Policia amerikane natën e kaluar është thirrur në Universitetin Shtetëror të Savanës në Georgia, ndërsa kampusi është bllokuar për shkak të të shtënave, ku si pasojë një student vdiq në spital.
Kampusi universitarë në të cilin arsimohen kryesisht afro-amerikanët, ndodhet në qendër të Savanës.
Televizioni amerikan “ABC News” raporton se të shtënat ndodhën pranë selisë së Shoqatës së Studentëve.
“Kampusi SSU është i bllokuar, pas incidentit me të shtëna armësh. Viktima e gjinisë mashkullore u transportua në spitalin lokal”, thuhet në deklaratën e universitetit.
Universiteti më vonë njoftoi se studenti Kristofer Starks vdiq në spital.
