Në cilat vende "në rend të parë" ështe familja

0

Medalja e arit i shkon Austrisë, argjendi Finlandës dhe bronzi Suedisë. Janë vendet më të mira për një familje, sipas renditjes së Inter Nations, e cila ka shqyrtuar gjykimet e prindërve për cilësinë, kostot dhe disponueshmërinë e shërbimeve për fëmijët dhe shkollën.

Cilësia është në kulm në Austri, ku shteti social i mundëson mamave dhe baballarëve një pushim familjar si dhe nga 100 deri në 200 euro mujore mbështetje për çdo fëmijë.

Finlanda fiton në frotnin e shkollimit, që është “shumë i mirë” sipas 66% të të intervistuarve (mesatarja sillet rreth 21%), ndërsa Suedia ëhstë më e mira për koston e shërbimeve për fëmijët, ndërsa ka humbur disi kuota në cilësinë e shkollimit.

Me vendin e katërt të renditjes dalim nga Europa dhe shkojmë në Izrael . E pesta është Zelanda e Re, i gjashti Singapori, e shtata Gjermania. E mbyllinn dhjetëshen Franca, Australia dhe Luksemburgu.

Austria është në krye edhe në frontim e shëndetit dhe të sigurisë (98% të të intervistuarve kanë shprehur gjykim pozitiv), të mirëqenies së përgjithshme të fëmijëve (100%), të veprimtarive dëfryese për ta (95%) dhe të jetës familjare (96%)/Mapo.

Në vendin e 11-të është Danimarka, e ndjekur nga Spanja dhe Polonia. 20-shen e mbyllin Filipinet, Meksika, Kanadaja, Norvegjia, Afrika e Jugut, Bahreini dhe Kosta Rika.

Ndërkohë që Shqipëria nuk figuron gjëkundi në këtë renditje…

Konflikt mes ushtrisë indiane dhe pakistaneze në kufi, 9 të vrarë

0

Në konfliktin e armatosur mes ushtrive pakistaneze dhe indiane në zonën kufitare të Kashmirit u vranë 9 persona, mes civilëve, dhe janë plagosur shumë persona të tjerë.

Zyrtari lokal indian, Simrandip Singh ka thënë të parët zjarr hapën ushtarët pakistanezë dhe se ushtarët indianë iu kundërpërgjigjën me zjarr.
Autoritetet në Pakistan pretendojnë se gjashtë civilë janë vrarë dhe 46 janë plagosur. Ndërkohë Forca e Sigurisë Kufitare të Indisë shprehen se tre civilë u vranë dhe më shumë se 16 të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes palëve.

Tensionet midis dy vendeve janë përshkallëzuar pas anulimit të takimit të këshilltarëve të dy vendeve për sigurinë kombëtare.

India dhe Pakistani në vitin 1948, 1965 dhe 1971 luftuan pikërisht për shkak të Kashmirit i cili është i banuar kryesisht me muslimanë.

Krushjanët kërkojnë më shumë përkrahje

0

Banorët e Krushës së Madhe kanë mbajtur sot për herë të dytë “Festivalin e Specit”. Duke treguar për mundin dhe punën që bëjnë ata, kryetari i fshatit Selami Hoti, e ka quajtur Krushën, vatër të punës dhe sakrificës.

Vetëm në Krushë, speci kultivohet në një sipërfaqe mbi 300 hektar ndërkaq në tërë komunën e Rahovecit speci kultivohet në mbi 950 hektar.

Por, këtyre bujqve sipas Selami Hotit, që njëherit është edhe koordinator i festivalit nuk po u shpaguhet djersa sa duhet.

Hoti, theksoi nevojën që të investohet sa më shumë në teknologji, ashtu që kultivuesit e specit dhe perimeve tjera të jenë konkurrent të barabartë, të hiqet akciza e naftës, por edhe të ndërrohet mentaliteti i fermerit përmes këshillave.

I pari i Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili ishte sot pjesëmarrës në këtë festival u tha të pranishmëve se festivali në fjalë do të rritet në vitet e ardhshme. E përveç kësaj ai premtoi edhe rritje në donacione.

“Prania e ministrit të Financave në këtë takim do të thotë se qeveria ka ndër prioritetet kryesore sektorin e bujqësisë, donacionet për bujqësi janë të dyfishuar, ndërkaq për vitin e ardhshëm do të rriten edhe më shumë. Unë si kryetar i komunës së Rahovecit, do të bëjë çmos që për fermerët e komunës tonë donacionet të rriten sepse për këtë ka nevojë”, ka thënë Vehapi.

