kohëzgjatja prej 2 muajsh.

“E njëjta masë e sigurisë, i është shqiptuar edhe të pandehurës tjetër të këtij rasti, V.G.Gjykata do të urdhëroi paraburgimin në rast se të pandehurit shkelin aktvendimin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Salih Mekaj, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale e Kosovës , se ka kryer dy vepra penale kKeqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit.

Ndërsa, e pandehura V.G., për veprën penale dhënie e ryshfetit.

Çfarë duhet të diskutoni në takimin e parë

0

Bisedat në takimin e parë me një person të cilin po e njihni dhe po e studioni nga aspekti romantik, mund të jenë të sikletshme. Dilema se për çfarë do të flisni, mund t’ju mundojë gjatë, por përgjigjen ua jep shkenca.

Flisni për udhëtime, jo për filma
Në një studim nga Richard Wiseman, më pak se 9 për qind e çifteve që folën për filmat në takimin e tyre të parë dëshironin të organizonin një të dytë, ndërsa 18 për qind e çifteve që folën për udhëtime ishin të gatshëm të takoheshin sërish.

Bisedat rreth vendeve të panjohura dhe ekzotike për tjetrin ju bëjnë të ngjani jo vetëm aventurierë, por edhe të gatshëm për të gjetur kohë për qetësi dhe paqe.

Kur flisnin për udhëtim, njerëzit prireshin të diskutonin për pushimet dhe destinacionet e ëndrrave, kjo natyrisht që ju bën tërheqës në sytë e të tjerëve.

Mënyra se si flisni ndikon
Problemi nuk vërtitet vetëm rreth atyre që do të bisedoni, por edhe rreth mënyrës sesi flisni. Në takimin e parë, përpiquni të shmangni ekstremet. Mos e mbizotëroni bisedën, por as mos qëndroni jo aktivë.

Duhet të jetë një bisedë që rrjedh qetësisht dhe natyrshëm. Pranoni një pyetje, ktheni një përgjigje dhe bëni një pyetje. Shfaqja e përbashkët e interesit si për të mësuar më shumë për tjetrin por edhe për të treguar më tepër për veten, është një shenjë e mirë për një takim të parë.

Tregoni sekrete
Shkëmbimi i informacionit personal dhe emocional gjatë takimit të parë nxit ndjenja të fuqishme lidhjeje. Arthur Aron, një psikolog nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Stony Brook, është interesuar për mënyrën se si njerëzit formojnë lidhje romantike dhe ka dalë në përfundimin sesi burrat dhe gratë që nuk janë takuar më parë mund të ndihen mirë me njëri-tjetrin.

Duke qenë se takimet e para nuk zgjasin shumë, çifti që mund të formohet ose jo, ka vetëm një orë kohë për të krijuar nivele të intimitetit që kërkojnë zakonisht javë, muaj ose vite për t’u formuar.

Në lidhjet e dashurisë, procesi i njohjes fillestare i përshpejton shumë gjërat. Por a funksionon vërtet ndarja e sekreteve? U provua se në më pak se një orë, kjo metodë krijon një lidhje më të fortë sesa një miqësi e gjatë.

Në fakt, dialogu intensiv mes partnerëve jepte shumë fryte për afërsinë e krijuar mes tyre, krahasuar edhe me marrëdhënie më të ngushta krijuar më parë. Kështu, mund të krijojmë lidhje edhe më të ngushta sesa ato aktuale në vetëm pak ditë.

Mos lini hapësirë heshtjeje
Nëse çdo gjë tjetër dështon, flisni rreth gjithçkaje, mjafton të mos lini hapësirë boshe që do të krijojë hendek mes jush. Ndonjëherë do t’ju duhet të zgjidhni edhe tema kontraversale si për shembull aborti.

Në një eksperiment, studiuesit e kufizuan morinë e temave që pjesëmarrësit mund të flisnin dhe u dhanë atyre një listë pyetjesh që mund të bënin.

