Stephen Hawking me një teori të re për vrimat e zeza

0

Shkencëtari i njohur botëror, Stephen Hawking (Stiven Hoking), ka dale me një teori të re për vrimat e zeza në Kozmos. Ai në një konferencë në Stokholm, para 3 mijë të pranishmëve ka thënë se shumë informacione të humbura në vrimat e zeza mund të rikuperohen në universe të tjera, e jo ashtu siç është menduar se vrimat e zeza janë konsideruar vetëm si gëlltitëse të pjesëve të Universit./21Media

Rivalët e Skënderbeut

0

Këta janë kundërshtarët me të cilët do të përballet Skënderbeu në fazën e grupeve në Europa League.

Shorti i hedhur sot në Montecarlo i vendosi kampionët e Shqipërisë në Grupin H së bashku me Sporting Lisbon, Besiktas dhe Lokomotivën e Moskës.

Grupi A: Ajax, Celtic, Fenerbahce, Molde.

Grupi B: Rubin Kazan, Liverpool, Bordeaux, Sion.

Grupi C: Dortmund, PAOK, Krasnodar, Qabala.

Grupi D: Napoli, Brugge, Legia, Midtyjlland.

Grupi E: Villarreal, Plzen, Rapid Vjenë, Dinamo Minsk.

Grupi F: Marseille, Braga, Liberec, Groningen.

Grupi G: Dnipro, Lazio, St-Etienne, Rosenborg.

Grupi H: Sporting Lisbon, Besiktas, Lokomotiv Moska, Skënderbeu.

Grupi I: Basel, Fiorentina, Lech, Belenenses.

Grupi J: Tottenham, Anderlecht, Monaco, Qarabag.

Grupi K: Schalke, APOEL, Sparta Pragë, Asteras.

Grupi L: Athletic Bilbao, AZ Alkmaar, Augsburg, Partizan.

Ministria e Punës ndihmon gratë që u kanë mbijetuar torturave

0

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila do t’u mundësojë 20 grave trajnim në fushën e rrobaqepësisë, e që më pas kjo do t’u mundësojë të punësohen në kompaninë “Kosova Tex” dhe në disa kompani tjera, që merren me prodhimin e tekstilit./21Media

Reagon Beogradi ndaj deklaratës së ministres Tahiri

0

Kabineti i kryeministrit serb Aleksandër Vuciq ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Edita Tahiri, duke thënë se në asnjërën prej katër marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar gjatë kësaj jave me Prishtinën në Bruksel, nuk shkruan “Republika e Kosovës, raportojnë mediat serbe. Reagimi vjen pas deklaratës së djeshme të ministres së Kosovës për Dialog me Serbinë, Edita Tahirit, e cila tha se në marrëveshjen për energjetikë pohohet “Republika e Kosovës” dhe që zyrtarët serbë në këtë mënyrë e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës./21Media

Fillon punën grupi që adreson ankesat e investitorëve të huaj

0

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj sot ka kryesuar takimin e grupit punues për çështje legjislative dhe për adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit, Zëvendësministri Çelaj theksoi se Ministria e Drejtësisë është e gatshme të kontribuojë në funksionimin e këtij grupi, për të përmirësuar kushtet për bizneset dhe investitorët e huaj.

“Ministria e Drejtësisë po bën përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e të bërit biznes dhe mbrojtjes së investitorëve përmes politikave që parandalojnë çfarëdo keqpërdorimi që mund t’i dëmtojnë investimet dhe që shkojnë në favor të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Çelaj.

Zëvendësministri Çelaj, ka theksuar se Ministria e Drejtësisë tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm gjatë këtij viti për ta përmirësuar ambientin e të bërit biznes.

Sipas një komunikatë të Minisitrisë së Drejtsisë, në kuadër të plotësim ndryshimeve të katër ligjeve të gjyqësorit është themeluar edhe një Divizion i veçantë në kuadër të Degës për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ky divizion do të shtjellojë me efikasitet të shtuar lëndët që prekin investitorët e huaj. Zëvendësministri Çelaj tha se ky veprim ngritë sigurinë e kapitalit të investuar në Kosovë, që është edhe parakusht për zhvillim të biznesit dhe ngritje ekonomike të vendit

Vritet në Siri një komandant me kombësi iraniane

0

Në Lazikije të Sirisë është vrarë një komandant me kombësi iraniane.
Sipas një lajmi të Agjencisë zyrtare iraniane thuhet se një nga komandantët e paramilitarëve të Ushtrisë së Mercenarëve të Revolucionit iranian (Besic) në Shush, Ali Rıza Imani ka thënë se komandanti i Brigadës Imam Hysejn në Lazkije, Ahmet Hejjari është vrarë.

Imani ka deklaruar se komandanti Hajjari është dërguar pak ditë më parë nga Irani në Siri për të luftuar dhe ditën e djeshme është vrarë gjatë luftimeve në Lazkije.

Ndërkohë që lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e pestë, numri i ushtarëve të ushtrisë iraniane të vrarë të cilët kanë luftuar përkrah ushtrisë së regjimit të Asadit arrin në 200 persona.

Krasniqi:Kosova të ketë më shumë lehtësira për eksport në Turqi

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, me ftesë të Ministrit të Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci po merr pjesë në edicionin e 84-të të Panairit Ndërkombëtar të Izmirit. Në hapje të panairit po marrin pjesë edhe ministra e zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme të botës.