"Kur bashkohen shqiptarët"(Foto)

0
Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka takuar nga afër bashkombasen e tij, këngëtaren Rita Ora.

Mesa duket Jim është një fans i Rita Orës pasi ai shkoi ta ndiqte atë live në koncertin El Rey Theatre në Los Angelos të SHBA, këtë të mërkurë më 26 gusht.

Pas koncertit aktori shfrytëzoi rastin për të bërë një foto me Rita Orën dhe motrën e saj duke e shpërndarë në Facebook me shkrimin: “Dje me të dashurën tone Rita Ora në LA! Shqiptarët e bëjnë më së miri : )”

11935182-10155931053665335-672439231-n 45

Hajnat i hakmerren zyrtarëve pyjorë, i rrahin dhe ua thyejnë veturën

0

Dy inxhinier dhe një teknik të Agjencionit Pyjor të Kosovës në regjionin e Mitrovicës ishin nisur në terren për të mbikëqyrë punëtorët e tyre në vendin e quajtur “Duboqak”, hapësirë kjo prej 6.800 hektarë, e cila është në mbrojtje të shtetit. Por, rrugës për atje dy inxhinierët dhe tekniku ishin sulmuar.

Një grup prej tre personave me maska dhe të armatosur ua kishin zënë rrugën, duke i rrahur dhe duke ia thyer veturën.

Inxhinieri Bedri Behluli, thotë që sulmuesit u kanë dalë para veturës dhe kanë nisur të sulmojnë menjëherë.

Ai rrëfen për momentet kur para tyre kanë dalë personat që në dorë mbanin një kallashnikov dhe dy stupca.

“Rasti ka ndodhur në orar të punës rreth orës 11:15 sot. Na kemi qenë duke shkuar në terren dhe kemi dalë me i vizitu punëtorët që janë në Duboqak. Në hyrje të asaj njësie kanë dalë tre persona njëri me kallash dhe dy me stupca. Kanë qenë të maskuar. Na kanë sulmuar menjëherë pa fol asnjë gjë. E kanë thyer edhe veturën me të cilën udhëtonim”, rrëfehet Behluli.

Zyrtarët e dinë se kush janë sulmuesit dhe deri më tani ata i kanë paraqitur në Polici. Përderisa vetë kan ë kërkuar edhe ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre, sipas Behlulit është e mirë dhe qysh nesër do të vazhdojnë punën në terren.

Por rasti qysh edhe e shpjegojnë këta zyrtarë ka origjinën qysh para një muaji. Personave që kanë sulmuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve, u është konfiskuar një masë drunore dhe një traktor.

Këtë e konfirmon  kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve AhmetZejnullahu.

“Para një muajiështë bërë një konfiskim i masës drunore edhe i automjetit (traktor) qëështë përdorur për bartjen e drurëve, i cili për momentin është konfiskuar deri në procedurë gjyqësore dhe gjendet në stacionin policor në Skenderaj. Ai që i ka sulmuar është identifikuar si personi i njëjti që i është konfiskuar traktori edhe masa drunore”, ka thënë Zejnullahu.

Në vendin ku janë sulmuar zyrtarët e këtij Agjencioni, ‘Duboqak’ janë duke punuar rreth 100 punëtorë. Ky vend i cili përdoret për gjueti janë duke u zhvilluar aktivitete në përmirësimin e strukturave të pyjeve.

‘Duboqak’, shtrihet në territorin e komunave Skenderaj, Mitrovicë dhe Zubin Potok, dhe është një prej 4 vendeve të tilla në Kosovë të cilat janë shpall me interes të veçantë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Mustafa raporton për marrëveshjet e arritura në Bruksel (Video)

0

Kryeministri Isa Mustafa pas nënshkrimit të katër marrëveshjeve të arrituar në Bruksel ditë më parë thotë se iu dha fund çdo ndërhyrje të Serbisë për Kosovën. Marrëveshjen për Asociacionin thotë se është në pajtim me ligjet e Kosovës dhe ky asociacion sipas do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa, sipas tij, përmes marrëveshjes për energjinë Kosova përfiton miliona euro. Ai bëri public edhe kodin telefonik që mori vendi dhe ai është +383.