Pyetjet nuk ishin të përgjithshme si për shembull moti apo familja, në fakt pyetjet ishin shumë personale dhe lidheshin me marrëdhëniet e mëparshme të dashurisë.

Në fund ata zbuluan se si personi që bëri pyetjet, edhe ai që u përgjigj ishin të lumtur me bisedën e krijuar. Nga studimi u zbulua se kur njerëzit ishin të lirë të zgjidhnin vetë temën e bisedës ata zgjidhnin gjëra të lehta, nga të cilat askush nuk përfiton.

Po kërkoni fatin?
Faqja e flirtimeve OkCupid zbuloi se vetëm me një pyetje mund të përcaktohej nëse burrat apo gratë dëshironin të kryenin marrëdhënie në takimin e parë.

“A ju pëlqen shija e birrës” – kjo është e vetmja pyetje në morinë e tyre që do t’ju zbulojë nëse ai apo ajo ka dëshirë të bëjë seks në takimin e parë. Pavarësisht gjinisë ose orientimit, ata që e duan birrën janë 60 për qind më të gatshëm të flenë me dikë që sapo e takuan.

Interesante: Familja nga Ferizaji ftesë publike qytetarëve për dasmë

0

Një famlije fton gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në dasëm dhe të shijojnë ‘spektaklin’.
Jemi mësuar zakonisht të na ftojnë në dasmë ku të gjithë pak a shumë njifemi por kjo familje ka bërë diçka më ndryshe !

Në këtë sezonë të dasmave, kur të gjithëve i vjen rasti të shkojë në ndonjë aheng në familje apo shoqëri, askush në të vërtetë nuk ka kohë të interesohet për dasmat e huaja.

Por, një familje nga Ferizaji ka vendosur që t’i bëjë ftesë publike gjithë qytetarëve për të parë ‘spektaklin’ që do të zhvillohet gjatë një ceremonie të dasmës.

Madje, nusja do vie me helikopter dhe kjo gjë sikur do i bëjë qytetarët edhe më kureshtarë për të qenë të pranishëm në këtë ‘spektakël dasmor’.
Ftesa është vendosur në një reklamë të madhe në rrugët e qytetit.

Ekonomia e SHBA-së shënon rritje prej 3,7 përqind

0

Autoritetet amerikane theksojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti është regjistruar rritje ekonomike prej 3.7 përqind në krahasim me tremujorin e parë.
Ministria e Tregtisë njoftoi se rritja është shkaktuar nga rritja e konsumit të brendshëm, por edhe nga shtimi i investimeve.
Ekonomistët kishin parashikuar që rritja në këtë periudhë të jetë 2.3 përqind.
Gjithashtu, në SHBA është ulur numri i kërkesave për përfitime të papunësisë me gjashtë mijë, dhe tani arrin 271,000,shkruan AA.
Po ashtu, në korrik është shënuar një rritje prej 7.2 përqind të shitjeve të ndërtesave ekzistuese të banimit.

Të shtëna në një kampus universitarë në SHBA, vritet një student

0

Policia amerikane natën e kaluar është thirrur në Universitetin Shtetëror të Savanës në Georgia, ndërsa kampusi është bllokuar për shkak të të shtënave, ku si pasojë një student vdiq në spital.
Kampusi universitarë në të cilin arsimohen kryesisht afro-amerikanët, ndodhet në qendër të Savanës.

Televizioni amerikan “ABC News” raporton se të shtënat ndodhën pranë selisë së Shoqatës së Studentëve.
“Kampusi SSU është i bllokuar, pas incidentit me të shtëna armësh. Viktima e gjinisë mashkullore u transportua në spitalin lokal”, thuhet në deklaratën e universitetit.

Universiteti më vonë njoftoi se studenti Kristofer Starks vdiq në spital.