Në takimin e përbashkët mes ministrave pjesëmarrës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga shtete të ndryshme të botës, ministri Krasniqi takoi ministrin e Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci. Ai e njoftoi atë me gjendjen e ekonomisë në vend dhe për përpjekjet e shumanshme që po bëhen për rritjen e vazhdueshme të saj.

“Volumi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Turqisë nuk është në nivelin e potencialit që ka dhe për të arritur këtë duhet që të dy qeveritë të mbështesin bizneset e dy vendeve tona, duke përfshirë lehtësimet afariste për to”, tha ministri Krasniqi.

Ndërkaq, ministri Zeybekci duke iu referuar ratifikimit nga Parlamenti i Turqisë se Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Kosovën, tha se për të dy vendet po nis një kapitull i ri.

“Ne besojmë se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë, do të fillojë një kapitull i ri i raporteve ekonomi ke ndërmjet dy vendeve tona dhe ne i mbështesim ndërmarrësit tonë që të shohin mundësitë e afarizmit me Kosovën, duke përfshirë edhe fushën e bujqësisë”, tha ai.

Gjatë ditës se sotme, ministri Krasniqi ka takuar përfaqësues të lartë të bizneseve në Izmir, ndër ta kryetarin e Odes Ekonomike të Izmirit, Ekrem Demirtas,si dhe kryetaren e Burses Tregtare të Izmirit, Isinsu Kestelli.

Në takim me ministrin e Odës Ekonomike të Izmirit, ministri Krasniqi prezantoi të arriturat e Kosovës në ekonomi, dhe me theks të veçantë tek bujqësia. Krasniqi tha se qeveria e ka në prioritet bujqësinë në këtë mandat, si sektor me ndikim të madh në zhvillim ekonomik dhe punësim. Ai tha se politikat e qeverisë janë hartuar dhe po hartohen në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe fermerëve në Kosovë. Ministri Krasniqi e njoftoi kryetarin Demirtas me prodhimtarinë vendore dhe mundësitë për eksport.

Kryetari i Odës Ekonomike t ë Izmirit, Ekrem Demirtas,theksoi po ashtu nevojën që prodhuesit bujqësor në Kosovë por edhe biznese të tjera të rrisin eksportin në Turqi. Demirtas tha se janë shumë të interesuar që të bashkëpunojnë me afaristët nga Kosova dhe të shohin mundësitë për projekte konkrete, në veçanti në krijimin e një komunikimi të rregullt mes afaristëve nga të dyja vendet.

Edhe në takim me kryetaren e Burses Tregtare të Izmirit,ministri Krasniqi theksoi nevojën që për Kosovën të ketë më shumë mundësi eksporti në Turqi. Ai e njoftoi zonjën Kestelli për ekonominë në Kosovë, për sfidat dhe përpjekjet për zhvillimin e saj, në një orientim të veçantë edhe në bujqësi.

“Në këtë takim u diskutua për ide konkrete ku mund të bashkëpunojnë afaristet nga Kosova e Turqia, me theks të veçantë që prodhimi nga Kosova të jetë edhe më shumë i njohur dhe prezent në Turqi. Kryetarja Kestelli shprehi gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të mbështesë komunitetin e biznesit në Kosovë dhe të diskutohet për hapa konkret bashkëpunimi ne të ardhmen e afërt.Të dy delegacionet u pajtuan që të ketë komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që të shihen mundësitë për projekte konkrete dhe moderne të bashkëpunimit:, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri Krasniqi sonte do të jetë i ftuar në hapjen solemne të panairit, ndërkaq nesër do të ketë takime edhe me zyrtarë tjerë të qytetit të Izmirit si dhe përfaqësues tjerë të biznesit, me qëllim të hapjes së mundësive për bashkëpunim mes tyre dhe prodhuesve nga Kosova.

Ndodh edhe kjo: Prishtina me diell dhe drita!(Foto)

0

Simbolikë apo gabim teknik, pak ka rëndësi se cila është e vërteta e shtyllave elektrike që në sheshin kryesor të Prishtinës ndriçojnë edhe ditën.

Rita Ora "topless" për publikun

0

Rita Ora është ngjitur mbrëmjen e së mërkurës në skenën e “El Rey” në Los Angeles me atë që është përcaktuar si veshja e saj më ekstravagante. 24-vjeçarja ka veshur një bluzë tërësisht transparente ngjyrë lejla dhe e ka mbuluar gjoksin vetëm me dy yje të shndritshme.

Këngëtarja me origjinë kosovare ka veshur edhe një minifund super të shkurtër ngyrë argjendi, të hapur në të dy anët, ku shiheshin qartësisht të brendshmet e saj prej lëkure.

Rita nuk ka mundur të jetë e pranishme në prezantimin e “X-Factor” në Londër për shkak të këtij koncerti, por ajo është siguruar që të mbetet në kujtesën e fansave gjithsesi.

VV: Vazhdon dhuna policore

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se kanë ndërhyrë brutalisht ndaj qytetarëve dhe aktivistëve në Gjakovë, të cilët spontanisht po protestonin kundër vizitës së Ministrit nga Lista “Srpska” për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Ndërkohë, para gjysmë ore, në Istog policia arrestoi edhe një aktivist të Vetëvendosjes, Denis Ibërdemajn, për shkak të shkrimit të parullave kundër “Zajednicës”.

“Çdo përpjekje për ta kundërshtuar projektin e Serbisë në Kosovë, po shtypet me dhunë nga policia e Isa Mustafës. Por, rezistenca veç sa po rritet. Zajednica nuk kalon!”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.