VIP-at në dasmën e Sinan Hoxhës(Foto)

0

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani mbrëmjen e djeshme kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti ka vendosur që ceremoninë e kurorëzimit ta festojnë në praninë e shumë të ftuarve.

Mes tyre ishin edhe shumë personazhe publike, duke vërtetuar edhe njëherë që Sinani është ndër miqt më të mirë në estradë.

Nora Istrefi, Leonora Jakupi, Soni Malaj, Rozana Radi, Zajmina, Genta, Ami dhe Ermal Mamaqi, ishin vetëm disa nga yjet që ishin zbukuar tej mase për të festuar së bashku në këtë ditë të veçantë për mikun e tyre.

11954669_641292245974208_7176636356284422376_n
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f30623439613663383737336538666362626338343165656661353933356463332e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f33336166393865643638373462383430663737626333623734396633613334622e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f37383761303561633961333361386637323564643036313866353539636137632e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f38313764306465326433333137363238333039326438643362613836313230642e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f38323430363232353235643437366239613233346235336230333335633837382e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f38623562353730303731623739336234363236633035313431653539623765382e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f38653665663333353034396662343238363733613162373562656636376634352e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f39333966386465303834663732643565353634323135393966313562633935302e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f39383830653764366439306634316563656639316361303234376230346234302e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f61343361663931626636386439366532376464663330633535623366643864652e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f61666261383363636534653436636532643633393433663363346532396162312e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f62343334656636373166373731633266666231353130646566343361366335652e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f65373637306537656462363538326330636230643864383235636437343761392e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f66323766663832376665663566386633653161336163353531343635393830642e6a7067
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f66376432666337653933653734636666623034643661643633323837646166632e6a7067

Përfundoi punimet seminari i XXXIV (Video)

0

Në Prishtinë, përfundoi punimet edicioni i XXXIV i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Vlerësohet se seminaristët në këtë edicion kanë sjell rezultate të rëndësishme për albanologjinë./21Media

Policia konfiskon mbi 4 kg substancë narkotike

0

​Policiae Kosovës, respektivishtnjësitet antidrogë, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion policor në Ferizaj, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet (K. H) dhe janë konfiskuar mbi 4 kg, respektivisht 4160.6 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka realizuar edhe bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit dhe si provë relevante janë konfiskuar edhe një automjet furgon si dhe pesë telefona mobil.

Policia në një komunikatë thotë se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent dhe për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Të hyrat tatimore në 2014 ishin 1,141 milionë euro

0

Grupit Punues Qeveritar për Strategjinë kombëtare për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare ka diskutuar për raportin vjetor 2014, strategjinë dhe planin e veprimit të rishikuar.

Sipas, zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, rezultatet e deritanishme të paraqitura në këtë raport janë inkurajuese për faktin se për herë të parë kemi një proces të kompletuar që fillon nga faza e inteligjencës e deri tek faza e zbatimit të ligjit.

Ai ka deklaruar se një përkushtim i shtuar dhe bashkëpunim i vazhdueshëm nga të gjithë akterët është mëse i nevojshëm dhe esencial për të pasur një implementim të suksesshëm të Strategjisë, e cila do të dërgonte sinjale pozitive tek investitorët ndërkombëtarë dhe donatorët, se Kosova është vend atraktiv dhe konkurrues për investime.

Për më tepër, nëpërmjet këtij raporti synohet ofrimi i informatave Qeverisë dhe kontribuuesve të tjerë në identifikimin e trendëve të reja të krimit dhe fenomeneve, si dhe praktikave të mira sa i përket parandalimit të ekonomisë joformale dhe krimit financiar.

Agjencitë përgjegjëse për grumbullimin e të hyrave tatimore, sipas një komunikatë të Ministrisë së Financave, kanë vazhduar me përforcimin e aktiviteteve të tyre duke hartuar plane të risqeve me qëllim të identifikimit të fushave ku kemi shmangie nga obligimet tatimore.

“Rezultatet e aktiviteteve në grumbullimin e të hyrave tatimore kanë qenë inkurajuese. Ka rritje që nga vitit 2008 kur të hyrat tatimore ishin vetëm 805 milionë euro,ndërsa në vitin 2014 arritën në 1,141 milionë euro.Deri në qershor 2015 këto të hyra shënuan rritje me rreth 7% në krahasim me periudhën 2014”, thuhet në komunikatë.