Nxjerr diplomën në shitje: Blijeni timen, mos harxhoni kohën kot

0

Si shumë të rinj edhe Stephanie Ritter, ndihet e frustuar në kërkimin e saj për të gjetur punë. Ose më mirë për ta gjetur në fushën e studimeve që ajo është diplomuar.

Ky është motivi që e ka shtyrë atë që të nxjerrë në shitje diplomën ose siç shkruan ajo këtë “copë letre”, të diplomimit të saj për Teatër të marrë në Universtitetin e Shtetit të Floridës.

diploma ne shtijeAjo e ka nxjerrë diplomën në shitje në Ebay dhe kërkon 50 mijë dollarë, shuma që i mbulon shpenzimet e viteve të shkollës. “Thjeshtë kam menduar se kjo copë letre mund të vlejë shumë për dikë tjetër”, ka thënë ajo.

​Lamela në “radarin” e Interit

0

Futbollisti i Tottenhamit, Erik Lamela është vënë në gjurmët e klubit italian, Inter, raportojnë mediat italiane.
Trajneri i “Nerazurëve”, Roberto Mancini synon që deri në fund të tregut të kësaj verë të bëjë të paktën edhe dy blerje në mënyrë që të kompletojë skuadrën për sezonin që tashmë ka nisur.

Tekniku italian është duke e kërkuar me ngulm sulmuesin e PSG-së, Lavezzin, por sipas mediave italiane, Mancini është duke e vëzhguar edhe anëtarin e “Spurs”, Lamelan.

23 vjeçari me Tottehamin ka kontratë deri në vitin 2018, por thuhet se Interi është duke përgatitur ofertën bindëse për lojtarin.

Dubai, ky vend përrallor (Foto)

0

Se njeriu mund të bëjë çudira na e dëshmon mrekullia e quajtur Dubai. Qyteti që është pjesë e Emirateve të Bashkuara Arane, është ndër vendet më të famshme jo vetëm në shtatë rajonet për rreth tij. Fjalët që e përshkruajnë këtë qytet janë; i mahnitshëm dhe luksoz, dhe është vetëm 30 vjeçar.

Për një kohë kaq të shkurtër ky qytet morri formën e magjishme të pallateve, ishujve artificial dhe miliardave që “lundrojnë” në të.

Dubai ishte një fshat i vogël peshkimi, dhe sot është ndër qytetet më të famshme në botë.
Disa prej imazheve që ju sjellim më poshtë ju tregojnë se në Dubai ishujt krijohen, dhe gjumin pushuesit mund ta bëjnë mbi re. Mjaftueshëm për të menduar se çfarë mund të krijoj mendja dhe puna e njeriut.

Lipjani të dielën pa ujë

0

​Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të disa punimeve teknike nga kompania “Bechtel and Enka”, të dielën, disa fshatra të Komunës së Lipjanit do mbesin pa ujë të pijshëm.

Fshati Banullë, Gllogovc, Bujaria, Llugaxhia, Marevc, Gllavicë, Gadime e ulët dhe e lartë, Babush, Smallushë dhe Ruvovc të dielën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 08:00-16:00.

Shkak i kësaj ndërprerje uji është zhvendosja e gypit të ujësjellësit në magjistralen Prishtinë – Shkup nga Kompania ”Bechtel and Enka”, për shkak të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” (Prishtinë-Shkup

Lamtumirë Mark Krasniqi

0

Presidentja e Vendit,Kryeministri,dhe Liderët e partive Politike në vend kanë shprehur ngushllimet e tyre më të sinqerta për familjen Krasniqi me rastin e vdekjes së Akademikut Mark Krasniqi.

Atifete Jahjaga

E nderuara familja Krasniqi,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Mark Krasniqit, njërit prej personaliteteve më të njohura të shkencës dhe të politikës në vendin tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

E ndaj me Ju, e nderuara familja Krasniqi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm për dekada me radhë të Akademik Mark Krasniqit.

Akademik Mark Krasniqi do të përkujtohet ndër gjenerata për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shkencës, publicistikës letrare dhe si autor i teksteve shkollore dhe njëri prej njerëzve më të mëdhenj të Kosovës që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ndarja nga jeta e Akademik Mark Krasniqit është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët, për të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Është humbje e madhe për gjithë Kosovën.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

————————
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Krasniqi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Akademik Mark Krasniqi.

“Me dhembje dhe pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Mark Krasniqit, personalitet i shquar në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare. Akademik Mark Krasniqi me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin, shkencën, kulturën dhe botën akademike të Kosovës”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu thekson se Akademik Mark Krasniqi, do të përkujtohet përherë si një personalitet i shquar frymëzues për kosovarët, për kontributin e dhënë në shumë fusha të shkencës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, thekson se vdekja e Akademik Mark Krasniqit është humbje shumë e madhe për familjen, për kolegët dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

—————
Hashim Thaçi

Vdiq Mark Krasniqi, një nga figurat e shquara të botës intelektuale dhe politike shqiptare përgjatë dy shekujve, dy luftërave dhe shumë ndryshimeve thelbësore që ka përjetuar shoqëria dhe shteti shqiptar. Ngushllimet e sinqerta familjes Krasniqi. HTH

———
Ramush Haradinaj

E nderuara Familje Krasniqi dhe gjithë Komuniteti shkencor dhe letrar mbarëshqiptar:

Vdekja e Akademik Krasniqit, është një humbje e madhe për familjen e tij, shkencën dhe dijen si dhe për gjithë popullin shqiptar!

Akademik Krasniqi, e harxhoi një jetë në shërbim të atdheut. Një njëri i urtë e me vlera të jashtëzakonshme, Akademik Krasniqi, do të mbetet një nga ikonat e luftës për lirinë e Kosovës, një studiues i shkëlqyer si dhe njëri prej krijuesve më origjinal në historiografinë dhe letërsinë shqiptare.

Përherë shembull në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm!

Ju lutem që të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta të cilat i shpreh edhe në emër të anëtarësisë së AAK-së dhe të familjës sime.

———-

NISMA për Kosovën – Telegram ngushëllimi!

NISMA për Kosovën, me keqardhje mori lajmin e hidhur për vdekjen e akadamikut, Mark Krasniqi.

Akademik, Mark Krasniqi, çdo herë do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë për shkencën, dijen dhe për çështjen kombëtare nëpër vite.

NISMA për Kosovën ju shprehë ngushëllime familjes Krasniqi, miqve e kolegëve te të ndjerit, Krasniqi. Ngushëllime!

———————–

Kadri Veseli

Telegram ngushëllimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit

Me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, familjes Krasniqi, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, komunitetit letrar e kulturor, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, u shpreh ngushëllimet e sinqerta.

Akademik Krasniqi ka lënë gjurmë të pashlyera në shkencën, kulturën, artin dhe edukimin e popullit tonë, me krijimtarinë e tij të gjithanshme letrare, etnografike e politike.
————

Ferid Agani

Partia e Drejtësisë, dhe lideri i saj, Ferid Agani, me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, i dërgon ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, Akademisë së Shkencave, por edhe mbarë popullit shqiptar.

PD vlerëson lart veprën jetësore të akademik Mark Krasniqit për shkencën, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

E nderuara familja Krasniqi, Akademi e Shkencave dhe mbarë popull shqiptar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta të liderit Ferid Agani, por edhe të mbarë anëtarësisë së Partisë së Drejtësisë, me rastin e ndarjes nga jeta të njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm të tij për dekada me radhë për çështjen kombëtare, por edhe për shkencën në përgjithësi.

I ndjeri Krasniqi, do të mbetet gjithmonë shembull për brezat e ardhshëm për faktin se i njëjti pati dhënë një kontribut të paçmuar edhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve, ngjarje kjo që ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë e kombit shqiptar.